Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: 'Bolshevikët e rilindjes' dhe At Gjergj Fishta
E hene, 29.07.2019, 08:23 PM
“BOLSHEVIKËT E RILINDJES” DHE AT GJERGJ FISHTA
Oh!
edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
nami
i sajë përjetë u trashigoftë! (Gjergj Fishta)
Nga
Frank Shkreli
Kohët
e fundit mora një mesazh nga një mik imi i cili ishte i zemëruar nga lajmet që
kishte lexuar në median shqiptare se Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës
kishin vendosur që të këthejnë në muze, shtëpitë e shkrimtarëve të njohur të
Kombit shqiptar, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Miku im nuk ishte i zemëruar për vendimin që
shtëpitë e tyre të këthehen në muze – pasi ai, ashtu siç mendoj edhe unë, këta
shkrimtarë shqiptarë i kanë meritat e tyre dhe duhet të njihen për kontributet,
madje edhe me një shtëpi muze. Por miku
im e drejtonte zemërimin e tij tek ata që ai i quan, “bolshevikët modernë
shqiptarë”, të cilët, sipas tij, mendojnë se periudha e artë e gjithë historisë
– fillimi dhe mbarimi-- kulturës dhe gjuhës shqipe, është ajo e gjysëm shekull
komunizëm. Se vetëm shkrimtarët dhe
historianët e kësaj periudhe, janë ata të cilët meritojnë të respektohen, të
lexohen, të studiohen dhe të admirohen, tu ndë rtohen shtëpi muze dhe
përmendore.
Unë
kam respektin më të madh për Ismail Kadarenë, si patriot dhe si shkrimtar –
megjithse nuk e konsideroj veten të aftë për të vlerësuar njerëz të mëdhej si
Z. Kadare, sepse njeriu duhet të jetë në nivelin e njerëzve të tillë për të
vlerësuar punën dhe veprat e tyre.
Argumentet e mia dhe shumë të tjerëve si unë nuk janë me shkrimtarët e
nivelit të Kadaresë, por me këtë klasë politike, të cilës duket se i ka mbetur
ora në periudhën komuniste, përsa i përket ringjalljes së vlerave kombëtare dhe
të shkrimtarëve të mëdhej të Kombit, si At Gjergj Fishta, të cilët megjithë
kontributet e tyre të mëdha, në periudhën para komuniste – regjimi i Enver
Hoxhës i kishte shpallur “armiq të popullit”.
Ndërkohë që shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër është
këthyer në muze, sot At Gjergj Fishta, jo vetëm që nuk ka një shtëpi të vogël
muze, një përmendore në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë, ose në vendlindjen
e tij, por as një varr ku ti pushojnë eshtërat e tij. Regjimi i Enver Hoxhës ia hodhi eshtërat në
lumin Buna, me shpresë se ashtu do ta zhdukte përgjithmonë kujtesën e tij nga
historia e Kombit shqiptar. Të njëjtën
mendojnë sot edhe udhëheqsit e “rilindjes” të qeverisë shqiptare, se duke e
lënë pas dore, duke mos e kujtuar atë dhe veprën e tij -- se me një qëndrim
indiference ndaj tij – mendojnë se Gjergj Fishta do të harrohet nga brezat e
sotëm dhe të ardhëshëm. Ky ishte edhe
objektivi i regjimit të Enver Hoxhës dhe i bashkpuntorëve të tij
sllavo-komunistë. U lumtë se po ua ua
çoni amanetin në vend. Urime!
Unë
me disa të tjerë, modestësisht, jemi marrë me këtë subjekt për disa vite, por
më kot. Ndoshta është mosha, por
gjithnjë e më tepër jam i bindur se nga ata, që miku im i quan si, “bolshevikë
të rilindjes”, nuk duhet të presim asgjë më prej tyre në lidhje me Gjergj
Fishtën, ose të tjerë si Fishta, pasi tashti jam i bindur se me mosveprimin e
tyre e kanë bërë të qartë, se me Gjergj Fishtën nuk duan të merren. Shpresa ishte se pas 30-vjet post-komunizëm
--të lirë nga imponimet e ideologjisë komuniste sllavo- aziatike, do të donim,
që më në fund, të çmonin njerzit e mëdhej të Kombit, të mohuar dhe të deingruar
për një kohë aq të gjatë nga komunizmi.
