Kerko: a
Skender Jashari: Veteranët e rrejshëm dhe të instrumentalizuar
E hene, 25.11.2019, 08:49 PM
Veteranët e rrejshëm dhe të instrumentalizuar
Nga Skender Jashari
Për dallim nga luftërat tjera, Lufta për Liri, në çdo rast ka karakteristika të ngjajshme, ajo “ niset
nga idealistët”( të cilët në të
shumtën e rasteve tradhëtohen dhe bijnë heronjë), “ e mbarojnë trimat”( pas lufte dalin disa trima që në luftë kanë qenë larg frontit) dhe “ fitoren e gëzojnë horrat”.
Zgjidhja e këtij problemi ishte më së
miri siç thoshte gjenerali amerikan që
të paguheshin këta mercenar dhe të
dëboheshin nga vendi, kështu t’i vehej
kapaku punës së tillë. Derisa në botën
komuniste shoqërohej edhe me
shprehje tejet banale, të cilat duket që disa i kanë praktikuar edhe në vendin tonë.
Ne,
si në Kosovë( UÇK), në Luginë të Preshevës ( UÇPMB) dhe në Maqedoninë e
Veriut (UÇK), nuk morëm mësimet
nga praktikat e kaluara, madje as nga
përvoja e vendeve të ish-jugosllavisë,
të cilat pak vite para nesh, ishin
ballafaqu me këtë fenomen.
Idealizmi i Kombit tonë, nuk
ishte vetëm Çlirimi i këtyre
Trojeve, por edhe Bashkimi i tyre me shtetin
Amë, pos kësaj idealizmi ishte Çlirimi
nga çdo robëri nga armiqët, pra
përfshirë edhe çlirimin shpirtërorë nga ndikimet e huaja kulturore, fetare,
ekonomike. Një pjesë e idealistëve tonë, në luftërat e fundit për liri kanë
qenë të frymëzuar nga majtizmi, ateizmi, komunizmi, si rrjedhojë sot ndeshemi
me më shumë problem derisa aspirojmë
anëtarësim dhe integrim në BE dhe NATO, problemet e tilla s’do
ekzistonin sikur të aspironim anëtarësim
dhe integrim në bllokun e rënë komunist.
Luftërat tona
Çlirimtare fatkeqësisht nuk u udhëheqën nga institucionet tona paralele, madje kishte
edhe fërkime dhe konfrontime të
fraksioneve oponente, kjo e rëndoi edhe
më shumë situatën, si gjatë ashtu edhe pas. Keqpërdorime, sabotime,
tradhëti, spijunazhe e deri edhe akte
kriminale ndodhën gjatë
luftërave tona, të tillat u shoqëruan edhe pas
lufte.
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së,
ka publikuar shifrën prej 13458
pjestarë, me këtë ndarje: shtabi i përgjithshëm kishte 39, Zona e Drenicës 2611 pjestarë,
Zona e Pashtrikut 1715 pjestarë, Zona e Dukagjinit 1537 pjestarë, Zona e Shalës
1253 pjestarë, Zona e Llapit 4523, Zona e
Nerodimes 1253, Zona e Karadakut
347 pjestarë, Batalioni 1/60 me 110
pjestarë, Qendra Shkollore me 30 pjestarë, Brigada 200 e Logjistikës me 40
pjestarë.
Nga 13458 pjestarë të vërtetë, në vitin 2019, shifra kishte arritur në 66500 aplikime, apo 46230 veteran. Hipokrizia
shkon edhe më tej, duke u zhvillu gjoja
hetim nga një prokurorë dhe duke nxjerrur
rreth 19.060 veteranë të rrejshëm,
e që për të diskreditu tërësisht këtë proces prokurorë politikë futën
edhe rreth 3000 emëra të veteranëve të vërtetë në listën
e veteranëve të rrejshëm. Për 19.060 veteranët e rrejshëm, për çdo muaj
nga 170 euro, shteti i Kosovës, i jep 38 milion
euro brenda një viti. Apo nga numri total i veteranëve, Kosova jep pensione për 37.771( duke përfshirë këtu edhe 19.060 veteranët e
rrejshëm). Për vitet 2015- gusht 2018,
llogariten që mbi 88.769.217 milion euro i janë dhënë për veteranët nga buxheti i
shtetit.
Utopia
shkon deri aty, sa edhe pas reagimit të ambasadorit zviceran Jean-Hubert
Lebe në mars 2019, i cili kishte thënë:” ju paguani veteran të rrejshëm, ne
investojmë në projektet tuaja-s’ka
logjikë”, këtë e kishte përkrahur
edhe ambasadori amerikan e të tjerë.
Ndërsa politikani i Kosovës, gjoja “katolik”( me porosi të patronit të tij) del
për ta demantuar ambasadorin zviceran( mos të harrojmë, se kjo taktikë është e
njohur më parë në sistemin e drejtësisë,
kur të
dyshuar për terrorizëm islamik, kryenin akte terroriste kundër nacionalistëve
Shqipëtar, prokurorët politik
gjoja “katolik” dhe policët hetues gjoja “katolik” trajtonin rastet e
tilla dhe dihej përfundimi i rastit!). Po ashtu edhe disa zyrtarë të organizatës së veteranëve të UÇK-së, dalin
kundër, duke nënkuptuar mbrojtjen
e veteranëve të rrejshëm.
