Kerko: a
Haxhi Mehmetaj: Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik
E hene, 06.07.2020, 09:41 PM
Vrapuesja
e Prizrenit (dizajn : Dukagjin Mehmetaj)
Vrapuesja e Prizrenit në Muzeun Britanik
Këtë
vepërunikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britanik (BritishMuzeum) të
Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë
të shek.XIX.Vrapuesja e Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo
fillimit të shekullit V para Krishtit.
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Nder
veprat më të bukura të artit të skulpturës së imët,jo vetëm në Dardaninë
qendrore ( Kosovën e stome), por edhe në Gadishullin Ilir do radhitur shtatoren
e një vajze të gjetur në Prizren. Shtaroja e vajzës është derdhur në bronz. Ajo
është veshur më një fustan (kiton), të gjatë e të hollë i cili i lë të zbuluar
një pjesë të kraharorit,gjirin e majtë, dhe këmbët deri mbi gjunjë.Nën fustan
që është të veshurdrejtpërsëdrejti në trup ravijëzohenkonturat e trupit të
zhvilluar harmonik e muskulor dhe beli i ngushtë. Vajza është përjetësuar në
një pozicion vrapimi, me kokë të kthyer nga ana e djathtë, këmbë të majtë të
hedhur përpara, kurse këmben e djathë e
cila peshon në gishtërinj e katë lakuar në gju.Më pëllëmbën e dorës së djathëka
ngritur fustanin deri mbi gju për të mos e penguar në vrapim, ndërsa dorën e
majtë e ka lakuar në bërryl dhe e mban në lartësi të belit.
Më
frymëzim të veçantëjanë punuar edhe tiparet e fytyrës, hunda e drejtë,
buzëtsenzuale dhe faqet e plota që sugjerojnëshëndetin dhe vitalitetin. Kaptinë
në vete është gjithashtu modelimi i frizurës, flokët e krehura e të ndara në
mes, të cilat janë lidhur në gërsheta dhe lëshohen poshtë shpinës.
Punimi
i shtatores se Prizrenit në pozicion vrapimi, hapi elegant e
ngadhënjimtar,shikimi bredhës i syve të shqetësuar më të cilët duket që vajza
përcjellë shoqet e saja garuese, si dhe trupi i zhdërvjellët e muskulor janë
tipare të atletes, përkatësisht vrapueses me individualitet të theksuar në një
garë vrapimi.Pra s’do mend artisti qe e punoj portretin e vrapueses ka qenë i
inspiruar nga lojërat sportive që organizoheshin në antikitet me rastin e
festave të ndryshme dhe gëzoninpopullaritet të madh. Për rëndësinë e tyre
dhe pjesëmarrjen e barabartë të femrave
krahas meshkujve flet historiani dhe filozofi i antikitetit Plutarku.
Paraqitja
e femrës ne pozicion vrapimi për herë të parë shfaqet në ishullin Dellos në
vitin 550 para Krishtit dhe shënon revolucion në skulpturë. Vrapuesja e
Prizrenit i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të
shekullit V para Krishtit.Këtë
vepërunikale, gjetje të rastit e dërgoj në Muzeun Britnik (BritishMuzeum) të
Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez Artur J. Evans në gjysmën e dytë
të shek.XIX.