Mendime
Sonila Meço: Ekonomia vërtitet mes Burkina Fasos, Gabonit, Gazës...!
E hene, 28.12.2020, 07:55 PM
Sonila Meço:
Ta
mbyllësh vitin në sarkazëm të plotë: t’i mbushësh mendjen vetes se je pjesë e
gjeopolitikës së madhe mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Europës, Turqisë, të
vendosësh si prioritet kufijtë me Greqinë kur ekonomia jote vërtitet mes
Burkina Fasos, Gabonit, Gazës...
Ca
shumë më poshtë Bosnie-Hercegovinës që mbahet me një marrëveshje të 1995-ës dhe
të renditesh në vendin e 130-ë në botë për ekonominë. Në rajon pas lëmë vetëm
Kosovën.
Tabela
e parë tregon Prodhimin e Brendshëm Bruto për 2020, ku renditemi në vend të
130, e dyta për vitin 2019, ku renditemi të 125-tët.
Po
natyrisht me të drejtë dikush do thotë, s’na the asgjë me tabelat e GDP-së, ku
i ke ato që tregojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto për person?
Patjetër,
e gjeni tak Tabela e tretë, sërish vetëm Kosovën lëmë pas në rajon....dhe
vërtitemi mes Irakut, Surinamit dhe Sri Lankës.
Të
dhënat janë zyrtare, të FMN-së. Gjenden në statisticstimes.com.
Sërish
mund të dalë akshi e të thotë se qe vit pandemik, pas tërmetit, se...se...,
dakord, dakord, sërish të parafundit në rajon ishim e mbetëm në 5 vjet e me
projeksionin 5 vjeçar nuk kemi shpresa të mëdha...sipas FMN-së e BB-së.
Tani
rikthehemi të bëjmë politikën:
1.Mirë
mo mirë, ja iku ky, po kush vjen?
2.
Të paktën shija estetike e vendit ka ndryshuar e asnjë lider nuk krahasohet me
produktin estetiko-artistik, që krijoi i fundit.
3.
Çështjen e kufirit me Greqinë e zgjidhin Gjykatat Ndërkombëtare, nuk kanë
lidhje zonat e lira ekonomike me diskutimet nacional-folklorike.
4.
Minishengeni është gjetja e përsosur për të paqtuar e zhvilluar ekonominë tonë,
në konkurencë të fortë me këto vendet e dala nga lufta.
5.
Kryesimi i OSBE-së mori shumë komplimenta nga vendet anëtare. Ndërhyrjet për
Llukashenkon e Nagorni Karabakun qenë plot energji, stil e produkt.
6.
Se mos e ndritën ata më parë me 21 janar, me korrupsion e Lazarat.
7.
Vijnë 100 vaksinat e para...imagjino të ishim ende me Stadiumin e vjetër!
Gëzuar!
https://www.facebook.com/sonilamecoA