Por që, një mohim i tillë zyrtar nga qeveritë shqiptare, ndaj një
personi si At Gjergj Fishta, do të zgjaste edhe tre dekada pas shembjes së një regjimi,
i cili ia treti edhe eshtrat e tij në lum, nuk ma merrte mendja. Shpresoja se një brez i ri politikanësh
shqiptarë, të lindur ose të rritur pas komunizmit – disa prej të cilëve
pretendojnë se edhe janë edukuar në perëndim – do të ishin më tolerant, do
silleshin ndryshe ndaj personaliteteve të njohura të historisë kombëtare të
periudhës para komuniste, si Gjergj Fishta.
Fatkeqsisht, duket se edhe ky brez i politikanëve të rinjë shqiptarë ka
renë pre e influencës dhe mësimeve të një ideologjie bolshevike të ish-regjimit
diktatorial komunist të Enver Hoxhës, se viti 1945 ishte fillimi i historisë së
Kombit shqiptar dhe Enver Hoxha protagonisti i saj, i të gjitha kohërave. Nuk e dinë këta se pa At Gjergj Fishtën dhe
bashkpuntorët e tij në Kongresin e Manastirit, ndoshta asnjë prej nesh nuk do
të shkruanim shqip në alfabetin që ata na e lanë trashëgim.
Këta
të realizmit socialist kanë më shumë të përbashkëta me vlerat komuniste të
Enverin dhe asgjë të përbashkët nuk kanë me At Gjergj Fishtën, as me vlerat që
përfaqëson Gjergj Fishta. Ka ardhur
koha tu themi -- më shumë nga dëshpërimi -- mos u lodhni hiç shokë të
“rilindjes”, se Gjergj Fishta mbijetoi gjysëm shekulli harresë zyrtare, pasi
veprat e tija jetojnë në zemërat e Kombit shqiptar dhe nuk harrohen. Fishta nuk ka nevojën tuaj as për ndonjë
monument as për ndonjë muze. Muze dhe
monument i pavdekshëm janë veprat e tija, duke filluar nga epopeja Kombëtare,
Lahuta e Malcisë. Doni, s’doni, At
Gjergj Fishta, përjetësoi me pendë të gjitha ato vlera, karakteristika dhe
tradita që e bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët ata që që janë sot, dhe që kanë
qenë gjatë gjithë historisë, krenarë për: “besë e burrëri, mikëpritje e
bujari”. Kam drojë se u nuk i kuptoni këto
vlera, e si rrjedhim nuk kuptoni as Gjergj Fishtën.
Me
rastin e hapjes së shtëpisë muze nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në fund të
muajit maj, mos qofsha gabim, mori pjesë edhe vet shkrimtari Ismail Kadare, i
cili, me atë rast, tha ndër të tjera se, “Në radhë të parë, një shkrimtar nuk mund
të kuptohet pa lexuesin e vet, pa gjuhën e vet, pa vendin e vet, pa kombin e
vet, pa miqtë e tij dhe të kombit të tij.
Ne kemi nevojë, sidomos Shqipëria ka nevojë, për një afirmim pozitiv,
për besim për të ardhmen e saj, ëndërron dhe bëhet gati për të hyrë në
Evropë”. Më vjen keq, por me
mentalitetin bolshevik të kësaj politike antifishtjane të këtyre 30-viteve të
fundit, Shqipëria nuk hynë në Evropë, madje nuk shkon as deri në Stambollë, por
do të mbetet në “kënetën ballkanike”.
Ku
janë shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës dhe të letrave shqip, në Shqipëri, në
Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare që nuk e çoni zërin lartë në mbrojtje
të vlerave kombëtare dhe përfaqsuesve të tyre.
