Kerko: a
Përparim Hysi: Një Poete që operon me metafora
E diele, 10.11.2019, 11:23 AM
Një Poete që operon me metafora
Libri
me poezi"GJETHNAJA NË SHPIRT",
i POETES VERA ISTREFAJ
Nga
Përparim Hysi
Libri
me 72 poezi lirike të POETES VERA ISTREFAJ, më erdhi përmjet internetit. Erdhi dhe jam
befasuar: kam njohur një POETE LIRIKE që "operon" me metafora dhe, ngaqë poezia lirike është quajtur nga
ESENINI:-Mbretëreshë e poezisë, unë, nga ana
ime, po e quaj PRINCESHË të LIRIKËS MBARËSHQIPTARE. Natyrshëm, ky mendimi im mund të jetë disi subjektiv, por ky"emërtim" kaq sublim, nuk është fare nepotik. Asnjë njohje paraprake
nuk kam me autoren dhe, nëse e "mandatoj" me këtë titull kaq
honorofik, kjo ndodh se kam çmuar poezinë e saj sa"bio", por dhe aq të bukur, ku rrallë, shumë rrallë, mungon
ndonjë metaforë që i jep aq shije poezisë. Metafora
është"mbretëresshë e tropeve"
dhe POETJA i ka përdorur me aq
bukuri, sa, të duket, "që të hysh në
mbretërinëe tropeve", duhet jo vetëm të"kriheshe ujdisesh" si në
atë"mbretëri", por dhe të paraqitesh me dinjitet. Dhe kështu ka
ndodhur. VERA ISTREFAJ vjen me një tufë lirikash shpirti. I ka shkruar me
stilin më të qartë në botë: të gjitha poezitë e saj mund të lexohen e shijohen
nga kushdo, pa pikën e vështirësisë. Duke vazhduar me të tjera aludime për
POETEN VERA ISTREFAJ, nuk kam si mos
sjell për lexuesin dhe të tjera përafri. MAKSIM GORKI, duke u befasuar me
poezitë e një LIRIKU të madh si ESENINI, tha:" Erdhi si një luleshtyrdhe çelur në
janar dhe është një organ i lindur për poezi". Të dy këto atribute të
ESENINIT i meriton edhe VERA ISTREFAJ. Asgjë në botë nuk është absolute dhe, merret
me mend, që nuk dua të vë domenin me
mendimin tim.
* * *
Poezia
është biografia e poetit, - ka thënë POETI i madh rus, JEVTUSHENKO. Dhe aq të
qëlluar e quaj thënien e JEVTUSHENKOS, sa, në gjykimin tim, i shkon për shtat dhe VERA ISTREFAJT. Në
jetëshkrimin e saj, thotë se ka mbaruar të lartën për juridik dhe për çudi, pak nga pak, po afrohet drejt 10-librave. Atëherë, natyrshëm, shtrohet pyetja:- Ku e gjeti apo
e"mësoi" poezinë VERA ISTREFAJ?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje pak sugjestive, e gjej nga një POET NOBELIST, JOSEPH
BRODSKI. Brodski jetonte në atë kohë në RUSI apo më saktë: në Bashkimin
Sovjetik. Rebel nga natyra dhe pak i"indisiplinuar" (siç bëjnë gjithë
poetët), mbi 14- herë i"pushuar" nga puna dhe, së fundi në gjyq:-
Çfarë pune bën?- pyeti gjykatsi.
-Unë
jam Poet!- u përgjigj i pandehuri.
-Poet
ti?- shkërbeu shpotitës gjykatsi. Po ti je i pashkollë (atëherë, BRODSKI nuk
kish mbaruar të lartën).
-Zoti
gjykatës, - foli i "pandehuri", poezia është peshqesh nga ZOTI! Dhe, për të
shkuar tej kësaj ligjërate, BRODSKI iku nga RUSIA dhe shkoi në AMERIKË dhe
"ipashkolli" mori çmimin NOBEL për letërsi. Dhe"peshqesh nga
ZOTI" është poezia për VERA ISTREFAJ !
