Mendime
Florim Zeqa: Kampioni i mirëqeverisjes apo korrupsionit në Kosovë!?
E diele, 11.10.2020, 10:29 AM
Kampioni i mirëqeverisjes apo korrupsionit në Kosovë!?
Shkruan
Florim Zeqa
Shtatë
vite më parë, vonesa e aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës u bë shkas i
takimit me mikun e vjetër nga Drenica, më të cilin nuk ishim parë prej vitesh.
Derisa pinim kafe më mikun tim në byfenë e Aeroportit, bisedën e parë e filluam
rreth situatës në Kosovë, për problemet shqetësuese të; korrupsionit,
nepotizmit, haraqit, kërcënimeve dhe shantazheve politike, shkaku i të cilave
shumë nga investitorët e huaj dhe vendor po terhiqën nga Kosova për të ikur
drejt vendeve tjera të rajonit. Miku im nga Drenica, duke treguar nostalgji dhe
dashuri për vendin dhe shtetin nga i cili ishim në largim e sipër (pas
pushimeve verore) fillon rrëfimin e tij: "Më sa kam dëgjuar, Istogu është
vendi më i sigurtë për investime, aty nuk kish korrupsion e nepotizëm, haraq
dhe kërcënime si dhe as plaçkitje sikurse në komunat tjera,...aty vetëm paguaj
taksat për shtet nuk po të ngucke kush,...për të vazhduar rrëfimin e tij rreth
një rasti të kërkimit të haraqit në njërën nga komunat ku qeverisin më muskuj
të fortët e politikës , siq ishte rasti i pronarit të një "Ferme të
pulave" , të cilit haraqkërkuesit iu kishin drejtuar fillimisht më fjalët:
"pulat e tuaja janë duke i bërë nga 10 vezë,...8 janë të qeverisë,...2 të
mbetën ty...odiseada e gjatë e kërcënimeve dhe presionit kishte bërë që fermeri
i suksesëshem ta ndërpret aktivitetin e tij në Kosovë për të kaluar në njërin
nga vendet fqinjë".
Pas
përfundimit të tregimit rrënqethës të mikut tim, unë i përgjigjem kështu;
"Nuk ndodhë në Istog sikurse në komunat tjera për arsye së aty është një
frymë e pastër qeverisëse, e pandryshuar nga paslufta e këndej,...mirëpo për
fat të keq nga mjegulla e madhe e korrupsionit e përhapur në tërë Kosovë,
Istogu pak është vrejtur nga investitorët e jashtëm".
Mirëpo,
shtatë vite më pas, edhe Istogun e mirëqeverisjes, një vend pa korrupsion, pa
nepotizëm, pa hajni, pa mito, pa haraq, pa shantazhe, pa frikë...e përfshiu
mjegulla e zezë e korrupsionit dhe nepotizmit.
Arrestimi
i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova
së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar
tjetër të Komunës, Faton Bujupi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nën
dyshimin se jashtëligjshëm i kanë dhënë disa parcela të Komunës, të cilat janë
shfrytëzuar për gurëthyes, përkatëisht një familjari të kryetarit aktual, mund
ta thejë imazhin e mirëqeverisjes në këtë komunë!
Mirëpo
nuk duhet harruar faktin se, prangosja e kreut të Komunës së Istogut,
nënkryetarit dhe një personi tjetër nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës
zyrtare, pa përfillur procedurat paraprake ligjore mund të ketë prapavijë
politike.
Nuk
është hera e parë, mbase as që do të jetë e fundit që kryetari aktual i
Istogut, Haki Rugova akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare!
Thyerja
e njërit nga bastionet më të fuqishme të rugovizmit në Kosovë është cak i
vahzdueshëm i kundërshtarëve politik.
Arrestimi
i kampionit të mirëqeverisjes në Kosovë mund të jetë thikë me dy teha nga e
cila kryetari Haki Rugova ka gjasa të delë edhe më i fuqishëm se asnjëherë më
parë.
Nga
tendenca për thyerjen e njërit nga bastionet më të fuqishme të rugovizmit në
Kosovë, mund të ndodhë që Haki Rugova ta siguroj lehtësisht edhe mandatin e
radhës në qeverisjen e Istogut.
Por
nëse ndodhë që të vërtetohen akuzat për të cilat është ngarkuar, gjegjësisht të
dënohet për korrupsion dhe nepotizëm, atëherë Haki Rugova do të merrte epitetin
e kampionit të korrupsionit në Kosovë.
Deri
në përfundim të këtij procesi gjyqësor, kryetari Haki Rugova mbetet i pafajshëm
dhe se Istogu mbetet komuna e vetme në tërë Kosovën e cila ka arritur ta ruaj
kontinuitetin e qeverisjes nga vitet e '90-ta, dhe se është i vetmi vend në
Kosovë ku nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe krim të organizuar, vjedhje të
parasë publike, pra, pa hajni, pa mito, pa haraq, pa shantazhe, pa frikë.
Deri
atëherë, Istogu, përveqse bastion i LDK-së, mbetët shëmbull kampion në tërë
Kosovën për ruajtjën dhe kultivimin e frymës rugoviane, mbetet kampion i
mirëqeverisjes në Kosovë!