Kerko: a
Enver Bytyçi: Ilir Meta nuk është kundër ambasadorëve, por kundër “tutorit të prostitutave”!
E diele, 24.11.2019, 02:07 PM
Ilir Meta nuk është kundër ambasadorëve, por kundër “tutorit të prostitutave”!
Nga
Enver Bytyçi
Së
paku një meritë e ka Ilir Meta! Shkundi shqiptarët nga gjumi i rëndë në pritje
të ambasadave! Por jo vetëm kaq. Zbuloi në publik se Shqipëria nuk ka
kryeministër. Vendin e kryeministrit e ka zënë një tutor prostitutash të
shtëpisë publike me emrin Rilindja!
Shqipëria
ka përjetuar një izolim të tmerrshëm dhe në ankthin e rikthimit të atij izolimi
ne shqiptarët pranuam pa asnjë pengesë arrogancën e ambasadorëve. Aq sa e
lëshuam fatin tonë në duart e tyre. Sa herë gjendet ngushtë gjysma opozitare
kthen sytë nga ambasadorët si nga Perëndia. Gjysma tjetër, si derrat e
pangopur, mburren me aftësitë e liderit legjendar për korruptimin e
ambasadorëve me para dhe me “prostitutat” e rilindjes, mjafton që të zgjasë
ëndrra e pasurisë dhe pushtetit.
Ilir
Meta, nëse e fiton betejën e nisur, po bën ndarjen e madhe nga kjo gjendje e
çuditshme, që shfaqet vetëm te ne shqiptarët. Ka prej atyre që presidentin e
vendit në këtë qëndrim e “akuzojnë” për sovranizëm. Por askush në hierarkinë
shtetërore nuk ka autoritet kushtetues të jetë “sovranist” sa presidenti i
Republikës. Aq më tepër kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Republikës.
Shqipëria
është republikë parlamentare, ndërkohë që Edi Rama po e shndërron atë në një
republikë prostituore. Ndërkaq shtëpinë publike të Rilindjes ai po e përdor si
rasad për të garantuar mbështetjen e ambasadorëve për ta shkatërruar republikën
parlamentare. Ne e kemi jetuar një kohë kur e gjithë trupa diplomatike e
akuzonte Sali Berishën për gjoja futjen në dorën e tij të pushteteve të tjera.
Por në fakt asokohe nuk kishin ndodhur as 5 përqind e çudive që ndodhin sot nën
qeverisjen prstituore të Edi Ramës. Gjykata Kushtetuese e kohës së Sali
Berishës ishte në mbështetje të të gjitha padive dhe ankesave të ish-kryeopozitarit
dhe ish-kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama. Ndërsa sot, kjo gjykatë
kushtetuese po shkon sigurt në duart e një të çmenduri, që nuk di se çfarë bën.
Nuk
besoj se trupa diplomatike e ardhur nga vende me traditë demokratike mbështet
Edi Ramën në përpjekjet e tij për t’u vetëshpallur monark absolut në një vend
kandidat për pranim në BE dhe anëtar të Aleancës Atlantike. Mbështetja
diplomatike ndaj Edi Ramës sigurohet përmes thesit dhe vesit, përmes parcelave
të hashashit dhe kuplarasë së Rilindjes! Kjo maskaradë e Edi Ramës ka filluar
që kur ai u emrua ministër kulture dhe u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Dhe Ilir Meta ka qenë dëshmitar i kësaj praktike korruptuese të kreut të
ekzekutivit të sotëm, ndërkohë që u desh të përballet vetë me tutorin e
prostitutave që të reagojë ashpër ndaj tij.
Reagimi
i Metës ndaj ambasadorëve, siç ishte p.sh reagimi ndaj ambasadorit të OSBE-së,
Bochardt, është në fakt reagim ndaj shtëpisë publike të Rilindjes dhe
përpjekjeve të saj për ta shndërruar të gjithë Shqipërinë në një parcelë
hashashi dhe kuplara prostitutash! Nëse arrin dhe e shpëton këtë proces, ilir
Meta do të mbahet mend për një moment kthese në jetën politike të Shqipërisë,
kthesë kur shënohet ndryshimi i madh në raportet tona me ndërkombëtarët dhe
kërkesa ndaj tyre për të qenë korrekt e të paanshëm në këtë Shqipëri të
rraskapitur e në buzë të greminës!
Republika
duhet shpëtuar, ajo është në rrezik. Ilir Meta, edhe nëse ka për qëllim të
rritë ndikimin e tij te Gjykata Kushtetuese, duhet mbështetur. Ndryshe
shkatërrimi i Republikës do të vijë nga futja në dorë e kësaj gjykate prej Edi
Ramës. Po mbështetën presidentin shqiptarët do të kenë së paku një gjykatë që
do t’i mbrojë nga kryeministri i tyre dhe çmenduritë e tij të paimagjinueshme!