Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - vetitë e një burrështeti
E enjte, 02.01.2020, 10:52 PM
DR. IBRAHIM RUGOVA: VETITË E NJË BURRËSHTETI:
Me
rastin e 30-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Nga
Frank Shkreli
Ditët
e fundit, historiani i njohur dhe njëri prej intelektualëve më të shquar të
Kombit shqiptar, Jusuf Buxhovi botoi, me rastin e 30-vjetorit të Lidhjes
Demokratike të Kosovës (LDK), dokumentin autentik të programit të kësaj
lidhjeje njëra prej partive më të mëdha politike në Kosovë. Dokumenti origjinal që mban nënshkrimin e
Jusuf Buxhovit, është nënshkruar me datën e 23 Dhjetor të vitit 1989. Dokumenti në fjalë, në të cilin radhiten
angazhimet e LDK-së për të ardhmen e Kosovës, sipas historianit Buxhovi, ishte
bazuar mbi sugjerimet e paraqitura nga akademikët e njohur të Kosovës, Gazmend
Zajmi, Fehmi Agani dhe Ajri Begut dhe ishte miratuar njëzëri nga Kuvendi
themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Urime
LDK-së në 30-vjetorin e themelimit të saj, megjithëse ky shënim nuk është për
LDK-në, por për Dr. Ibrahim Rugovën -- të cilit, delegatët që morën pjesë në
themelimin e LDK-së -- ia besuan Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
lëvizjes ndoshta më të madhe mbarë popullore që ka ekzistuar ndonjëherë në
trojet shqiptare dhe të cilën ai e drejtoi për 16 vjet. Në një kohë ndryshimesh të mëdha politike,
anë e mbanë Evropës, ishte një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë
të Kosovës që miratoi themelimin e një partie – ndoshta e para e këtij lloji në
Evropën post-komuniste -- e cila më në fund do të artikulonte kërkesat politike
dhe kombëtare të shqiptarëve, si nisëmtarja e proceseve të pluralizmit politik
ndër shqiptarë, në rrethana mjaft të vështira nën të cilat gjëndej në atë kohë
Kosova.
Në
deklaratën e Kuvendit nismëtar thekësohej një temë gjithnjë aktuale edhe sot,
të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në trojet e veta, ku thuhej se, “Është e
drejtë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike të komunikojnë e të bashkëpunojnë
në mënyra që i konsiderojnë vetë më të përshtatshme, sikur që është e drejtë e
tyre që në hapësirën gjithë shqiptare, në frymën e ecurive të sotme politike e
civilizuese evropiane, të bashkëpunojnë, të papenguar dhe të kërkojnë që kufiri
me Shqipërinë të shëndërrohet nga një mur i pengimit në një vijë të takimit e
të komunikimit të lirë ndërshqiptar”.
Ndërkohë
që Dr.Ibrahim Rugova u zgjodhë Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me
“aklamacion” -- në rolin e Kryetarit të Partisë së re -- në përmbyllje të Kuvendit,
Dr. Rugova u ka deklaruar delegatëve se, “LDK-ja kontribuoi që sot shqiptarët
pa frikë mund të shtrojnë kërkesat politike dhe të gjitha problemet që i
preokupojnë, jo vetëm karshi pushtuesit, por kemi arritur që të lirohemi edhe
brenda vetvetes”, ka thekësuar Presidenti i ardhëshëm historik i Kosovës.
Kush
ishte Dr. Ibrahim Rugova, i cili pothuaj pa asnjë përvojë në fushën politike
dhe diplomatike, nga një intelektual i panjohur jaashtë Kosovës, mbrenda një
kohe të shkurtër, në një periudhë të vështirë për Kombin shqiptar, bëri aq
shumë miq anë e mbanë botës -- mbrenda dhe jashtë kancelarive më të njohura
botërore --jo vetëm për Kosovën, por edhe për Kombin shqiptar në përgjithësi?
Unë
kam patur nderin ta takoja, Dr. Rugovën, para se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht,
më s’pari si njeri, si intelektual e shkrimtar, por mbi të gjitha si shqiptar,
në shtëpinë time në Virxhinia, afër Washingtonit, në tetor të vitit 1989, që
për të ishte edhe vizita e tij të parë në Washington. Në librin e tij, “Në hap me Rugovën”, Adnan
Merovci, ish-këshilltar i Presidentit Rugova për një kohë të gjatë ka shkruar
në librin e tij, “Në Hap Me Rugovën”, se Ibrahim Rugova, “posedonte atribute
profetike” që e dallonin nga të tjerët.
