Mendime
Skender Jashari: Reflektimet i ngjarjeve të fundit në Luginë të Preshevës
E hene, 14.10.2019, 07:00 PM
Reflektimet i ngjarjeve të fundit në Luginë të Preshevës
 Nga
Skender Jashari
Nga
Skender Jashari
Lugina
e Preshevës  aspiron edhe sot, Bashkimin
me  Republikën e  Kosovës, pjesë e së cilës ishim  deri më 
1945, e që përdhuni për të ndryshuar përbërjen  etnike Shqipëtare, u bënë  ndarje 
të tilla. Të gjithë 
Shqipëtarët  e Luginës së
Preshevës, e shikojnë këtë  si opsionin
e  vetëm, duke mos pasur asnjë  opsion alternativ.
Kohëve
të fundit, ngjarjet në   rajon e më
larg  janë  duke u zhvilluar me shpejtësi më të madhe se
më parë. Padyshim  ngjarjet e tilla
shkaku i  lidhjeve të ndryshme  reflektohen edhe në Luginë të Preshevës.
Kryesisht shohim dy ngjarje që  patjetër
reflektohen në Luginë të Preshevës, ato janë: zgjedhjet parlamentare  të Republikës së Kosovës dhe  invazioni turk në territorin kurd të Sirisë.
Zgjedhjet  parlamentare të parakohshme  në Republikë të Kosovës, kanë patur
interferim të dyanshëm.
Qytetarë
të Luginës së Preshevës, të  cilët nuk
janë  banorë  resident të 
Republikës së Kosovës, madje edhe të tillë që  jetojnë nëpër 
vende  të  ndryshme të Europës, kanë qenë të politizuar
dhe ishin  aktivizuar në fushatën  parazgjedhore dhe zgjedhore për  zgjedhjet 
parlamentare të 06.10.2019. Për dallim nga  zgjedhjet 
e   më hershme,  qytetarët 
e Luginës së Preshevës, në këto zgjedhje 
kanë  qenë  kryesisht ithtarë të një partie politike- dhe
nga  duket  që kanë luajtur rrolë  në rezultatin 
përfundimtarë.
Përgjegjësia  kushtetuese dhe  sipas ligjeve 
ndërkombëtare, bie  mbi Republikën
e Shqipërisë, në   mbrojtjen e
Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, po të njejtën  përgjegjësi 
ka edhe  Republika e Kosovës. Deri
më tash, asnjë hap relevant  nuk
kanë  bë, nuk mund të pritet që as  në të ardhmen të  bëhet- edhe pse shpresat e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës  paksa janë 
riforcuar.
Tashmë  janë 
dy opsione, rreth  Luginës së
Preshevës: ai i presidentit të Republikës së Kosovës, për bashkimin e  saj Kosovës dhe  opsioni i status quos alias reciprocitetit
me  serbët  e Kosovës. Opsioni i Bashkimit  me Kosovës, 
i promovuar së fundmi nga 
presidenti i Republikës së Kosovës, 
është  ideal dhe dëshirë e çdo
Shqipëtari, pra edhe të Shqipëtarëve të Luginës, por  zgjedhjet e fundit dëshmuan që as Shqipëtarët
e Luginës nuk e  besojnë këtë. Derisa
tashmë   SHBA, por edhe vende të  fuqishme të BE-së, janë  për zgjedhjen përfundimtare të çështjes së
shekullit, atë  Shqipëtaro-serbe, ne
Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, më
fuqishëm se kurrë  duhet të  ngrisim 
zërin për  Bashkimin me Kosovën.
Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund ta 
privatizoj e patronizoj dhe përfaqësoj 
idealin e Shqipëtarëve të Luginës, siç askush tjetër  pos popullit nuk është i denjë ta  përfaqësojë këtë ideal. Por edhe
mjegullimi  i  kërkesës së Shqipëtarëve të Luginës së
Preshevës për Bashkim me Kosovën, pjesë e së cilës  vazhdimisht ishim e që u ndamë  pas Luftës së II botërore, është po aq i
dëmshëm, e  mos të flasim më për  reciprocitet me serbët e  Kosovës.
