Kulturë
Poezi nga Atdhe Geci
E marte, 09.02.2021, 08:28 AM
AFRIA JONË ME PËRËNDITË-
poezi nga dorëshkrimet
Dëgjoni
si këndojnë Muzat e Jonit
s´harrohet
pellazgjia, kryeqyteti saj,
s´
harrohet Dodona as vendlindja e
Shqipërisë,
nuk harrohen përënditë!
Humbja
kujtesës është e pamundur
kujtesa
lirisë e ka peshën e drejtimit
peshën
e së kaluarës dhe së ardhmes
peshën
e kthimit të çamëve në atdhe.
Ky
det peshkërritës i atdheut tonë
dhe
kjo tokë bimërritëse e Çamërisë
ka
të zotin e saj që e njeh dhe e don
Muzë
e Jonit po e lajmëron kthimin
çamërit
dinë ta ruajë kujtesën e tyre
e
ardhmja s´është krejt e padukshme
populli
që kalon përvojave të rënda
fitoren
e ka të sigurtë; e thotë çami
Udhës
së Qumështit shkohet për tek
përënditë,
për te dhoma ku rri Zeusi
Shqiptarët
kemi afri me përëndinë
të
gjakut i kemi né Zeusin e Thotin,
e
ardhmja s´premton aq sa ne duami
por,
kah e ardhmja lëviz atdheu ynë
Zotat
pellazgë mburren me të diturit
gjeni
të mëdhenj ata i dhanë botës
sa
shumë të talentuar po jep arsimi
shqiptarët
jemi të afërt me përënditë
Ai
që merr guxim ta drejtoj Qerren
e
diellit, ai duhet t´i prijë Atdheut
udha
e tij kalon nëpër ca ngushtica
që
liria më të mos ketë të burgosur.
Atdhe Geci - Dortmund,
08.02. 2021
TESTAMENT I ZEUSIT
Zeusi
interesohet nga botë e përëndive
tokën
unë ua dhash të gjithë arbërorve
ua trashëgova
gjuhën dhe alfabetin
dhe
15 mijë vjet kulturë pellazgo ilire
Prandaj
habitem pse ikët nga Dodona
nga
kryeqendra e zotave tuaj të lashtë
dhe nga
faltoret tua të shenjta, pse u
larguat
nga gjithë ajo pasuri për jetën
vetdorëzimi
nga pushtuesi greko-aziat
u
ka bërë të fyer dhe tepër të poshtruar
Prej
gjakut pellazg i keni tëra të mirat
e
kam thënë, jam kundër fiseve popull
gjaku
im është gjak Dhemetre e i Ilirit
dhe
gjak i Iperishtës që nga Atlantida
Shpresuar
kam që keni mendje e duar
e
do dini ta ruani at´ që ua trashëguam
si
guxuat grekut t´ia leni ju pellazgjinë
e
të hiqni dorë nga Morea, Athina dhe
të
hiqni dorë nga Shqipëria e Platonit
Prej
gjakut të diellit është çdo pore e
arbërit,
o ti që i kërkon eshtrat e mi, a
i
ndjen tingujt e shkronjave
pellazge,
Dodona
pellazgjike është mitra Ipeve!...
2
----------------------------------------------
Shqiptar
zgjohu, lexoje hartën tënde
juve
që nderin ua mori
Greqia, dhe
në tokën
tuaj grekërit bëjnë
ligjin
ai
poshtërim i poshtëron edhe zotat
Zeus,
fati ynë është një libër i trashë
i
mbushur me romak, turq e
sllavë
i
përgjakur me perandorë e sulltanë
i
përgjakur nëpër luftërat me fqinjët
O
verbëri e Evropës ç´po bën me né
me popullin
më të lashtë
të tokës,
në
tokën shqiptare ti shpike Greqinë
për
vetëvrasjen tonë të ngadalshme
Zeus,
edhe në libra s´jemi aq
mirë
Identiteti
shqiptar i pellazgo ilirëve
as
në shkolla nuk trajtohet si duhet
zvogëluar
jemi më tepër se një herë
Ky
vend i lashtë dhe, me kaq histori
nuk
njeh origjinën pellazge, e as nuk
guxon ta
bëj publike: brenda ende
kemi
grekë, serbë, turq e hije të tyre,
në
Çamëri, tymon flakë e Shqipërisë.
3
-------------------------------------------------
Në Dodonë, Lemn,
Atikë dhe Athinë,
un´po
rrëmihi dheun e së kaluarës sime
dua
ta gjej arkën e testamentit të Zeusit
arkën e
librave të dijësve të lashtësisë
arkën
e librave të stëgjyshëve pellazgë
arkën
e dorëshkrimeve dhe regjistrave
duhet
të ketë një bibliotekë këtej rrotull
Ay
gjak pellazg i shkronjave të shqipes
qëllon
që vret nga dashuria e tij për liri!
Toka
ime, atdheu i stërgjyshërve të mi
në Dodonë
është mitra e
shqiptarëve
vendlindja e shqipes dhe fluturimi i saj!...
Atdhe Geci - Dortmund,
01. 02. 2021
TESTAMENT I POETIT -
poezi nga libri në dorëshkrim "Monumenti i fjalës", libër me 1500
poezi dhe 22 poema.
Në
luftërat midis shtypjes dhe
çlirimit
né
vet duhet të modelojmë të ardhmen
dhe
mësimin e jetës ta marrim nga jeta
të
ardhshmit do të kenë luftë me fqinjët
se
tek fqinjët e kemi gjysmën e atdheut.
Fara
arbërit po rritet nga rrënja dhe, nga
degë
të buta të shqipes moderne. Atdhe,
çliroje
shpirtin që të çelë së brendshmi
çliroje
shpirtin të dashurojmë për atdhé
dhe
jepi kahe lëvizjes sonë për bashkim
Poeti
është i
lindur nga përëndia, nga
muzat
që at´e shoqërojnë, nga vuajtjet e
kohës,
e nga idetë për të ardhmen e jetës.
Për
poetin lufta me terrin është luftë e
përjetëshme,
luftë që ia jep kuptimin
betejave,
duke u bërë pishë e maje mali.
Zonjë,
t´i po ia heq terrin kësaj nate, po
kjo
natë, natë mbetet dhe pas kësaj nate.
Kur
të tjerët përjetojnë çastet e qejfeve,
poeti
bën luftë të ashpër me demonët,
duke
ia heq pluhurin kujtesave të kohës.
Të
vegjël jemi dhe gjysmë të poshtëruar
se
gjysma atdheut poshtrohet nga fqinjët:
një
plis të tokës e kemi në Serbi, një plis
të
tokës e kemi në Greqi, Iliridë e Mal të zi
O
zot, shumë jemi poshtëruar e derdhur
nga
pushtimet që edhe tash nuk ndalojnë!...
Atdhe Geci - Dortmund,
2021