Mendime
Dedë Preqi: Zarfet e helmuara apo të trilluara
E diele, 20.10.2019, 05:51 PM
ZARFET E HELMUARA APO TË TRILLUARA
Nga
Dedë Preqi
Do
të quhej i çmendur ai që thotë se, mund të harrohen aq shpejt ato përjetime të
rënda të popullit shqiptarë të Kosovës, veqanarisht kur fëmija e ka parë
prindin, vëllaun, motren, para gjelatëve serb, apo edhe anasjelltas prindërit i
kanë parë fëmijët e vet, duke ia vrarë dhe dhunuar para syve të tyre, që do të
thotë se është një përjetim shumë i rëndë për një qenje njerëzore, duke
përjetuar gjëra të tilla nga krimi dhe gjenocidi që shkakëtoi regjimi i
politikës serbe, edhe pse ndoshta ndonjëri prej tyre e vazhdon jetën sot, këta
njerëz vuajnë tërë jetën nga plagët e shpirtit të vrarë.
Dhe
vështrimet e këtij rasti me zarfet e helmuara në zgjedhjet e fundit në Kosovë,
në mos qofshin trillime, janë konkluzione të sjella dhe të përputhura me diçka
që ka ndodhur shumëherë në të kaluarën
në vendin tonë, ku janë helmuar me qindra nxënes, student dhe punëtorë nga
regjimi serb, prandaj nuk do të thotë se, një situatë e tillë nuk përsëritet në
Republikën e Kosovës, nëse ekzistojnë shërbime sekrete serbe dhe ruse, të
nstaluara për të kryer misionet e tyre me çëllim të ç’rregullimit dhe
destabilizimit të këtij vendi.
Vetëm
njerëzit primitiv dhe agresiv pothuajse nuk e ndryshojnë dhe riciklojnë mitin e
vet, por çepën pas tij, duke besuar në të, duke menduar se do e gjejnë fatin e
tyre për të arritur madhështinë, madje edhe në dështime të shumta, një arritje
të cilën nën rrethana të zakonshme kurrë nuk do ta realizojnë. Në vend që sot
këta njerëz të përmirësojnë të kaluarën e tyre historike, që shkakëtoi vetëm
tragjedi njerëzore dhe asgjë të mirë, ata po i mbyllin sytë dhe jetojnë në këtë
mjegullirë, që po ua vërbon sytë përditë, dhe për fat të keq me helmimin e
gjeneratave të reja.
Zarfet
e dërguara enkas nga Serbia, në mënyrë jo të zakonshme përmes postës, por në mënyrë
të paketuar dhe të dyshimtë përmes zyres Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, të
cilat hapin dilema si të helmuara, e para reagimet shpirtërore të qytetarëve të
Kosovës, do të dukëshin jo të thjeshta, sepse shfaqjet e kësaj metode të
regjimit serbo-sllav, ishin të shpeshta me qytetarët e këtij vendi, përmes të
cilave regjimi në fjalë e kishte edhe këtë alternativë për të arritë qëllimet e
veta të nënshtrimit dhe robërimit të këtij populli.
Ndërsa
zarfet e trilluara, të cilat supozohen si të «helmuara» në rastin e këtyre
zgjedhjeve shumë të rëndësishme të vendit, në analizën përfundimtare kjo lojë e
këtij lloji do bëhët e qartë, apo ndoshta edhe e pa qartë, që do ishte një
lodër e rrethanave dhe atyre që kanë tendencë për ta ndryshuar realitetin e
kësaj ngjarje të madhe të zgjedhjeve në Kosovë, gjegjësisht me qëllim për ti
dobësuar rrezulltatet e LVV, LDK, për të përfituar një parti tjetër, apo grup i
njerëzve të njejtë, që kishin afera të dhemshme korruptive dhe kriminale.
Dhe
nëse, një organizim i këtij lloji me zarfat e trilluara, për të manipuluar me
votat dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, si trillim për kurdisje për ta
ndryshuar rrezulltatin e këtyre zgjedhjeve, barra kryesore bie mbi udhëheqjen
dhe kryetaren e KQZ-së, z.Daka, bashkë me ekipazhin e saj ndërveprues, me
ç’rast një lojë e tillë me fatin e një populli, nuk qon largë, që do të ishte i
ngjajshëm me filozofinë e atyre që dje i kurdisen këto helmime dhe nënçmime me
popullatën e këtij vendi.