Kulturë
Fritz Radovani: Adem Zaplluzha - Për Homerin e përjetësisë
E shtune, 14.11.2020, 10:22 AM
Nga
Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas pak ditësh:
POETIN
ADEM ZAPLLUZHA
(1943
– 2020)
POEMË
PËR
HOMERIN E PËRJETËSISË
1.
O
At i madh
O
Gjergj
Kush
e di se sa herë të vranë
Por
ju edhe i vrarë
Jetoni
te yjet
O
ylli i Shqiptarisë
Jetoni
Duke
bartur në dorë
Zjarrin
e Olimpit
Flakadanin
madhështor
I
cili kurrë nuk shuhet
Të
ishit gjallë
Do
i shkruanit sa këngë Homerike
Për
Vraninën e Kosovës
Gjakun
e derdhur
Për
ato zjarre që i dogjën flakë
Shpirtrat
e Etërve
2.
O
Gjergji
Me
penë misterioze
E
shpatë në dorë
E
cila preu
Më
shumë se vdekja
Më
shumë se çdo ushtri barbare
Dhe
triumfove
Nëpër
bejlegjet me kriminelët
Këndove
Aq
bukur këndove për Atdheun
Sa
që i tmerrove ardhacakët
3.
O
At në qiell e në tokë
Mbi
varrin Tënd
Po
mbijnë ullinjtë e Shqipërisë
Po
mbijnë me disa lloje rrënjësh
Më
besoni
Nuk
krakëllijnë më korbat
E
Kardakut
As
sorrëshkinat e Serbisë
Këtu
fluturojnë dykrenorët
Fluturojnë
Nga
dyert e gdhendura
Me
vargjet e zjarrta
Fluturojnë
pëllumbat e dashurisë
Fluturojnë
Nëpër
fushat e gjëra
Të
Shqiptarisë
4.
Nuk
pëllet më Gomari i Babatasit
Nëpër
kopshtet e trëndafilave
Po
lulëzojnë
Si
kurrë më parë
Aguliçet
e stinëve të kënduara
Nga
mendja dhe pena e Juaj
Po
lulëzojnë
Gonxhet
e ardhmërisë
5.
Një
Zot e di se ku jeni tani
Çfarë
shkruani te yjet
Ne
i kemi thyer kambanat e urrejtjes
I
kemi bërë
Copë
e grimë
Jetojmë
me të sotmen
Ëndërrojmë
ardhmërinë
Ati
jonë sypetrit
Ju
edhe nga lartësitë e qiellit
Bëni
dritë
O
ju përgjëroj
Dërgona
ca rreze
Mbi
këtë tokë
Të
na ngrohin me mirësinë
Ta
mbajë gjallë Shqipërinë
Ta
zhdukim urrejtjen
Nga
Malet tona
Të
ulemi si dikur
Me
zanat e Tropojës
Të
kuvendojmë në logje burrash
Për
hallet e përditshmërisë
6.
Zgjohu
o Gjergj Fishta
Zgjohu
Se
hajdutët e Ballkanit
Na
e vodhën Lahutën
Por
jo edhe zërin e saj hyjnor
E
cila nëpër çatitë e djegura
U
këndon perëndive Dardanë
Të
përbej
Me
Emrin e Shën Mërisë
Zgjohu
o At i Shqiptarisë
Zgjohu
Sa
shumë kemi nevojë
Për
Homerin e Përjetësisë
Shenim nga F. Radovani: Asnjëherë nuk dijta me mendue se kjo
Poemë, do të botohet kur Poeti ynë Adem Zaplluzha nuk do ta lexojnë...
Po,
brezat e rij nuk do ta harrojnë kurr zanin Tand !..
Melbourne, 12 Nandor
2020.