Për këtë unë isha bindur që nga takimi i parë me ‘të. Autori gjithashtu citon Dr. Rugovën t’i ketë
thënë se, “Jemi popull i vogël, edhe lisat duhet t’i bëjmë për vete”. Presidenti i ardhëshëm i Kosovës ishte i
qartë se ai i konsideronte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si “lisin e madh”
që shqiptarët duhej ta bënin për vete.
Gjithashtu pyetjes se si duhej vepruar për tu përballur me shtypjet
brutale serbe që po shtoheshin gjithnjë kundër shqiptarëve në Kosovë, ai qe
përgjigjur që në vizitën e tij të parë
në Washington në tetor të vitit 1989, se fillimisht duhej të
ndërmirreshin urgjentisht dy gjëra si hapa të parë: ndërkombtarizimi i çështjes
së Kosovës dhe vendosja e një numri të konsiderueshëm forcash ushtarake të
OKB-së ose të NATO-s në Kosovë, pikë kjo që më vonë, siç shkruan edhe Z. Merovci,
kryesonte 10-pikat e planit veprues paraqitur bashkisë ndërkombëtare, për
zgjidhjen e krizës në Kosovë. Duket pra,
se që në vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara, Ibrahim Rugova, kishte menduar
për masat dhe opcionet më të mira dhe më të efektshme fillestare për të
zgjidhur të ardhmen afat gjatë të Kosovës.
Ai e konsideronte ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës si një mision
personal. Por, ai kurrë nuk u predikonte
të tjerëve, por i shpjegonte faktet me urtësi dhe pa zemërim. Në këtë pike, udhëheqsit e sotëm shqiptarë në
Tiranë dhe në Prishtinë mund të mësojnë shumë nga ish-Presidenti Rugova, se si
duhet komunikuar me të huajt. Si askush
tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës bindshëm përdhunimin historik të
kombit shqiptar dhe si përfundim, bota me në fund, e dëgjoi.
Presidenti
Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës shqiptar, ndryshe, me veti dhe
karakteristika që e dallojnë nga të gjithë të tjerët. Me cilin udhëheqës tjetër të 100-viteve të
kaluar, përfshirë politikanët aktualë, mund të krenohen shqiptarët. Rugova jo vetëm që e deklaroi, por i vuri
themelet e miqësisë së përherëshme midis Shteteve të Bashkuara e Kosovës.
Ibrahim
Rugova jo vetëm që e deklaroi, por i vuri themelet miqësisë së përherëshme
midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe në proces forcoi mëtej lidhjet e forta midis dy kombeve tona. Presidenti historik i Kosovës, ruante një
krenari atdhedashurie si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar i kohërave moderne. Ish-Presidenti i Kosovës, ishte një
burrështeti ndryshe me bashk-biseduesit e tij, qoftë shqiptarë apo
ndërkombëtarë. Ai ishte ndryshe sepse
ofronte gjithmonë urtësinë, miqësinë e qëndresën tradicionale, që gjatë
shekujve kanë përberë vlerat e qenjës shqiptare -- së bashku me besën, nderin e
burrëninë. Presidenti Rugova besonte se
bota, sidomos ajo perëndimore, do të kishte respekt më të madh për shqiptarët
nëqoftse ata do t’u përmbaheshin këtyre vlerave bazë të identitetit të tyre
arbëror. Dr. Rugova ishte një burrështeti shqiptar ndryshe, i frymëzuar nga
këto virtyte. Ai me durim, guxim e besim
– fillojë të shpaloste para botës dinjitetin dhe vlerat kombëtare të
shqiptarëve, të nepërkambura për më shumë se 50 vjetë nga një ideologji
sllavo-komuniste, anti-perëndimore, krejt e huaj për kulturën dhe traditat më
të mira shqiptare.
Kam
respekt për Ibrahim Rugovën si një burrështeti ndryshe, për bindjen e tij dhe
siç shprehej me të tjerët, se komunizmi ishte rreziku më i madh që i ka ndodhur
Kombit shqiptar në shekullin e 20-të, si dhe për faktin se besonte që Kombi
shqiptar, në liri e në demokraci, duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij
dhe të shtetformimit – jo mbi një ideologji të huaj sllavo-komuniste ose në
trashëgiminë e saj autoritare -- por mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore
dhe patriotike të rilindasve të vërtetë të Kombit.
