Kerko: a
Fatmir Minguli: Fahri Xharra - Roma fliste shqip
E hene, 06.01.2020, 04:30 PM
Doli nga shtypi libri i Fahri Xharrës “Roma fliste shqip“
Shkruan Fatmir
Minguli, recensor dhe redaktor
Nuk
është as i ri dhe as i papritur botimi i librit “Roma fliste shqip”, i
studiuesit Fahri Xharra. Nuk kemi të bëjmë, natyrisht me një botim të mëparshëm
të këtij libri, por ai vjen si vazhdë e një pune kolosale të këtij autori, i
cili ka botuar katër libra e qindra artikuj shkencorë që studjojnë gjenezën më të hershme të
popullit tone shqiptar. Prandaj e cilësoj se nuk është as i papritur ky libër
me titullin tejet intrigues, dhe të jep idenë se nuk është i ri.
Libri
“Roma fliste shqip”, aq sa i thjeshtë është si titull, po aq i ndërlikuar e
kompleks është në përmbajtjen e tij. Ky
libër është i ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë kompozohet me disa shkrime të
studjuesve shqiptarë dhe të huaj, shkrime që e fusin lexuesin në faqet e
mëpastajme të këtij libri të jashtëzakonshëm. Pjesa e dytë, që përbën volumin
kryesor të librit është krijimtaria e vetë autorit, studjuesit Fahri Xharra.
Një parathënie e autorit paraprin brendinë por edhe qëllimin e këtij libri të
ri. Në pamje të parë duket sikur
shkrimet e autorëve të tjerë që janë futur në librin “Roma fliste shqip”, do ta
zbehin krijimtarinë e autorit Fahri Xharra. Por bumerangu njihet për vetitë e
tij, ndërsjelljen, e pra, këto shkrime vetëm se janë paradhoma që ftojnë
lexuesit për të vizituar dhomat e shumta të “pallatit pellazg” që Fahri Xharra
i prezanton në pjesën e dytë.
Libri
“Roma fliste shqip”, patjetër që do të ketë atmosferën e pritshme që çdo botim
i ri krijon te lexuesit. Vetë titulli është shumë i guximshëm, por jo i
rrezikshëm. Ky libër, madje nuk është as aventurë, sepse nuk është një roman.
Është një libër i mirfilltë që mëton të vendosë në vendet e veta teoritë e ndryshme mbi botën pellazge
qysh në krijimet e saj. I vendosur
gjer në fund, i armatosur gjer në
maksimumin e mundshëm me dijet e shumta mbi studimet që i takojnë pellazgëve,
autori Fahri Xharra, në librin e tij voluminoz “Roma fliste shqip”, argumenton
me baza shkencore, pa i rënë në qafë kërkujt, asnjë kombi, teorinë e shpërndarjes së pellazgëve në shumë
pjesë të Europës dhe teorinë e rrjedhave të
shumë gjuhëve europiane nga gjuha pellazgjishte Patjetër që libri do ngjalli habi, e në mos
më tepër se fenomeni “habi”.
Por
le të kthehemi te libri i studjuesit shqiptar Fahri Xharra. Është një libër i
cili duhet të trondisë botën shkencore, të paktën shqiptare. Vetë autori ka
shumë pasazhe në librin “Roma fliste shqip” ku kritikon pikërisht ato studjues
dhe institucione shqiptare që nuk e trajtojnë problemin e pellazgëve me
seriozitetin e duhur.
Fahri
Xharra, shkruan se ai jep pellazgëve ato që i takojnë pellazgëve, asgjë më
tepër. Ai nuk do që të mohojë ato veti që kanë popujt e tjerë, por ai mëton dhe
deklaron me forcë, pikërisht difektet që ndodhin në shkrimet e disa autorëve të
ndryshëm. Është Fahri Xharra, që në
mënyrë shkencore e trajton problemin e gjenezës së shqiptarve në zinxhirin
pellazg-ilir-arbër në mënyrë gobaliste, duke e paraqitur historinë e trojeve
shqiptare dhe jetës së shqiptarëve në
përputhje me paganizmin e përgjithshëm.
