Mendime
Zenel Çeliku: Opozita shumë e vonuar dhe e pa organizuar, pse?
E marte, 29.12.2020, 11:27 AM
Opozita shumë e vonuar dhe e pa organizuar, pse???
Nga
Zenel Çeliku
Zgjedhjet
e 25 Prillit 2021 priten të bëhen në një klimë shumë të nxehtë, me problem e
debate të forta sepse sipas PD-ës, Kodi Zgjedhor ka bërë ndryshime të njëanshme
të cilat kundërshothen fort. Por edhe pse ky Kod Zgjedhor tashmë është fakt,
partitë politike të opozitës së bashkuar duhet të vendosen në formacione
elektorale ashtu siç po bën PS-ja, duke u mirë organizuar. Tashmë e gjithë
vëmëndja është përqëndruar tek PD-ja e cila është forca politike opozitare më e
madhe që pretendon të vij në pushtet mbas 25 Prillit 2021. PD-ja ka më shumë se
një vit që ka bërë marëveshje bilateral me partitë politike–PAA, PDIU, PBDNJ,
LZHK, PR, PDK dhe mbi këto parti, PD-ja është në kualicion strategjik opozitar
edhe me LSI. Por, pse deri më tani PD-ja nuk po lançon marëveshje përfundimtare
me gjithë këto partive politike opozitare ???
Eshtë
për t’u çuditur përse e gjithë kjo vonesë nga PD-ja, pse kaq shumë
indiferentizëm, përse ky pasivitet, aq sa partitë që përbëjnë opozitën e
bashkuar, pak a shumë po humbin durimin, pse jo, ka zera se prej tyre ka
mundësi të ndryshojnë kahjen e tyre për në zgjedhjet e ardhshme. Çfar pret
PD-ja, që partitë që përbëjnë opozitën e bashkuar prej më shumë se një vit të
largohen prej saj???
Nëse
PS-ja tashmë e ka filluar fushatën elektorale të saj duke bërë takime
elektorale sipas detyrave të ngarkuara nga lideri i tyre, ndërsa prahu opozitar
mjaftohet vetëm me disa lëvizje sporadike të Bashës, lëvizje të cilat
vlerësohen si të lehta në kuptimin elektoral. Tashmë është momenti, sot o kurrë
për një organizim total të forcave politike që përbëjnë opozitën e bashkuar.
Nëse ky organizim dhe bashkim do të vonohet edhe më tej, atherë do të jetë
shumë vonë dhe opozita nuk është aspak çudi që të penalizohet në zgjedhjet e 25
Prillit 2021, duke e konfirmuar vehten e saj sërish në opozitë edhe një mandate
tjetër. Nëse kjo ndodh, e kujt do të jetë përgjegjësia politike? Ditët kalojnë
me shpejtësi, ndaj PD-ja pa humbur kohë duhet të konfirmoje përfundimisht
kushtet e bashkëpunimit më paritë që I kanë qëndruar besnike deri më tani, por
që realisht janë shumë të rëndësishme për vetë PD. Pa humbur kohë, PD-ja duhet
të deklaroi grupet elektorale dhe individët që do të kandidojnë për deputet dhe
ç’ka është shumë e rëndësishme, PD-ja duhet të qartësoi nëse do të shkoi në
zgjedhjet e pritshme me një listë apo me dy lista. Vetëm kështu mundet të
karikohen nfigurat politike për të qënë shumë aktiv dhe me energji pozitive për
një fushatë parazgjedhore produktive. PD-ja duhet të kuptoi, ditët rrjedhin si
lumi dhe në fund çfar të pret?
Zenel
Çeliku
TIR-FAX
News Agency