Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Rasti i shkrimtarit Agron Tufa, një precedent i rrezikshëm
E shtune, 14.12.2019, 12:25 PM
NJË PËR TË GJITHË – TË GJITHË PËR NJË
RASTI I PUBLICISTIT DHE
SHKRIMTARIT AGRON TUFA
Nga
Frank Shkreli
Unë
e kam thënë shpesh atë që kam menduar dhe mendoj përlirnë e fjalës dhe të
medias në Shqipëri dhe për përpjkekjet e vazhdueshme të qeverisë, përfshir
paketën “anti-shpifje”. Është kjo një
përpjekje që është këthyer tani në një tragji-komedi, sepse qeveria e ka
vendosur tanimë se versioni i saj do të miratohet në parlament, ndërkohë që, sa
për sy e faqe, Komisioni parlamentar për media organizon sesione dëgjimore, ku
ka ftuar edhe përfaqsues të medias shqiptare si dhe përfaqsues ndërkombëtarë,
gjoja për të dëgjuar mendimet e të gjithëve në lidhje me këtë çështje.
Në
këtë mënyrë, qeveria dhe Komisioni parlamentar i paraqesin sesionet dëgjimore
si një ushtrim i demokracisë së vërtetë, megjithëse vendimi për këtë çështje
është tanimë një “fait accompli”, punë e kryer, nëqoftse OSBE-ja, Këshilli i
Evropës, Bashkimi Evropian dhe OKB-ëja dhe ambasadat me influencë në Tiranë nuk
ndërhyjnë për të ndaluar miratimin e këtij
projektligji, që jo vetëm është kërcënim për gazetarët gazetarët
shqiptarë dhe lirinë e tyre, por është edhe një rrezik serioz për lirinë e
shprehjes për shqiptarët,në përgjithësi.
Na
thonë se procesi për miratimin e këtij ligji të ashtuquajtur “paketë
anti-shpifje” është “demokratik”, sepse, siç tha edhedeputeti socialist, Z.
Musa Ulqini,në sesionin e së ënjtës, debati për “paketën anti-shpifje”, sipas
tij, është në përputhje me demokracinë dhe me ligjet e vendit dhe se për këtë
ligj po konsultohen me të gjitha grupet e interesit.Ftesa e është një gjë, por
vullneti dhe dëshira për të përfshirë mendimet e tyre në përpilimin e këtij
projektligji është diçka tjetër.
Arroganca e qeverisë shqiptare për të miratuar me urgjencë këtë
propjektligj – që kundërshtohet nga të gjithë të interesuarit dhe që bie në
kundërshtim të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare, në vigjiljen e
marrjes së Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, është diçka që nuk mund të
shpjegohet ndryshe veç si një provokim.
Duhet
shënuar se shumica e përfaqsuesëve të medias shqiptare si dhe ndërkombëtarët
kanë bërë thirrje që ky projektligj, në draftin aktual, të hidhet në shportën e
plehrave të historisë dhe të fillohet nga zero, ashtuqë projektligji i ri të
jetë në përputhje me marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare mbi lirinë e
fjalës dhe të medias, nënshkruese e të cilave është edhe Shqipëria.
Këto
shqetësime të ndërkombëtarëve dhe të organizatave të ndryshme shqiptare
pasqyrojnë faktin se pothuaj të gjithë janë kundër të ashtuquajturës,“paketë
anti-shpifje” të qeverisë Rama. Por
megjith këto kundërshtime, nuk besoj se qeveria Rama e ka ndërmend të tërhiqet
nga “paketa antishpifje” dhe jam i
mendimit se sesionet dëgjimore të Komisionit parlamentar të mediasjanë vetëm
një “Shou” mediatik për qëllime të mbrëndshme dhe të jashtme. Është e qartë se
as qeveria shqitare dhe as Komisioni në fjalë nuk po kërkojnë konsensus në
lidhje me këtë projektligj. Vetëm
ndërhyrja serioze e ndërkombëtarëve mund të bejë efekt për të ndaluar këtë
çmenduri. Ndërkombëtarët duhet të
këmbngulin për të njëjtat standarde për lirinë e medias dhe të fjalës së lirë –
që ata gëzojnë në vendet e tyre -- edhe për Shqipërinë. Mos u tallni më me këtë vend të vogël dhe me
ketë popull të varfër!
Për
organizatat e gazetarëve shqiptarë dhe për të gjithë ata që janë të interesuar
në lirinë e fjalës dhe të shprehurit në vend kam këtë këshill: hapni sytë se
ç’po ndodhë. Ky është një projekt-ligj,
i cili nëqoftse vërtetë miratohet në parlament, ju përfaqsues të medias
shqiptare, por edhe të tjerët të angazhuar në komunkim me publikun,do jeni të
parët që do ia “pini çorbën”. Nëqoftse nuk e mbroni, vërtetë me bindje dhe
besim të plotëtë drejtën dhe lirinë tuaj si profesionistë që jeni, si grup dhe
si individë.Sepse kur i mohohet liria dhe të drejtat e njeriut, madje edhe një
shqiptari të vetëm, atëherë ato i mohohen të gjithë shqiptarëve, pa dallim.
