Mendime
Dedë Preqi: Durimit i vjen fundi
E marte, 29.12.2020, 11:41 AM
DURIMIT I VIE FUNDI, POR SHPRESA ËSHTË E PA FUNDME DO TË THOSHTE POPULLI
Nga
Dedë Preqi
Sa
herë kemi të bëjmë me pushtetin dhe qeverisjet e pas luftës në Kosovë, asnjë
qeveri e këtij vendi nuk i shkoi deri në fund mandatit të vet, sikur këtyre
pushtetarëve ky lloj i veprimit nuk u heq në kantar fare dhe nuk u bënë
përshtypje, se zgjedhjet e parakohshme dhe të shpeshta e kanë koston e vet të
dyfishtë.
Kosova
gjindet buzë një krize dhe sfide politike, e cila deshti apo nuk deshti, duhet
të tregoj aftësitë e veta politike dhe strategjike, që të veprojë dhe të gjejë
çelësin e vet të qeverisjes në këtë vend, me përpjekjen e zbulimit të njeriut
fisnik dhe të veprës së tij atdhetare, që ti japë vendit të vet formën e
shtetit demokratik ashtu sikur e meriton.
Populli
është vetë fuqia dhe energjia e një SHTETI, që përqohet përmes përfaqësuesve të
vet politik, të cilët përmes votës së lirë populli i vendos në Kuvendin e vet
si deputet, apo si shtylla të shpërndarjes së energjisë politike, detyra e të
cilëve është për të organizuar pushtetin dhe përmbushjen e nevojave qytetare në
mirëqenjën e tij.
Të
gjitha pushtetet e formuara deri më tani në demokracinë e Kosovës, përveq të
presidentit historik Ibrahim Rugova, e muarën nga një faqe të zezë në
qeverisjen e vet, që asnjëri nuk arriti të përfundoj kohen e caktuar, që në
pamje të parë u privuan vet nga përgjegjësitë e veta që u takonin, duke u
zhveshur nga origjinaliteti me një pushtet që u shkon përdore për të plotësuar
vetëm interesat e veta klanore e partiake.
Për
këtë arsye nuk është vonë, që Kosova, të mos mbetët edhe më tej peng i njerëzve
të tillë, por nga rrethanat e krijuara me rastin e zgjedhjeve të reja, ekziston
një vullnet i mirë me energji vepruese nga rinia intelektuale e këtij vendi,
për të dhënë potencialin e duhur dhe të fuqishëm në krijimin dhe forcimin e
shtetit demokratik përmes një pushteti të zgjedhur nga vetë vota e popullit,
për ta marrë timonin e kësaj shoqërie me duar të pastërta e të sigurta.
LDK,
dhe LVV, në kohën e fundit e kishin shansin të harmonizojnë planin e tyre
politik dhe strategjik për të udhëheqë shtetin e Kosovës, si dy parti me
shumicë parlamentare, që njëra vjen nga presidenti historik Ibrahim Rugova,
ndërsa tjetra vjen nga një udhëheqës i demostratave dhe i burgjeve të
mundimshme të okupatorit serb, z. A.Kurti, por ndodhi ajo që dikush e ka pritë
ndodhjen e një plasaritje të tillë…
Sëcili
do të thoshte, ndoshta askush nuk do të vepronte aq realisht në asnjë pushtet
në vendet e botës, por sëcili që do të vie nesër në pushtet për të qeverisur me
dinjitet, duhet të merr parasysh rrolin e pushtetit dhe udhëheqjen e tij në
mënyrë serioze, pa anashkaluar interesat e popullit dhe shtetit, duke mos
abuzuar dhe me votën që ia ka besuar populli.
Popullit
shqiptarë i Kosovës, sytë i kanë në drejtim të atyre që këtë vend do e shpiejnë
përpara, duke pasë parasysh përvojat e hidhura të pushtetëve të mëhershme,
tipari i pushtetit duhet të merr formën e zotërimit të vet fuqishëm, jo për të
krijuar ndjenjën e etjes për pushtet, por për të krijuar formën pozitive dhe
ndjenjën që prodhon zotërimin e një pushteti të mirëfilltë, pa korrupsion dhe
krim të organizuar, dhe i cili pushtet nuk e kthenë kokën mbrapa, apo
shndërrohet në pushtet frikacak, për shkak të akuzave dhe paragjykimeve, duke e
ruajtë dhe mbrojtë rojet e sigurimit në çdo hap në mesin e popullit të vet.
Prandaj,
kjo dukuri nuk duhet të shtjellohet me magji, por me energji krijuese dhe
bindje përmes shtetit ligjor dhe ushtrimin e një legjislacioni e pushteti të
mirëfilltë, që në një kuptim më të thellë do të thotë, përmes një pushteti të
qëndrueshëm, që e kupton më mirë thelbin e shtetit dhe rrethanat e tij, por
edhe fatin e këtij populli të nëpërkëmbur në vazhdimësi.
Deri
kur ky popull të nëpërkëmbët me abuzime të njëpasnjëshme, në fakt duke ia
imponuar edhe kuptimin e jetës dhe gjallërisë së tij, i cili në realitet nuk
duhet ti humbas shpresat e veta, por duhet të orientohet se ku duhet ti
mbështesë ato shpresa, tani më sikur janë të thyera e të zhgënjyera disa herë
nga mashtruesit dhe manipuluesit me pushtetin, duke e keqpërdorë për interesa
të veta dhe duke e konsideruar pushtetin sikur pronë të vetën.
Ky
popull e ka durimin e vet të fortë dhe elastik, bile shumë të qëndrueshëm,
ndoshta si asnjë popull tjetër, ku përveq tjerash përballët akoma edhe sot me
pasojat e luftës së fundit që ka shkakëtuar fashizmi serb, me çrast janë edhe
dhjetëra varreza masive të pa zbuluara në Serbi, që konsiderohen me kufoma të
shqiptarëve të rrëmbyer nga trojet e veta gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe
Serbia heziton ti kthejë ato në vendin e vet, duke bërë çmos për ti humbur
gjurmët e krimit.
Gjurmët
e një drame psikike vazhdojnë edhe pas ca vjetëve dhe në mos qofshin aq
intensive sa të përfundojnë në një çmendi, kur ato janë prezente edhe në ditët
e sotme nga i njëjti burim i fashizmit serb, si gjurma të tulitura që dominojnë
akoma në mentalitetin e udhëheqjes serbe, në krye me Aleksandër Vuçiqin, i cili
në vend që të këndellet e të kërkoj falje dhe keqardhje për krimet e
shkakëtuara gjatë luftës, vepron në të kundërtën, provokon dhe nxitë trazira të
reja edhe sot në mes këtyre dy popujve.
Prandaj,
ky popull (shqiptarë) e ka durimin e thellë, edhe pse është i ngarkuar e i
stërngarkuar mbi supët e veta, shpresat i ka të pafundme dhe të qëndrueshme, i
beson fuqisë rinore e intelektuale dhe të ardhmës së tyre për ditë më të mira,
sikur edhe këtij durimi i vie fundi, shpresa e këtij populli është e pa
vdekshme.