Personalisht kisha komunikuar edhe më parë, me disa nga zyrtarët e organizatave të veteranëve të
luftërave tona, kyresisht në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, për largimin
e veteranëve të rrejshëm. Nga
bisedat kisha kuptuar që veteranët e rrejshëm
janë produkt i disa individëve të këtyre organizatave dhe partive politike. Interesi i tyre ishte
thjeshtë përfitimi në aspekte të
ndryshme, nga ngritje të vetëlavdisë( me madhështim të luftës, duke falsifiku Historinë) e deri
tek përfitimi i pastër politik dhe
material- të njejtin interes pothuajse
kishin edhe veteranët e rrejshëm.
Vlerat e Luftërave tona, askush nuk i
mbrojti, madje disa individ në
organizatat që thirreshin në emër të
saj, në jo pak raste janë politizuar nga parti politike, e për më keq kanë patur edhe dorë në fryrjen e
listave të veteranëve të rrejshëm.
Fushatën për veteranizimin e
partizanëve politik e kemi vërejtur fare
mirë, madje edhe nëpër medie
janë publikuar mënyra të shumta kriminale, sesi janë shitur-blerë statusi i veteranit. Mirëpo
me dukurinë kriminale të veteranëve të
rrejshëm, si Kosova, Lugina e Preshevës ashtu edhe Shqipëtarët në
Maqedoninë veriore, janë
ballafaquar që gjatë zhvillimit të
luftërave, por si dukuri me elemente
kriminale u intensifiku më pas.
Pas luftërave, një pjesë e
veteranëve u instrumentalizuan
nga qarqe të ndryshme:
·
Disa të tillë u instrumentalizuan nga partitë politike, duke u përdorur nga
ato, për qëllime politike, si benefit veteranët e tillë, përfituan vende pune, shkollim jomeritor, karrierë
jomeritore e disa edhe plaçkë lufte! Disa dhjetëra veteran të vërtetë, shkaku i mos instrumentalizimit të
tyre, iu imponu të vritnin veten,
shkaku i papunësisë dhe problemeve
tjera shëndetësore dhe psiko-sociale.
Madje disa të tillë kemi pa, që nën
urrejtjen politike kundër një partie
tjetër Shqipëtare, kanë deponuar akuza për krime lufte, krime politike pas lufte.
·
Pak veteran janë instrumentalizu nga
agjensitë informative armiqësore
me Shqipëtarët, duke i
radikalizu, ekstremizu në
islamizëm, me qëllim të etiketimit të luftërave tona
çlirimtare, si luftëra me elemente
të luftërave fetare islamike, për
qëllime politike të Serbisë, si kundërshpërblim morën ndihma e
pagesa sidomos nga organizatat fetare gjoja humanitare islamike,
të ndikuara nga personat e lidhur me Serbinë.
Një pjesë e veteranëve të rrejshëm të publikuar në
listat e tilla në Kosovë, kanë
disa specifika karakteristike kriminale,
të cilat do duhej hetuar, gjykuar edhe për më shumë vepra kriminale, nëse të tillët
lidhen edhe me luftërat tjera si në
Luginë të Preshevës( UÇPMB-ën). Ato janë që:
·
Në luftën e
Kosovës, në asnjë mënyrë, asnjë anëtarë i familjeve të tyre nuk ka qenë aktiv(
dalloni nga ata të cilët janë veteran të rrejshëm por që kanë patur familjarë pjesëmarrës në luftën
e Kosovës!);
·
Kanë ardhur disa
ditë apo disa orë në UÇPMB, apo si ushtar turist( siç i quanim), e pastaj
kanë ikur mbrapa;
·
Kanë promovu, propagandu ideologji politike të ndonjë
partie politike( duke futur frymën
përçarëse brenda ushtarëve apo duke kry
detyra të porositura); fetare( kryesisht me
porosi të agjenturave serbe, për ta
identifiku Luftën tonë për Liri
të UÇPMB-së, si luftë me elemente ekstreme islamike) etj;
Nga këta veteran
të rrejshëm, të përfshirë edhe në
listën e veteranëve të rrejshëm tashmë,
por edhe disa të tillë, që i njohim, por që ende nuk janë larguar nga lista e veteranëve, keqas janë keqpërdorur nga
qarqe brenda Kosovës por edhe nga qarqet
e huaja. Përdorimi i këtyre është bërë:
·
Për luftë
politike, duke u përfshirë në
propagandim e deri në luftë
politke, e jo pak raste edhe deri në akte kriminale me motive politike.
Janë tashmë disa dhjetëra raste të rënda, të cilat ende nuk kanë
përgjegje të drejtësisë.
·
Janë prodhuar disa
qindra dëshmitarë që kanë shkaktu nisje
hetimesh dhe kanë dëshmuar e do dëshmojnë gjoja
për krime të luftëtarëve shqipëtar gjatë luftërave të fundit.
Derisa Agjensia e Kosovës për
Inteligjencë, ashtu edhe policia, prokuroria dhe gjykatat e Kosovës, të
stërmbushura me partizan politik të partive politike, një pjesë e të cilëve
edhe me “peng të së kaluarës”
apo me
kontrata e shërbime për shtetet e huaja( kryesisht Serbisë, Turqisë
etj), nuk trajtuan asnjëherë
meritorisht, mbrojtjen e vlerave të luftës, hetimin dhe gjykimin e personave që manipulonin, falsifikonin, keqpërdornin
a kryenin akte tjera kriminale që kishin të bënin me vlerat e luftërave tona.
Më:24.11.2019
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.