Të
nderuar gazetarë shqiqptarë. E admiroj
vendosmërinë tuaj të deritanishme për të mbrojtur këto të drejta për veten dhe
për të tjerët dhe jam shumë i shqetësuar për rrethanat politike nën të cilat
ushtronin profesionin tuaj fisnik çdo ditë.
Por këto të drejta dhe liri nuk mund të mbrohen në izolim, duke iu
referuar një rasti të vetëm, siç është projektligji i paketës së ashtuquajtur
“antishpifëse”. Fjala e lirë duhet tëmbrohet çdo ditë dhe në të gjitha rastet,
pa dallim. Më duket si hipokrit fakti
se deri më sot nuk kam parë ndonjë përpjekje serioze, në mënyrë institucionale,
si ente dhe organizata jo qeveritare që jeni,të tregohet ndonjë mbështetje të
fjalës së lirëpër akademikun Agron Tufa, deri dje Drejtor i Institutit për Studimin
e Krimeve dhe të pasojave të Komunizmit.
Siç dihet tani, Z. Tufa u detyrua të arratisej nga Shqipëria për të
kërkuar azik politik në një vend të Evropës, si pasojë e kërcënimeve ndaj tij
dhe familjes, madje edhe nga figura të njohura të politikës shqiptare dhe të
jetës publike. Kërcënime me jetë! Unë nuk besoj të ketë shkelje më serioze të
lirisë së të shprehurit se kërcënimi me jetë ndaj Z. Tufa ose kujdo tjetërpër
rasye të punës akademike dhe publicistike të tij. Mbrojtja e jetës dhe e të drejtave të qytetarëve duhet të jetë
obligimidhe përgjegjësia e parë e qeverisë, përfshir mbrojtjen nga kërcënimet
me jetë ndaj shtetasve e sidomos ndaj zyrtarëve të shtetit.Por kur qeveria nuk
e bën këtë, si në rastin Tufa, atëherë dikush tjetër duhet të ngrejë zërin.
Rasti
i Z. Agron Tufa është një precedent i rrezikshëm dhe një kërcënim serioz ndaj
ushtrimit të lirisë së fjalës në Shqipëri, jo vetëm për akademikë si ai, por
edhe për të gjithë ju si gazetarë dhe përfaqësues të ushtrimit të fjalës së
lirë, në përgjithësi dhe pa dallim.
Liria e fjalës eZ. Tufa është aq e vleshme sa edhe liria ime dhe e çdo
njërit prej nesh si gazetarë dhe si e tillë duhet të mbrohet nga të
gjithë. Mohimi i lirive dhe të drejtave
të njeriut të një shqiptari, cilido qoftë ai, janë mohim i të drejtave dhe
lirive të të gjithë shqiptarëve. Çdo
mbrojtës i fjalës së lirë, përfshir gazetarët, duhej të deklarohej në mbrojtje
të së drejtës që Z. Agron Tufa të punojë dhe të krijojë i lirë në Atdheun e tij, pa kërcënime dhe pa
ndërhyrje nga politikanë.
Nëqoftse
shteti nuk e ka vullnetin dhe autoritetin moral të mbrojë të drejtën e
individëve të shquar të shoqërisë, si publicisti dhe shkrimtari Z. Agron Tufa
nga kërcënimet me jetë, atëherë kush do ta mbrojë atë? Nëqoftse jugazetarët– ushtruesit dhe
mbrojtësit e fjalës së lirë – nuk e bëni këtë, atëherë kush?Nesër mundtu vijë
radha ju. Për ndryshe nuk mund të pretendojmë se besojmë dhe duam një demokraci
ose një “Shqipëri si e gjithë Evropa”, e cila siguron dhe mbron lirinë e
fjalës. Shqipëria me një liri dhe
demokraci të pjesëshmenuk është Shqipëria që duan shqiptarët kudoqofshin
ata. Të pakën unë, nuk e dua një
Shqipëri që dënon ushtrimin e fjalës së lirë me arratisje dhe me kërkim azili
politik,në fillim të shekullit 21.Arratisjen e Zotit Tufa e kujtojmë si një
relikt të luftës së ftohtë.Kishim menduar –por siç duket gabimisht --se
periudha e arratisjeve dhe azileve politike kishte perënduar në Shqipëri me
shembjen e komunizmit zyrtar!
Mbrojtja
e lirisësë fjalës dhe lirisë së të shprehurit përpublicistin e arratisur dhe
azil-kërkuesin Z. Agron Tufa nuk është hiç më pak e rëndësishme se liria e
veprimit për të gjithë gazetarët shqiptarë – liri e cilapritet që me miratimin
e projektligjit antidemokratiktë ashtuquajturës “paketë antishpifëse” të
qeverisë Rama, të shkelet brutalisht për të gjithë, ashtu siç u dhunua kohët e
fundit liriapër shkrimtarin dhe publicistin Agron Tufa.Mbrojtja e lirisë së
fjalës për Z. Tufa duhej të ishte aq serioze dhe parimore– si nga organizatat e
gazetarëve shqiptarë ashtu edhe nga ndërkombëtarët -- sa është edhe lufta e
drejtë që po bëhet kundër miratimit të ashtuquajturës “paketë antishpifëse” e
qeverisë shqiptare. Parimi, një për të gjithë dhe të gjithë për një, vlen sot
më shumë se kurrë.