Kerko: a
Xhemal Ahmeti: Autoraciz?m eklatant
E diele, 06.09.2020, 11:04 AM
GJUHA E DIBIDUSIT ME DIPLOMË TË PUB-IT
Nga
Xhemal Ahmeti
Unë
nuk e toleroj [ngase s'dua të shkoj në burg] myslimanin, katolikun, budistin
apo ateistin kur ma zënë diellin me predikimet e tyre të jenë pronar absolut të
sê vërtetës mbi botën e jetën, por i pranoj, respektoj si ndryshe nga unë me të
drejtat si unë. Ta përdorësh madje binomin terminologjik "tolerancê
ndërfetare" brenda një kulturosfere [njerëzit e një gjuhe, kulture e
historie] është autoraciz?m eklatant. Përpos asaj vetë priorizimi tematik i
kësaj pune dëshmon për një shoqëri që ende reflekton në modusin e
kooperativave. Ngase tolerare donë t? thotë të durosh, ta përbijsh, ta
mbijetosh diçka, ekzistenca e së cilës t'i gërryen nervat për çdo ditë dhe po
pate mundêsi e shpor nga qenia. Prandaj kushdo që pêrdor këtë binom është o
injorant i thellë o injorant me diploma të dhuruara shkollave të Zululandit.
Fol vetëm atë që ia di kuptimin.
_________
Sytë
na nxorën gjatë debatit për xhaminë:" jemi
95% mysliman elhamdurilah - thonin". Tash kur u thonë vend me
shumicë myslimane si ata vllaznia e tyre ne fé andej kah Turqia e Arabia, thonë
"po na ofenojn allahile". S'mund tu quajnë tjerët astronautë duke
qenê traktoristë. Ani lezet e fllad kah mendja a u vjen ngapak apo hiç?