Kerko: a
Gazetari nga denoncues përfundon i pandehur
E merkure, 22.04.2020, 10:53 AM
Gazetari Vladimir Muçaj përballë një procesi gjyqësor me policë të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë lokale
Tiranë më 22.04.2020
Gjykata
e rrethit gjyqësor Fier në datën 15.04.2020 i ka paraqitur gazetarit Vladimir
Muçaj, Fletë-thirrjen për t'u paraqitur në datën 27.04 2020 për dëgjesë në
cilësinë e të pandehurit në çështjen me kërkues: Prokuroria Fier me objekt
dërgim i çështjes për gjykim.
Dokumentat
që publikojmë bashkangjitur me deklaratën e UGSH janë të mjaftueshme për të
kuptuar se si një reporter nga denoncues mund të përfundojë në i pandehur nga
organet e rendit dhe drejtësisë në këtë vend.
Kohë
më parë, reporteri Vladimir Muçaj, njeherësh kryetar i Unionit të Gazetarëve
Shqiptarë për Qarkun Fier, kishte denoncuar pranë autoriteteve policore te qarkut
Fier dhe ministrit te Brendshëm zotit Sandër Lleshaj, shoqërimin për disa orë
në komisariat dhe shkeljet e procedurave nga punonjës së Patrullës së
Komisariatit, Fier. Ankesa dhe denoncimi i gazetarit shkaktuan reagimin
institucional të ministrit dhe të institucionit të Kontrollit të Brendshëm.
Kolegu ynë reagimet e veta publike i vijoi duke shprehur ankesa të adresuara,
për sjelljet dhe shkeljet e punonjësve të policisë ndaj tij. Në letrën e
përgjigjes që merr nga drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, me
firmë dhe vulë, zoti M. Rrumbullaku konfirmohen shkeljet proceduriale si dhe
bëhet i njohur njoftimi për propozime masash ndaj punonjësve të Patrullës që
kanë të bëjnë me rastin, nga Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit.
Por
mesa duket, vullneti për të pasur një gazetar të pandehur, paska qenë i
pandalshëm për organin e Policisë lokale dhe Prokurorinë e Fierit. Me bindje
kanë nisur një proces dhe e kanë sjellë atë në gjykatë duke mos patur asnjë
stepje përballë realitetit absurd të kthimit të denoncuesit në të pandehur.
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë proces gjyqësor të nisur ndaj gazetarit
dhe kryetarit të UGSH-së në qarkun Fier, si një akt të paprecedent dhe si një
proces kundër gazetarëve në përgjithësi.
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë konfirmon publikisht ndjekjen dhe përfshirjen në
monitorim të të gjitha hapave të këtij procesi të montuar ndaj gazetarit. Në
datën 27.04.2020 drejtues dhe përfaqësues të organizatës sonë do të jenë në
seancën e parë të këtij procesi, i cili ka për të qenë provë e një maskarade
sjelljesh policore ndaj një gazetari.
Zyra
e Shtypit
Unioni
i Gazetarëve Shqiptarë
https://www.facebook.com/UnioniIGazetareveShqiptare/