VERA ISTREFAJ, këtë"peshqesh
nga ZOTI", jo vetëm e ka shfrytëzuar racionalisht, por edhe i ka dhënë
poezisë vlera të epërme. Atë, kur thotë
LUI ARAGON e"kanë marrë fjalët prej
dore" dhe ajo i ka"latuar" me brishtësinë e shpirtit të saj dhe,
tek i kthen në vargje, të duket poezia si një gjelbërim poetik, nga i cili nuk do që të ndahesh. Është një
befasim i bukur dhe i prekshëm. SUSAN SUNELLEY thotë:-Fjalët janë organizma të
gjalla dhe, pse janë të tilla, kanë
jetëgjatësinë më të madhe".
* *
*
Pa
referenca dhe aludime për ta sjellë para lexuesëve këtë poete, po mundohem
të pranëvë:, vargje apo srofa poezish prej saj. "Gjethnajës së
shpirtit/ fëshfërin mendimi/gjethe më gjethe/peshojnë dhimbje/ me pikla
vese/ujit sythe shprese". Ose:"Mëngjesi i hershëm më freskoi/Ma
përkëdheli buzën/Unë fle me muzën!" Shijoni tani një metaforë
hiperbol:" Dhimbja m'u bë qiell/ e shpresa mbeti zok në në fluturim/ Fjala
e pathënë pikon/trishtim!.
Më
tutje një poezi si"Mantel gjethesh":- E kam veshur me vjeshtë këtë
mantel/dhimbjen time/ mantel gjethesh për drithërimë./Është stacioni im/po dua
të mbetm në udhëtim./ Shihni ca vargje tek"Ah, dhimbjet e mia"
"Fatlume
janë gjethet e pemëve
Së
fundmi, ato në humus do kthehen.
Por
dhimbjet e mia?Ah, dhimbjet e mia
Nuk
mund të treten."
E
një tjetër:"Zjarrin mbajmë ndezur"
"Lehtas
më pulitesh
Gjithë
ditën me sy
Gjersa
vjen dhe mbrëmja
Dhe
të gjen aty,
M'i
vë flatra shpirtit
Ëndërron
syhapur
"Notojmë"me
njëri-tjetrin
Mbi
detin e kaltër.
..........................................
Bashkë
në kaq dekada
Zjarrin
e mbajmë ndezur
Prushi
i këtij zjarri
"Lodhjen"
ma ka tretur!
Dhe
metaforat, sikur janë nisur e stisur për"sfilatë" nga një dorë prej
mjeshtreje, zënë e shfaqen në të gjitha
poezitë.Diku"litarët e shiut/më kanë lodhur supet;" më shfaqen
metaforat radhë-radhë/gjerdanë të varur në shpirt e gushë/ ashtu si dhëndrri që
për herë të parë/ndjen drithërimën e nuses/. Diku tjetër:"xhepfryrë/je
njeri i ndyyrë!!!
"Ndjesitë
e mia i bëj bisqe/për t'i vënë mbi pika vese/. Sa"bio" janë vargjet e
një"peizazhi poetik" si ato për PASHTRKUN;për dy Drinat e toponomi të
tjera që vinë për lexuesin si lumenj gëzimi. Kjo, - them unë, - ndodh se përkon
me atë që ka thënë shtatë shekuj më parë
poeti i madh Persian:RUMIU!" Kur i bën gjërat me shpirt, ndjen një lumë që
lëviz brenda teje:është lumë gëzimi!. Gëzim ndjen dhe autorja se, duke vjedhur përsëri, RUMIUN:"Dua të
këndoj siç këndojnë zogjtë e pyllit, pa e vrarë mëndjen se kush i dëgjon".
Poetja ka kënduar me shpirt dhe e di mirë që lexuesi do befasohet nga këto poezi kaq të bukura.
* * *
Në
mbyllje të këtyre përshtypjeve modeste të miat, mund të them: "Çdo poezi e saj është
aq"bio" dhe e brishtë dhe, parë me një sy kritik (gjithmonë në
vizionin tim), është dhe realitet; është dhe lëndinë;edhe ngjyrë; edhe
PASHTRIK:edhe DRIN... dhe nuk ka fare poezi abstrakte. Urime, POETE!
Tiranë, 6 nëntor 2019