Kuptohet se në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe të komunizmit
jugosllav në Kosovë nuk kishit guxim të përmendnit emrin e Gjergj Fishtës se do
e pësonit keq. Po sot ku është
solidarizimi me Fishtën. Pse nuk
flisni? Ke kini frikë sot? Shyqyr që janë Françeskanët e Shkodrës që e
ruajnë kujtimin e tij! Diçka nuk është
në rregull me një Komb që mohon bij dhe bija të tij të nivelit të At Gjergj
Fishtës!
Është
e qartë se “Rilindja” socialiste ka vendosur të vazhdojë ta lejë qellimisht, në
harresën pothuaj një shekullore, At Gjergj Fishtën: pa lexues, pa gjuhë, pa
vend, pa komb dhe pa miqë, faktorë këta që sipas Kadaresë, një shkrimtar ka
nevojë për to. Por mbi të gjitha është
i nevojshëm një “afirmim njohjeje të Kombit shqiptar” për të cilin Fishta punoi
aq shumë, gjithë jetën e tij. Sot
Fishta është i harruar, pa miq dhe i braktisur, i mohuar nga Kombi i vet, deri
në banalitet. Sikur e kishte
parashikuar fatin e tij pas vdekjes si dhe trajtimin kriminal ndaj kujtimit të
tij nga regjimi enverist –por edhe indiferencën dhe arrogancën që do i ofronin
bashkatdhetarët e tij pas shembjes së atij regjimi, në të ashtuquajturën
demokraci shqiptare: Ndryshe nga këta
që e gjykojnë dhe e dënojnë edhe sot në frymën më bolshevike që është e mundur,
për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, me qëllim për të “shue çdo mëni
mizore për Shqiptari”, prap se prap Fishta i falë ata dhe është gati të bëhet
fli:
“Qe, mue tek më keni,
merrni e m’bani fli
Për Shqiptari, me shue
çdo mëni mizore.
Oh! Edhe pa mue Shqipnia
kjoftë e rroftë,
E nami i saj përjetë u
trashigoftë!”
Eshtë
e qartë se klasa politike post-komuniste shqiptare ose siç e quan miku im në
mesazhin e fundit, “bolshevikët e rilindjes” kanë vendosur me kohë që kujtimi i
At Gjergj Fishtës të mos mbetet i gjallë ndër brezat e ardhëshëm të
shqiptarëve. Kanë vendosur që vlerat
dhe atdhedashuria e tij për vendin e vet, të mos jenë shembull për shqiptarët
dhe që ata të mos ndjekin idealet e shënjta të At Gjergj Fishtës në mbrojtje të
Atdheut dhe të interesave të Kombit, për të cilat ai luftoi dhe punoi gjithë
jetën e tij. Por kot e kini, sepse
ashtu siç kishte parashikuar trajtimin kriminel kundër tij nga bashkatdhetarët
e vet për pothuaj një shekull, Fishta ka parashikuar gjithashtu se veprat dhe
trashëgimia e vlerave të tija nuk do të vdesin kurrë për brezat e ardhëshëm të
shqiptarëve, pa marrë parasyshë se ç’mendojnë kundërshtarët e tij të kaluar dhe
të sotëshëm:
“Veçse po moj Zanë
Shqyptare
Krah m’krah bashkë na
tue këndue
Ndërtue kemi nji
pomendore
Rrfe as mot mos m’e
dërmue”
Shtëpia
e At Gjergj Fishtës, e shpallur monument kulture nën mbrojtje të Ministrisë së
Kulturës të Republikës së Shqipërisë –Sipas lajmeve, kjo shtëpi ku ka jetuar
Gjergj Fishta është shpallur më 2008 monument kulture -- i mbrojtur me ligj--
për të cilën, sipas lajmeve, janë paraqitur të pakën tre projekte, por që kanë
hasur në heshtje, në një indiferencë dhe arrogancë jo kulturore të Ministrisë
së Kulturës dhe enteve të tjera qeveritare të Republikës së Shqipërisë.
Shtëpia
e diktatorit, Enver Hoxha -- Muzeu Etnografik, Gjirokastër
Shtëpia
e shkrimtarit Ismail Kadare në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër,
monument i trashëgimisë kulturore
Shtëpia
muze e shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë