Mendime
Florim Zeqa: Viti i ri me probleme të vjetra!
E marte, 29.12.2020, 11:52 AM
Viti i ri me probleme të
vjetra!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
dalim nga viti 2019, i cili ishte vit i iluzioneve dhe thyerjeve të shpresave
për ndryshim, e 2020-ta do të mbahet mend gjatë, si viti i humbjes së shpresave
dhe fillimit të sfidave të mëdha politike, si vit i ndërrimit të pushtetit
përmes proceseve gjyqësore dhe i sfidave të rënda shëndetësore si pasojë
pandemisë globale Covid-19!
Viti
2020 e shënon rekordin e papërseritshëm, të rënjes së dy qeverive qeverive
brenda një viti dhe të zgjedhjes së dy qeverive nga e njëjta legjislaturë e
kuvendit! Rast ky i parë dhe i paprecedent në Republikën e Kosovës!
Sikurse
në rastin e rënjes së qeverisë së parë, ashtu edhe të rënjes së qeverisë së
dytë brenda vitit, u shkaktuan reagime pro e kontra, gëzime dhe dëshprime të
rivalëve politik.
Përderisa
Gjykata Kushtetuese e përligji rënjen e qeverisë së parë ('Qeverisë Kurti'), e
njëjta e shkaktoi edhe rënjen e qeverisë së dytë ('Qeverisë Hoti').
Pavarësisht
faktit, se a ishin vendime të (pa) drejta dhe (jo) profesionale, vendimet e
fundit të kushtetueses e kanë luhatur besimin e saj tek qytetarët.
Krahas
krizave politike, sikurse e mbarë bota, edhe Kosova u ballafaqua me virusin
artificial Covid-19. Si pasojë e politizimeve të thella shoqërore, ishte i
pashmangshëm edhe politizimi i këtij virusi misterioz.
Përderisa
gjatë qeverisjes së parë të vitit 2020, fillimi i virusit me vetëm 19 raste të
infektimit pa asnjë rast të vdekjes në nivel vendi u tentua të politizohet
skajshmërisht me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjatë qeverisjes së dytë
ndodhi e kundërta, edhe pse, me më shumë se 19 të vdekur brenda ditës, mbi 50
mijë të infektuar dhe mbi 1200 të vdekur në nivel vendi, askush nga politikanët
(pushtet dhe opozitë) nuk e permendi më shpalljen e gjendjes së
jashtëzakonshme. Pse!?
Sepse,
virusi articial u shndërrua në virus politik. Manipulimi me numrin e të
vdekurve nga sëmundjet e rënda kronike me vdekjet që shkaktoi virusi, bëri që
në mesin e popullatës të mbjellet frikë, stres dhe pasiguri, ku, vetëm pas një
kollitje apo dhimbje e lehtë koke, mendja të shkon tek virusi dhe pasojat e
tij!
Nga
ambiciet për poste të larta shtetërore, liderët partiakë i harruan qytetarët
dhe vuajtjet e tyre gjatë pandemisë.
Edhe
optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku
i dështimeve të mëdha të politikës dhe katandisjes së shtetit për shkak të
politikanëve të papërgjegjshëm!
Procesi
i ndërrimeve të pushteteve përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në vitin
paraprak, në vitin 2021 do të vazhdohet së paku me dy procese zgjedhore, njëri
për pushtetin qendor e tjetri për atë lokal.
Me
mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri
2021-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më
tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës,
ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfëria dhe
denigrimi social do t'i braktisin Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më
asnjëherë vendlindjet e tyre!
Mbështetja
nga mërgata e partive të dështuara politike dhe angazhimi parcial i mërgatës në
politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndryshimin, do t'u ndihmojë vetëm
politikanëve të korruptuar për ta shfrytëzuar si alibi për mbështetjen e
mërgatës e cila do të bëhet objekt kalkulimi i votave të partive të mëdha në
proceset e ardhshme zgjedhore.
Vëllezër
dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë,
përmes shkrimit të mësipërm po e perfundojë edhe këtë vit kalendarik, duke
ndarë me ju mendimet dhe opinionet, analizat dhe kolumnet politike.
Me
këtë rast ju falenderoj të gjithëve për kontributin e dhënë në mbështetjen dhe
kritikat e shëndosha në funksion të ndryshimeve pozitive për të mirën e shtetit
dhe qytetarëve.
Pasqyrimi
i realitetit është obligim qytetar i secilit prej nesh, e aq më tepër i një
analisti dhe gazetari në përmbushjen e misionit
fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.
Sikurse
deri më tani, edhe në vitin 2021 do të jemi së bashku në shërbim të vendit dhe qytetarëve, pa u dorëzuar asnjëherë
përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të
interesit.
Përfundimisht
kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse po e lëmë pas një nga vitet më
të mbrapshta dhe më të shëmtuara politike, për të vazhduar rrugëtimin tonë
drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë në Republikën e Kosovës.
Urime
viti i ri 2021, qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë
shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë, gëzuar!