Kerko: a
Florim Zeqa: Për një ndryshim substancial e jo artificial!
E hene, 21.12.2020, 04:33 PM
Për një ndryshim substancial e jo artificial!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ndryshimi
i pritur një kohë të gjatë në Kosovë, duhet të vjen jo si rezultat i trazirave
dhe përmbysjeve si shkak i akumulimit të pakënaqësive të shumta sociale
("shpërthimi i bombës sociale"), por duhet të ndodhë si rezultat i
ngritjes së vetëdijës qytetare, emancipimit politik dhe kulturor, në mënyrë të
qetë dhe të civilizuar, përmes votës së lirë dhe demokratike.
Ndryshimi duhet të jetë
real dhe substancial
Ndryshimi
i natyrshëm duhet të ndodhë nga poshtë-lartë dhe anasjelltas, me kalimin nga
filozofia e pasurimit nga shteti në filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.
Ndryshimi
duhet të jetë substancial dhe real, për t'i kthyer dinjitetin dhe shpresën e
humbur qytetarëve të këtij vendi.
Kosova
ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe përmbajtësorë, ku qytetari e ndëshkon
pushtetin kur e keqëpërdor shtetin, ndërsa shteti e ndëshkon qytetarin kur e
shkelë ligjin.
Me
këtë formë të ndryshimit, do të kthehej besimi i qytetarëve në institucionet
shtetërore dhe do të ndalet trendi i ikjes së popullatës nga Kosova, i migrimit
dhe shpërnguljes së të rinjëve drejt vendeve evro-perëndimore.
Nuk
e mendoi dhe as që besoi që ndryshimi vjen me njerëz që thirren në parime, por
në fund, për interesa personale i shkelin të njëjtat parime dhe përfundojnë në
një formacion tjetër politik.
Nuk
është punë aq e thjeshtë kur disa politikan thirren në emrin e popullit, pa e
pasur mbrapa as çerekun e popullit! Gjëja më e vështirë e një politikani të
sinqertë dhe të përgjegjshëm është mbajtja e premtimit dhe mbrojtja e parimeve
duke u thirrur në emrin e popullit.
Nuk
kemi nevojë për sundimtar të rinje, por për qeveritar të mirë dhe të
përgjegjshëm, që interesin e qytetarit e vëjnë në plan të parë, që ruajnë dhe
zhvillojnë marrëdhënjet me SHBA-të, aleatin numër 1 të shqiptarëve dhe shtetit
të Kosovës në veçanti.
Kosovës i duhet një
fiilim i ri politik, me figura të reja dhe të padjallëzuara politike
I
kaluam dy dekada në shtetin e lirë dhe 13 vite në shtetin e pavarur duke pritur
dhe duke iu besuar premtimeve të politikanëve mashtrues, duke na premtuar
zhvillim ekonomik dhe hapje të shumë vendeve të punës, shëndetësi dhe arsim
cilësorë, barazi ligjore e çka jo tjetër...
Në
fakt të gjitha këto ndodhen për një pjesë të popullatës, jeta e lumtur dhe
mirëqenja erdhen vetëm për familjet e politikanëve dhe oligarkëve ekonomik, por
jo edhe për qytetarët e rëndomtë.
Fëmijët
dhe familjet e politikanëve të profilit të lartë ushqehen me lugë të artë,
ndërsa shumica e qytetarëve të Kosovës përballen me ekzistecën, me sigurimin e
kafshatës së gojës dhe gjërave elementare për jetë.
Përderisa
fëmijët dhe familjarët e politikanëve të profilit të lartë punësohen në
intsitucionet e larta shtetërore dhe publike, bëjnë edhe jetë luksoze në
shtetin e varfër, qytetarët që nuk janë të lidhur me politikën trajtohen si
skllëvër në sektorin privat.
Qytetarët duan prova
konkrete për ç'kapjen e shtetit e jo fjalë
Në
mesin e atyre që përmes nepotizmit dhe formave tjera korruptive i kanë punësuar
të gjithë familjarët e tyre nëpër institucione shtetërore dhe publike, janë
edhe ata që sot thotë çirren e thirren në ç'kapjen e shtetit dhe reformimin e
partive politike.
Qytetarët
e vendit e kanë të vështirë t'i përgjigjen me besueshmëri këtij kontrasti
social apo siq i thonë ndryshe në gjuhën e hollë politike "konflikt
interesi".
Politikanët
"reformatorë që po pretendojnë ta grabisin besimin e qytetarëve nën
mashtrim për ç'kapje të shtetit dhe barazi qytetare, nëse njëmend e kanë për
ndryshimin e çasjes qeverisëse, atëherë, së pari duhet të na bindin me
tërheqjen e familjarëve të tyre nga institucionet shtetërore, nga përfaqësitë
diplomatike (ambasadat dhe konsullatat), nga postet që mbajnë në institucionet
publike (KEK, PTK, RTK,...etj), e tek pastaj të na flasin për moral njerëzorë
dhe pastërti politike.
Ka
kaluar koha e mashtrimeve, po vjen koha e ndryshimeve! Nuk kemi kohë për
eksperimentime të reja me figura të vjetra politike.
Verdikti
i popullit nuk e përcakton nivelin intelektual të një politikani dhe as
veprimet e tij politike, por në të kundërtën, hipnozat e politikanëve e
dëmtojnë rëndë vetëdijen e popullit, i cili është forca e ndryshimit dhe
zhvillimit të çdo vendi!
Përfundimisht
ka ardhur koha që populli ynë të zgjohet nga agonia e thellë e pritjes, për t'u
liruar një herë e mirë nga hipnozat e politikanëve mashtrues!
Momentumi
kohor në të cilin ndodhemi na obligon të gjithëve që ta shfrytëzojmë kohën, si
dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot, që të investojmë sa
më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit
të Kosovës në veçanti.
Pra,
koha është gjëja më e çmuar, prandaj si të tillë duhet ta shfrytëzojmë
maksimalisht për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, në funksion të
ndryshimeve pozitive, prosperitetit
shoqëror dhe mirëqenjes qytetare.
"Koha
sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë" (F.A.).