Kerko: a
Ndue Ukaj: Logjika e mbrapshtë e Albin Kurtit
E diele, 16.08.2020, 09:24 AM
Ndue Ukaj:
Albin
Kurti me gjuhën e tij të pjerdhur politike, duke hedhur gurë e dru mbi
Amerikën, vetëdijshëm ose jo po e tërheq litarin në drejtim të kundërt me
perëndimin, dhe kështu, po tenton t' i lidh shqiptarët me aleancat lindore,
ruso- turke, që atyre u kanë shkaktuar tmerre e tragjedi shekullore.
Meqë,
sipas këtij profeti të rremë të politikës kosovare, Amerika po përgatitka një
marrëveshje të keqe për Kosovën, atëherë kah mund t' i vjen Kosovës një
marrëveshje e mirë?
Nga
kapacitet e shkreta politike të VV-së?
Nga
aleancat antiamerikane?
Bota
po përjeton turbulenca të mëdha dhe sot të stigmatizosh Amerikën, është një
dashakeqësi e pashembullt.
Kjo
logjikë e mbrapshtë, përditë e më shumë po ia mbush hambarin Beogradit dhe
forcave që gravitojnë rreth qendrave antiperëndimore.
Sepse,
të sulmosh Amerikën, domethënë të tentosh t'i hedhësh në erë themelet e shtetit
të Kosovës.