Kerko: a
Frank Shkreli: Kemi nevojë për udhëheqës që duan drejtësinë dhe njerëzimin
E hene, 01.06.2020, 04:45 PM
SOT MË SHUMË SE KURRË KEMI NEVOJË PËR UDHËHEQËS QË DUAN DREJTËSINË DHE NJERËZIMIN
Nga
Frank Shkreli
Bota
sot është e prekur nga turbullira dhe trazira politike, ekonomike dhe
shoqërore, ndoshta si asnjëherë më parë.
Shtojë kësaj situate edhe përhapjen anë e mbanë botës të korona virusit
vdekjeprurës, që pothuaj nuk ka lenë vend pa prekur në botë. Një periudhë si kjo, nevojitë udhëheqës të
mëdhej e frymëzues për tu marrë me sfidat dhe me problemet me të cilat
përballet sot bota, në përgjithësi dhe vendet e ndryshme të botës, në
veçanti. “Bota ka nevojë për udhëheqës
që janë në dashuri me drejtësinë”, ka thënë Martin Lurther King-u dekada më
parë. Jo për autoritarë dhe zbatues masash diktatoriale, por “Kemi nevojë për
udhëheqës që janë në dashuri me njerëzimin”, na duhen udhëheqës -- ka thekësuar
mbrojtësi i të drejtave civile në Amerikë dhe në botë dhe fituesi i Çmimit
Nobel për Paqë – për udhëheqës të cilët duan t’ia kushtojnë talentet, pasionin,
dashurinë dhe veprat e tyre, drejtësisë, lirisë dhe paqës në botë, si dhe
zgjidhjes së sfidave dhe problemeve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, me
të cilat përballet bota në këtë moment – në fund të dekadës së tretë të
shekullit 21.
Bota
sot ka nevojë, natyrisht, dhe pikësëpari për udhëheqës si Dr. Martin Luther
Kingu, prifti protestan, mbrojtësi i të drejtave civile dhe të drejtave të
njeriut në Amerikë dhe në botë – fjalët e të cilit edhe sot, dekada më vonë,
vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit vullnet-mirë, anë e mbanë botës. Historia botërore ka prodhuar gjithmonë
udhëheqës në kohë krizash e luftërash rajonale dhe botërore – qoftë luftëra të
nxehta si Lufta e Parë dhe e Dytë Botorëre, qoftë Lufta e Ftohtë e shekullit të
kaluar. Shekulli i kaluar do mbetet
shekulli famëkeq që solli gjenocidin, fashizmin dhe komunizmin, por për fat të
mirë, prodhoi edhe liderë të mençur dhe njerëzor, të cilët, me gjithë humbjet
fatzeza, u përballen drejtë për drejtë me këto të këqia dhe tragjedi
anti-njerëzore, duke shpëtuar botën nga katastrofat dhe tragjeditë që këto
regjime po i përgatisnin botës. Bota
sot, fatbardhësisht, nuk përballet me ndonjë luftë të përmasave të tilla, por
ama gjëndet përballë sfidave dhe problemeve të mëdha shoqërore, politike, dhe
ekonomike – përfshir pandeminë e koronavirusit, e cila mund të ketë në mostë
njëjtat pasoja, atëherë aq sereioze, por edhe më të këqia se ato të luftërave
të shekullit 20. Thonë se çdo gjeneratë
në cilëndo shoqëri, në çdo vend dhe bota në përgjithësi, i qet udhëheqsit e
mëdhej të aftë e frymëzues, për tu marrë me sfida të mëdha dhe për të zgjidhur
problemet me të cilat përballet sot njerëzimi.
Nëqoftse
“historia magistra vitae est”, nëqoftse pra historia është mësuesja e jetës,
atëherë mund të themi se periudha në të cilën jetojmë sot, ka nevojë për
udhëheqës, siç ka thënë Martin Luther Kingu, të cilët duan njerëzimin dhe
drejtësinë, paqën dhe lirinë, për të gjithë dhe pa dallim. Njerëz të cilët kanëmëshirë ndaj fatit të keq
të tjerëve dhe të cilët bëjnë gjithëçka të mundur për të ndihmuar
njerëzimin. Sot kemi nevojë për shembuj
të udhëheqjes së mirë, shembuj që kishte bota në shekullin e kaluar, në fusha
të ndryshme aktiviteti, nga politika e deri tek bamirësia. Udhëheqës dhe njerëz të thjeshtë -- të cilët
megjithë tmeret anti-njerëzore të shekullit të kaluar – siç përmenda më lartë,
gjenocdi, fashizmi e komunizmi – falë disa personaliteteve botërore, shekulli i
kaluar u mbyll me më shumë njerëz të lirë, anë e mbanë botës, se kurdoherë
tjetër në historinë e njerëzimit. Ishin këta udhëheqës të cilët meritojnë
falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithë njerëzve vullnet mirë kudo në botë –
pasi në vendin dhe në kohën e duhur, ata treguan kurajo dhe guxim duke mbrojtur
dinjitetin njerëzor, liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, kur ato po
kërcënoheshin nga diktatorët dhe autoritarët e të gjithave ngjyrave. Ia vlen t’i kujtojmë, shkurtimisht, disa prej
këtyre udhëheqësve të shekullit të kaluar të cilët kanë lenë gjurmë në histori
– shembulli i të cilëve duhet të kopjohet dhe të ndiqet nga udhëheqsit më të
mirë sot, jo vetëm në politikë, por edhe në të gjitha fushat e veprimtarisë
njerëzore, ashtuqë ta lemë ketë botë për brezat e ardhëshëm, pak më mirë se ç’e
kemi gjetur.