Lugina
e Preshevës, nuk mund  në asnjë mënyrë të
pranojë reciprocitet me serbët e  
Kosovës, për faktet: serbët  nuk
kanë  kontinuitet historik dhe
territorial-gjeografik, pra edhe  Kosova
Veriore( Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani) por janë  sediment kolonësh, derisa Shqipëtarët e
Luginës së Preshevës nuk janë minoritet por  
shumicë  në shtrirjen e tyre
territoriale-gjeografike.
Influenca  turke 
në Luginë të Preshevës, është më 
e madhe sesa në pjesët  tjera të
Trojeve  Shqipëtare, krysisht për arsye
të tre faktorëve: lidhjeve  me muhaxherët
së bashku me ndikimin serb për turqizimin 
e Shqipëtarëve dhe ndikimit të hoxhallarëve  të 
Akaidës turke.
Lugina
e Preshevës, është pjesa e fundit trashëgimtare 
e  Golgotës Shqipëtare të
Sanxhakut të Nishit,  të viteve 1877 deri
më sot. Golgota jonë ishte me përmasa biblike, kështu e ilustrojnë shumë
historian, mes tyre edhe historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman(
nënkupto Shqipëtar) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882
kishin mbetur 12.000 të tillë.  Pas vitit
1912, me pushtimin serb të  Luginës së
Preshevës,  Shqipëtarët  e 
kësaj ane, u përballën  me
asimilimin, muslimanizimin, boshnjakëzimin, turqizimin,  me  të
cilat edhe sot përballen. Shpërnguljet 
edhe  gjatë  viteve 
1912-1914, të rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri në Luftën
e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar për në
Turqi, një pjesë  e tyre ishin edhe  nga Lugina e Preshevës, në përqindje më të
lartë. Kjo ka bërë  që edhe  sot, 
Muhaxherët  të kenë  lidhje 
farefisnore  me farefisin e tyre në
Luginë të Preshevës. Madje analizuar më në detaje, shumica e tyre  janë 
ithëtarë të  Taip Erdoganit, të
cilën  e reflektojnë edhe  farefisi i tyre në Luginë të Preshevës.
Prandaj  si lidhjet  farefisnore 
ashtu edhe ndikimi i qëllimshëm 
i  Serbisë, që Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës, edhe sot  të orientohen 
drejt lindjes-Turqisë, siç ishim orientuar  gjatë viteve 1877-1908,  prej nga 
Serbia  fitoi  territor 
nga ne Shqipëtarët,  ashtu edhe më
pas  fitoi asimilim dhe shpërngulje të
Shqipëtarëve për në Turqi, janë vetëm në interesin e saj. Derisa  në këtë 
drejtim  Institucionet e
Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë janë të shurdhëra. Derisa ndikimi i
hoxhallarëve, të cilët predikojnë Akaidën turke të besimit islam, ende  reflektojnë 
dhe ndikojnë në shtimin e 
influencës  Erdoganiste në Luginë
të Preshevës.
Së
fundmi me  invazionin turk, në  Sirinë veriore,  në tokat etnike Kurde,  reflektoi edhe në Luginë të Preshevës, por
edhe tek Shqipëtarët  në Republikën
e  Maqedonisë së Veriut,  troje këto ku 
është më evident  influenca turke.
Reagimi i ashpër i botës demokratike, kryesisht SHBA-së, Gjermanisë, Francës,
Britanisë, Izraelit, nuk u shoqëru edhe nga 
reagimi  i zëshëm i politikës tonë
Shqipëtare.
Andaj
Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës,
duhet të vazhdojmë edhe sot, kur situata është në dobi  tonën, që të kërkojmë  asipiratën 
për Bashkim me Kosovën, si zgjedhje 
definitive  e problemit
Shqipëtaro-serb. Çdo zgjedhje tjetër, 
vetëm do ishte në interes të Serbisë, që 
të “ngrijë problemin” për ta 
rihapur  kur  situata të jenë  në favor të saj. Bashkimi  i Luginës së Preshevës me  Kosovën, do i jepte fund edhe shumë
ndikimeve   tjera, qoftë atij  turk mbi 
këtë pjesë, qoftë edhe ndikimit serb në asimilimin e  Shqipëtarëve të kësaj ane.
Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










