Kerko: a
Ramush Haradinaj: Gazetarët në vijat e para të frontit
E diele, 03.05.2020, 07:20 PM
Ramush
Haradinaj:
Sot,
në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, u vihemi në krah gazetarëve, duke
kërkuar, nga të gjithë, mbrojtjen dhe respektimin e fjalës së lirë. Bashkë me
personelin mjekësor, forcat e rendit dhe punëtorët e sektorëve vitalë të
ekonomisë, gazetarët ishin në vijat e para të frontit edhe në betejën për
parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19, duke iu ekspozuar rrezikut të
infektimit. Kercënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm
ndaj demokracisë dhe do të pësojnë humbje kudo. Mbrojtja e gazetarëve dhe
medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme si pasqyrë e demokracisë dhe
është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të
lirisë sonë!
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/