E
fillojmë listën me Nenë Terezën, bijën e gjakut dhe të Kombit tonë -- shqiptare
e cila ia kushtoi jetën të varfërve ndër më të varfërve, të sëmurve dhe atyre
në prak të vdekjes anë e mbanë botës, por sidomos në Indi.Prania e saj dhe
motrave të Urdhërit të saj që Nënë Teresa themeloi shekullin e kaluar, përhapet
në më shumë se 130-vende të botës.
Sipas
historianëve, në listën e udhëheqësve që frymëzuan njerëzimin shekullin e
kaluar ishte edhe Martin Luther Kingu, predikuesi i krishtër protestan
amerikan, i cili organizoi dhe frymëzoi lëvizjen për të drejtat civile, njëri
prej oratorëve më të famshëm në historinë e Amerikës, i cili me fjalët e tija
frymëzuese dhe me guximin e tij personal, bindi vendin dhe botën se nuk mund të
vazhdohej më me padrejtësitë dhe mos tolerancën raciale.
Ndër
udhëheqsit e mëdhej – të cilët me veprat e tyre prej udhëheqsish të dalluar,
kanë lenë gjurmë të mira në historinë botërore, konsiderohen të jenë tre
udhëheqsit e periudhës së Luftës së Ftohtë: Presidenti Ronald Reagan Mikhail
Gobaçov dhe Margareth Thatçer, të cilët i dhanë fund Luftës së Ftohtë -- me një
nënshkrim -- pa shkrepur asnjë fishek dhe pa hedhur asnjë raketë kundër palës
tjetër, duke sjellur kështu lirinë nga zgjedha komuniste, për më shumë se
350-milion banorë të Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Në këtë grup,
historianët përfshijnë edhe Papa Gjon Palin e Dytë, i cili gjithashtu
konsiderohet se luajti një rol të rëndësishëm në shembjen e komunizmit në atdheun
e tij në Poloni dhe anë e mbanë Evropës lindore dhe qëndrore, duke frymëzuar
themelimin e levizjes së puntorëve polakë, Solidarnost.
Nelson
Mandela ish-i burgosuri politik në Afrikën e Jugut, njeriu i pajtimit, megjith
vuajtjet e tija në burgjet e atij vendi për 27 vjet, pa zemërim dhe hidhërim,
por gjithmonë për pajtim– pas lirimit nga burgu – iu përvesh punës për
vendosjen e demokracisë në Afrikën e Jugut dhe në kontinentin afrikan, në
përgjithësi. Falë shembullit të tij prej lideri, lartë nga 20 shtete afrikane
të nen-Saharës, sot gëzojnë demokracinë, falë shembullit të tij, sipas
historianëve.
Megjithë
mandatin e shkurtër si president, John F. Kennedy jeton gjithnjë në kujtimin
pozitiv të amerikanëve dhe njerëzve vullnet mirë kudo në botë si një udhëheqës
i njohur i shekullit të kaluar, ndërkohë që veprat dhe fjalët e tija frymëzojnë
ende, jo vetëm amerikanët por edhe njerëzit vullnetmirëkudo në botë: “Mos
pyetni se çfarë mund të bejë vendi yt për ty, por pyet se çka mund të bëjsh ti
për vendin tend”, një thirrje që tingëllon gjithmonë aktuale.
Në
listën e udhëheqsve që kanë lënë gjurmë në historinë botërore, mund të vendoset
edhe emri i Dwight Eisenhower, Gjenerali Suprem i cili udhëhoqi forcat aleate
në fitoren e Luftës së Dytë Botërore kundër nazizmit, ndërsa në historinë
amerikane, ai njihet edhe si presidenti që krijoi “Amerikën moderne”.
Mahatma
Gandhi njihet dhe nderohet si babai i kombit indian, sot vendi më i madh
demokratik në botë me një popullsi mbi një miliard banorë. Gandhi është arkitekti i pavarësisë së Indisë
nga Perandoria britanike, por ai denoncoi përdorimin e dhunës për arritjen e
atij objektivi. Filozofia e tij ishte,
“Fuqia e së vërtetës” dhe mos përdorimi i dhunës për realizimin e objektivave,
që vazhdon të konsiderohet edhe sot si trashëgimia e tij në botë.
Lista
është tepër e gjatë për tu përmendur këtu e udhëheqësve botërorë të shekullit
të kaluar që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të mirën e njerëzimit.
Mirëpo,koha në të cilën jetojmë sot nuk është hiç më pak kritike se periudhat
në të cilat jetuan dhe vepruan udhëheqsit e mësipërm.Rrjedhimisht, sfidat dhe
problemet me të cilat përballet sot bota, kërkojnë udhëheqës, jo vetëm
frymëzues dhe të guximshëm, por edhe udhëheqës që, njëkohësisht e duan kombin e
vet, e duan njerëzimin, drejtësinë dhe lirinë për të gjithë, sipas shembujve të
lartë përmendur të shekullit të kaluar. Fatkeqësisht, sot për sot, nuk shoh në
horizontin e afërt as të largët udhëheqës të tillë, të aftë dhe të vullnetit të
mirë që duan dhe që kanë mundësinë, frymëzimin dhe atdhedashurinë që të
përballen me problemet e sotëme serioze botërore – në nivel shtetëror, rajonal
dhe as ndërkombëtar. Lutemi, që ashtu si
në kaluarën, i Madhi Zot t’i çojë kësaj bote udhëheqës frymëzues dhe të drejtë
siç ishin personalitetet e lartëpërmendura. Vetëm disa prej të cilëve kemi
hapësirë për t’i dalluar për gjurmët dhe trashëgiminë që kanë lenë pas, si
frymëzues dhe guximtarë, si njerëz dhe si udhëheqës që do i përmend historia
për mbështetjen e tyre ndaj drejtësisë dhe njerëzimit. Ndihma e Zotit qoftë me
ne!