Ibrahim
Rugova ishte një udhëheqës shqiptar ndryshe sepse kishte parime gjykuese dhe
një kulturë e qytetërim njerëzor perëndimor, plotë urtësi, të gërshetuar me
traditat dhe vlerat më të mira të kombit shqiptar. Megjithëse shumë e kanë kritikuar dhe e
kritikojnë gjithnjë se ishte tepër paqësor për kohën që jetoi, Ibrahim Rugova
ishte ndryshe, sepse ishte i vetdijshëm se edhe trimëria dhe pushka e kanë
vendin dhe kohën e vet për t’u përdour në mbrojtje të interesave të kombit, por
ai njëkohësisht me sjelljet e tija, tregoi se dashuria për popullin e vet dhe
mbrojtja e të drejtës dhe interesave kombëtare dëshmohet gjithashtu edhe duke i
ruajtur nderin emrit shqiptar, në marrëshëniet me njëri tjetrin dhe me të
huajt.
Një
gjë tjetër që e dallonte Presidentin Rugova si burrë shteti ndryshe nga
politikanët e sotëm shqiptarë, është se ai fliste pak, nuk i kërkonte kamerat
as studiot televizive, por megjithkëtë, jehona dhe apeli i tij në mbështetje të
drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, u dëgjua
anë e mbanë botës.
Unë
nuk jam i sigurt se si do të vepronte Presidenti Ibrahim nën rrethanat e sotëme
politike kaotike në Kosovë dhe në Shqipëri, por për një gjë jam i sigurt:se
nëqoftse politikanët e sotëm shqiptarë do të kishin urtësinë, fuqinë mendore
dhe atdhedashurinë e Ibrahim Rugovës, për të venë interesat e Kombit mbi ato
personale dhe partiake, shqiptarët në përgjithësi do të ishin më mirë se ç’janë
sot. Jam i sigurt se përballë përçarjeve
aktuale të egëra politike, në Shqipëri dhe në Kosovë, Ibrahim Rugova do të
jepte kushtrimin e arsyes, për tu këthyer në rrugën e pajtimit duke bërë
thirrje, “Uluni burra të pajtojmë vendin”.
I bindur në drejtësinë dhe më fund në realizimin e kërkesave historike
të shqiptarëve, ai citohet të jetë shprehur në tubimin e themelimit të Lidhjes
Demokratike të Kosovës, 30-vjetë më parë, se atëherë, madje në një gjëndje
shumë më të vështirë se sot për shqiptarët ka thënë: “Ne kemi forcën morale të
popullit, e cila çmohet shumë në botë.
Ne jemi nën gjëndje okupimi, por jemi solidarë me njëri tjetrin, falë
edhe mërgimtarëve tanë në botën e jashtme”, ka theksuarDr. Ibrahim Rugova,
30-vjet më parë me rastin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është një porosi për klasën e sotëme
politike shqiptare, ashtu siç e ka thënë edhe Presidenti historik i Kosovës,
Dr. Ibrahim Rugova, 30-vjet më parë: Besoni në forcën morale të shqiptarëve dhe
dëgjoni kushtrimin e tyre, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare kudo që janë,
për pajtim politik e kombëtar!
Foto
në shtëpinë e Dr. Elez Biberaj në zonën Fairfax të shtetit Virxhinia, jo larg
Washingtonit, me delegacionin e parë nga Kosova, ardhur në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, në Prill të vitit 1990, (menjëherë pasi ishte themeluar Lidhja
Demokratike e Kosovës). Delegacioni i
Kosovës kryesohej nga Dr. Ibrahim Rugova.
Mungon në foto, Dr. Rugova, pasi ai nuk erdhi tek shtëpia e Elez
Biberaj, për arsye sigurie. Me atë rast,
ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, Joe Dioguardi kishte marrë
përsipër që Shërbimi Sekret Amerikan të kujdesej për sigurinë e Dr. Rugovës,
duke e trajtuar atë si një udhëheqës shteti gjatë një vizite zyrtare në Shtetet
e Bashkuara të Amerikës.
Foto
me rastin e një konferencë shtypi në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në
Washington ku morën pjesë Senatori republikan Robert Dole dhe Dr. Ibrahim
Rugova, organizuar nga Dr. Elez Biberaj, në atë kohë Kryeredaktor i Divizionit
të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës, në sallën e konferencave të shtypit të VOA’s,
në vitin 2004.
Darkë
me Dr. Ibrahim Rugovën në familjen fisnike të mikut dhe kolegut tim të ngushtë,
Dr. Elez Biberaj, në fillim të 1990-ave.
*Fotot
nga Dr. Elez Biberaj
Takimi
i fundit me Presidentin Rugova, Prishtinë, 2005
Në
Kuvendin e Kosovës me mikun e shqiptarëve, Kongresmenin Eliot Engel, 2005