Kerko: a
Ndue Ukaj: Debati që bëhet rreth dialogut është i pështirë
E premte, 24.07.2020, 08:06 PM
Ndue Ukaj:
Serbia
që tri dekada s' e ka fituar asnjë betejë politike në raport me Kosovën, ndaj
është krejt e pakuptimtë psikoza e sotme në Prishtinë.
Kjo
psikozë, mund të jetë pasojë inferioriteti, por është pa bazë etike dhe
politike.
Fortifikata
e pavarësisë së Kosovës është e fortë. Ajo i ka rrënjët në dashurinë për liri
dhe pavarësi që ka treguar populli stoik i Kosovës, ndërkaq pararojë ka
Amerikën dhe shtetet kryesore të Europës, të cilat shtete janë autorë dhe
sponzorizues të mëkëmbjes së Kosovës dhe rrjedhimisht pavarësisë së saj.
Ndaj,
të vësh në pikëpyetje sot këtë raport, domethënë të godasësh fort themelet e
shtetit të Kosovës.
Ne
duhet të kemi frikë vetëm nga pazotësia jonë për të krijuar ambient politik
normal, për të qenë të vërtetë me njëri-tjetrin dhe kryesorja, për t' i ruajtë
miqtë, dhe kështu për t’i dhënë përmbajtje zhvillimit të brendshëm të vendit.
Prandaj,
janë krejt absurde turfullimet inferiore që bëjnë elemente të caktuara të
politikes në Kosovë, për gjoja rrezikun që paska Kosova nga dialogu me Serbinë
me ndërmjetësim të perëndimit.
Sikur
Kosova t' i dëgjonte profetët e rremë në të kaluarën, me siguri, nuk do ta
fitonte asnjë betejë politike.
Kosova
ka mostra të mjaftueshme për të qëndruar e palëkundur në besimin te Amerika dhe
të vendet e kryesore të BE-së.
Ky
debati që bëhet rreth dialogut është i pështirë, krejt i stisur dhe u shërben
politikanëve populistë për të grumbulluar ca kapital politik për kusure të
brendshme elektorale, por është krejt i padobishëm për të ardhmen e shtetit të
Kosovës.