Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Mbështetje historike ndërkombëtare ndaj Lirisë së Fjalës
E marte, 01.10.2019, 07:22 PM
NJË MBËSHTETJE HISTORIKE NDËRKOMBËTARE NDAJ LIRISË SË FJALËS
Nga Frank
Shkreli
Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe
të lirisë së fjalë, “Reporterët Pa Kufij”, me qëndër në Paris, njofton se, si
rezultat i përpjekjeve të saja për të promovuar parimet demokratike dhe lirinë
e fjalës në hapësirën e gazetarisë,“online”—20-vende të botës nënshkruan javën
që kaloi një marrveshje mbi lirinë e “Informacionit dhe Demokracinë”, në Nju
Jork.
Organizata
“Reporterët pa Kufij” kishte siguruar vëmendjen, në mbështetje të lirisë së
shtypit dhe fjalës së lirë, të udhëheqsëve të vendeve të industrializuara, G-7
që u mbajt kohët e fundit në Francë.
Pasi kishte marrë mbështjetje për këtë nismë nga udhëheqsit më të lartë
botërorë të vendeve të industrializuara G-7, “Reportetër pa Kufij”, kishte vendosur
që shqetësimet e veta, mbi gjëndjen e keqe të lirisë së fjalës dhe të medias në
botë, në përgjithësi, ta paraqisnin edhe në një nivel më të lartë ndërkombëtar,
siç është takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, i
cili posa përfundoi punimet e tija në Nju Jork.
Nja
dy javë më parë, përfaqsuesit më të lartë të vendeve anëtare më të
industrializuara të botës, e njohur si organizata G-7, janë takuar në mbledhjen
e tyre vjetore në Francë për të biseduar mbi një numër çështjesh botërore,
përfshirë diskutimin e udhëheqësve të këtyre vendeve, mbi nismën e quajtur
“Partneriteti për Informacionin dhe Demokracinë”, paraqitur nga “Reporterët pa
Kufij”. Pas përkrahjes së Presidentit të
Francës, Emmanuel Macron të kësaj iniciative, grupi G-7 mbështeti këtë nismë
duke thënë se,“Liria e të shprehurit dhe liria e shtypit, që janë gur-themeli i
demokracive tona -- përparimin e të cilës e kishim konsideruar si të
pakëthyeshëm dhe të paprekshëm -- në të vërtetë, është pikërisht, kjo vlerë
demokratike – që po vihet gjithnjë në dyshim dhe po kërcënohet prapë.”
Pasi
siguroi mbështetjen për këtë nismë nga grupi G-7 në Paris para dy javësh,
organizata “Reporterët Pa Kufij” vendosi që shteqësimet e tyre ndaj keqësimit
të lirisë së medias dhe të drejtës së lirisë së fjalës në nivel botëror, t’i
paraqisnin në një nivel edhe më të lartë ndërkombëtar, siç ishte takimi vjetor
i Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), pasi kështu e
meritonte serioziteti i gjëndjes në të cilën ata e shohin përkeqësimin e lirisë
së fjalës anë e mbanë botës.
Si
përfundim, organizata për mbrojtjen e gazetarëve dhe në mbështetje të fjalës së
lirë, “Reporterët Pa Kufij”, njofton në një informacion për median, se
fillimisht, për idenë e saj siguroi nënshkrimin e “Partneritetit Ndërkombëtar
mbi Informacionin dhe Demokracinë” nga 20-vende të botës, të mbledhura këto
ditë në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së në Nju Jork. Kjo organizatë gazetarësh e cilëson si
“historike” marrveshjen ndër-qeveritare në mbështetje të promovimit të parimeve
demokratike në arenën publike “online”, një nismë kjo e filluar nga “Reporterët
Pa Kufij”.
Nisma
e propozuar nga “Reporterët Pa Kufij” dhe e nenshkruar nga 20-vende të botës
hapë tani rrugën për zbatimin e garancive demokratike në hapësirën e
informacionit dhe të gazetarisë “online”.
Njoftohet se, sipas marrveshjes, “Partneriteti Ndërkombëtar mbi
Informacionin dhe Demokracinë” -- i nenshkruar këto ditë në Nju Jork nga
20-vende të ndryshme --ato janë angazhuar se do të promovojnë përdorimin e
lajmeve dhe informacionit të lirë, të besueshëm, të gjithanshëm dhe të pavarur
“online”. Thuhet se marrëveshja në
fjalë vendosë disa parime demokratike, përfshirë parimet e neutralitetit
politik, ideologjik dhe fetar si dhe siguron transparencën për mënyrën se si
funksionojnë burimet e lajmeve dhe të informacionit “online”. Sipas marrveshjes në fjalë, furnizuesit e
lajmeve kanë përsipër përgjegjësinë që të furnizojnë publikun me lajme dhe
informacion të besueshëm, të një natyre pluraliste, ashtuqë të mënjanohet
“kaosi informativ” që ekziston tani.
Në
njoftimin për media të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, thuhet gjithashtu se
në apelin drejtuar më shumë se 50-ministrave të jashtëm dhe 20-përfaqsuesve të
delegacioneve të tjera në Nju Jork e që morën pjesë në themelimin e asja që
quhet “Alliance for Multilaterism”, pranë Kombeve të Bashkuara, Sekretari i
Përgjithëshëm i organizatës “Reporterët Pa Kufij”, Z. Christophe Deloire – u ka
thënë atyre se, “Nëqoftse vendet demokratike nuk vendosin rregullat, në këtë
ndërkohë, janë interesat private dhe diktatorët, ata që do të vendosin për
ne. Janë këta – dhe jo parlamentet, ata
që deri më tani – kanë vendosur rregullat për hapësirën e informacionit dhe të
komunikimit “online”. Kjo është
arsyeja”, ka përfunduar ai, se pse “Kemi nevojë të vendosim një sistem të ri
garancishë demokratike, në përputhje me kohën digjitale”, për përdorimin e
përgjegjëshëm të hapësirës së shpërndarjes së informacionit dhe komunikimit
“online”, në përputhje me parimet demokratike dhe të lirisë së fjalës.
Pritet
që nga gjysma e nëntorit të mblidhet në Paris enti i ri “Forumi për
Informacionin dhe Demokracinë”,i cili do të inaugurohet nga një koalicion
organizatash të pavarura – detyra e të cilit do të jetë që të propozojë parimet
mbi të cilat mund të bazohen rregullat dhe mënyrat e rekomanduara të
funksionimit të shpërndarjes së lajmeve “online”, në përputhje me parimet e
fjalës së lirë dhe të demokracisë, përfundon njoftimi i organizatës “Reporterët
Pa Kufij”.