Kerko: a
Nue Oroshi: Guximi intelektual
E diele, 03.05.2020, 01:19 PM
Guximi intelektual
Nga
Nue Oroshi
Ecjakët
e kohës për protagonizëm qoftë politik, kulturor, shkencor, publicistik apo në
lëmënj të tjerë të jetës shoqërore shpeshherë bijnë në kundërthënie me
njëra-tjetrën për shkak të përpjekjeve që bartë personaliteti dhe mundësisë që ka ai personalitet për ti
dërguar gjerat në drejtimin e duhur.E gjatë këtyre përpjekjeve përzihen edhe
një mori gjerash tjera që kanë të bëjnë me kryqëzimet gjatë kësaj rruge që mund
ta kalojnë vetëm intelektualët idealist që kanë qëndrim të fortë kombëtar dhe
bindje për rrugën që do ta ndjekin deri në fund.Shpeshherë këto përpjekje per
të mbërrirë të pambërrishmën atakohen edhe nga një pjesë e shoqërisë e cila
është e edukuar në frymën e politikës së gabuar që nuk sheh asgjë tjetër përveç
liderit politik të tij që ju ka shëndrruar në përsonin e gjithditur.
Kryqëzimet
e rrugëve për të arritur qëllimin dhe përpjekjet e masave të indoktrinuara me
ideologji të huaja që na i kanë sjellur gjatë pushtimeve të ndryshme pushtuesit
e trojeve tona shqiptare, shpeshherë e luftojnë njëra -tjetrën dhe nuk është e
rastësishme se nëpër periudha të ndryshme historike paraqitën me vrazhdësi dhe
aty këtu dalin nga binari i të mbijetuarit politik,shkencor e kulturor.Këtu
qëndron forca e intelektualit i cili duhet ditur ta bëj reagimin e duhur në
kohëra dhe periudha të caktuara kohore, pa mbajtur anë politike porë duke
shikuar perspektivën dhe drejtimin e kombit shqiptar dhe rrugën që duhet
ndjekur.
Gjatë
kësaj rruge që nuk është fare e lehtë intelektuali ballafaqohet edhe me guximin
intelektual.Guximi intelektual e luan rolin kryesor në shkrimin dhe përhapjen e
dobsive që e sulmojnë shoqërinë tonë.
E
këtë sulm e bëjnë më së shumti elita politike e cila nuk sheh gjë tjetër përveç
karrikës dhe pushtetit të tyre.Kam përshtypjen që tek ne shqiptarët është duke
munguar guximi intelektual për ta thënë të vërteten.Sa e sa intelektual janë të
mbyllur në vetvete dhe nuk e thonë dhe shkruajnë atë që e mendojnë.Me shumicën
e tyre kur flet ata janë të pakënaqur me rrjedhat politike dhe drejtimin
politik në trojet shqiptare.
Por
është fatkeqësi se ata nuk e marrin guximin që këtë paknaqësi ta shprehin në
publik.I ikin të vërtetës dhe mendimit të sinqertë të tyre.Shkaqet për këtë
mosguxim intelektual janë të shumta.I kuptoj se ata shpeshherë ballafaqohen me
vështirësitë qoftë në jetën familjare,se janë të varur nga një vend i punës,
qoftë nga shantazhët dhe kërcënimet që iu bënë politika por intelektuali i
vërtetë idealist ai duhet të ketë qendrushmëri dhe kur rrezikohet qenia
kombëtare e popullit shqiptarë ai nuk bën të heshtë.Vetëm kur të bëhemi më
shumë intelektual shqiptar që i kritikojmë dobësitë e shoqërisë tonë dhe ky
numër të jetë më i madh se sa numri i politikanëve ja kemi arritur qëllimit ti
vetëdijësojmë masën e gjerë shqiptare për rrugën e ndjekur dhe gabimin e
politikës.
Me
një fjalë intelektuali duhet të jetë opozitë e të gjitha partive politike.Ai
duhet kritikuar me fakte dhe me një ndërgjegje të fortë kombëtare shkatrrimet
qe po i bënë politika në rrafshin e
qeverisjës, qoftë kjo qeverisje nëshkencë, administratë, mjeksi, ekonomi, e në
veçanti dobësimin e faktorit politik shqiptar në Evropën Juglindore, duke
lëshuar pe në shumë çështje thelbësore.Heshtja e intelektualit që din e nuk
fletë është e barabartë me heshtjën e prokurorit që i din ngjarjet dhe krimet
dhe nuk paraqet aktakuzë,për ta dërguar deri në fund procesin gjyqësor dhe për
ti verifikuar faktët për fajësinë apo pafajësinë e personit përgjegjës për
veprën e kryer.