Kerko: a
Aleks Kapllaj: Erdha, Pashë, Dashurova është udhëtimi i jetes!
E diele, 06.09.2020, 03:27 PM
Erdha, Pashë, Dashurova është udhëtimi i jetes!
Erdha,
Pashë, Dashurova, është një roman i shkruar shumë bukur nga Elvi Sidheri
Nga
Aleks Kapllaj
Që
në titull ai prezanton qartë si temën ashtu edhe lidhjen historike në hapësirë
dhe në kohë në shumë vende ku jetojnë shqiptarët, si në trevat e tyre, apo ku
kanë emigruar ose ku ka kanë bërë histori si dhe me rolin e shkëmbimit reciprok
që kanë patur për vendin tonë.
Romani
i Sidherit, kur fillohet të lexohet, do të mbarohet në një kohë sa më të
shkurtër sepse të mban lidhur në episodin e fundit që lexon dhe skenat e
përshkruara janë pjesë të një filmi që
aktorët flasin dhe recitojnë me zë rolet e tyre dhe ju jeni në sallë që ndiqni
me interes historitë e protagonistëve.
Romani
është himni i bukurisë dhe dashurisë me gjithë fuqinë e ngjyrave dhe tingujve
të jetës, ku stili dhe harmonia estetike e gjuhës që përdor autori e nxjerrin
në dritë më gjithë shkëlqimin e tyre.
Por
sidomos përdorimi dhe afërsia dhe sintonia gati fonetike, me trinomin e
Çezarit, që ka hyrë në histori si një simbol i triumfit të tij, i papërfillshem
në efektin e kohës në fitore, ai ka përjetësuar dashurinë e Artemisës dhe
Achilleas, duke i dhënë kuptimin tjetër fjalës dashuri: "gjetja e saj
është fitorja më e madhe e jetës".
Libri
është shkruar me shumë kulturë letrare gjuhësore, historike, politike kombëtare
e ndërkombëtare, që e bën historinë e dashurisë së protagonistëve shumë shumë
interesante.
Erdha,
Pashë, Dashurova është misioni i jetës së realizuar për çdo njeri, që përshkon
romanin e Sidherit me emocionet e saj në zigzaget e peripecive, kur kërcënohet
nga ata që njohin vetëm urrejtje, ku edhe personazhet e shpifur, shërbëtorë të diktaturës këtë herë nuk
arritën ta ndalonin dot.
Elvi
Sidheri është një shkrimtar i ri në moshë, por i pjekur në krijimin dhe
kultivimin e eksperiencës së tij në krijimin e veprave që do të hyjnë në
enciklopedinë e letërsisë shqiptare, kuptohet duke pasur si busull inspiruese
shkrimtarët e letërsisë botërore që ai i njeh shumë mirë, nga të cilët shumë
prej tyre i ka përkthyer në shqip, duke e pasuruar më shumë ofertën për
letërsinë e bukur për të gjithë të apasionuarit.
Kushdo
që do të lexojë romanin e Elvi Sidheri-t do të përjetojë kuptimin e titullit:
Erdha, Pashë e do të dashuroheni me të.