Duke mos harruar dy autorët shqiptarë, Spiro Kondon dhe Dhimitër
Pilikën, të cilët e kanë trajtuar problemin pellazg në hollësi, Fahri Xharra
kalon nëpër librat dhe studimet e shumë autorëve, duke e kthyer librin “Roma
fliste shqip” në një bibliotekë magjepsëse, ku çdo i interesuar e ka për më
kollaj të orientohet në labirinthet e historisë të vërtetë apo të deformuar.
Fahri Xharra, i tregon mirë e bukur hyrjet dhe daljet nga këto labirinthe. Në kapitujt e ndryshëm të këtij libri,
lexuesi do të ndeshet me fakte që vërtetojnë shkencërisht formimet e qyteteve,
të popullsive, të gjuhëve e kategorive të tjera të jetës sociale dhe kulturore
të popujve të ndryshëm europianë, që nga jugu europian e deri në tokat
britanike.
Eshtë
interesante mënyra se si studjuesi Fahri Xharra, argumenton krijimin e qyteteve
“Alba” kryq e tërthorë Europës, e më tej. Por mjafton të sillen si shembull
qytetet “ Alba” dhe “Asti” në Piemonte të Italisë, që kanë gjasa të jenë themeluar
nga ilirë. Fahri Xharra, krejt i
përqëndruar në kontinentin italian, është i sinqertë dhe shumë korrekt, duke
mos u përhapur nëpër tokat greke dhe as në toka të tjera që me kalimin e kohës u sllavizuan. Eshtë një
veçori e studjuesit të saktë. Në librin
e Fahri Xharrës ndeshesh me shumë tema që lëvizin nëpër shekuj para lindjes së
Krishtit e si të tilla, paraqesin rrezikun e saktësisë. Por autori i ka dalë
përpara këtij rreziku me anë të paraqitjes së referencave, librave dhe
studimeve ku është bazuar. Këto referenca ai i ka shfrytëzuar me rregulla të
qarta sa që të bëjnë të mendosh se ai është bazuar në teorinë e
alogaritmeve. Por edhe paraqitja tejet
e pasur me foto dhe ilustrime të shumta për çdo temë që ai trajton në librin
“Roma fliste shqip”, e bën librin dhe idetë e shtjelluara në të, më të
besueshëm.
Libri
“Roma fliste shqip”, nëpërmjet fakteve të shumta që ka të sistemuara në faqet e tij kthehet në “
Tabelën e Mendeljevit” për elementet që ka bota pellazge dhe ilire. Me shumë vlera janë punimet që Fahri Xharra
ka sjellë në libër mbi studimet e autorëve të ndryshëm si ai i gjermanit Helmut
Stumfohl, et,.
Autori
Fahri Xharra, edhe këtë mundësi e ka parashikuar duke dhënë shembuj me emra të
disa studjuesve shqiptarë që e kanë anashkaluar seriozitetin e disa studjuesve
mbi pellazgët. N? librin q? kemi p?rpara
duarve, do t? gjejm? Korsik?n e çuditshme, Sardenj?n e larg?t dhe nj?koh?sisht
t? af?rt, Sicilin? aq t? njohur e pçastaj me radh?, Kalabrin?, Pulian, Veneton,
Lombardin? e pothuaj t? gjitha rajonet e Italis? s? sotme. Do t? gjejm? gur?t
ciklopik? dhe njer?zit me leshra t? verdha e me sy bojqielli, do t? gjejm?
veshjet çudit?risht t? ngjashme nd?r
shekuj, etj.
Autori
Fahri Xhara ?sht? i bindur se:” Se sa do të kemi sukses nuk di, por e jona
është që ta themi të vërtetën. Kemi fakte, kemi prova na duhet vetëm guximi që
me ato që i kemi në duart tona t`i japim një kahje tjetër historisë sonë të
lashtë. E di dhe jam i vetdijshëm që do të ketë rezistencë, kundërshti por nuk
po ndalemi dhe po vazhdojmë.”
Libri
“Roma fliste shqip” është kontribut i vyer në shkencat shqiptare dhe më gjërë.
Fatmir Minguli, Durrës