Kerko: a
Fritz Radovani: At Mati Prennushi, prej litarit deri tek plumi
E premte, 04.10.2019, 09:55 PM
AT MATI PRENNUSHI O.F.M.
PREJ LITARIT
DERI TEK PLUMI
Nga
Fritz RADOVANI
Gjoksi
i At Mati PRENNUSHIT, ku u palos Flamuri i Gjergj Kastriotit e derisa, ju
dorzue Atdhetarit Trim të Hotit Dedë Gjo’ LULI, ishte i dënuem me vdekje
njëherit me Mikun e Tij… Porsa Ai Flamur u valvit në Maje të Deçiqit, me 6
Prill 1911, bash atë ditë kur u trandën edhe gurt’ e Vorrit Kastriotit në
Lezhen historike…E gjimuen Malet!
At
Matia ishte le me dashuninë per Liri, gjithshka Ai i dedikoi asaj. Në qelën e
Greçës, At Matia dhe Imzot Lazër Mjedja me disa klerikë të Maleve organizojnë
takimin historik ku përpilohet: “Memorandumi i Greçës”, më 23 qershor 1911,
dokument që i prinë ngjarjës së madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28
nandor 1912.
Memorandumi
asht shkrue në gjuhën frenge nga dora e atdhetarit Luigj Gurakuqi dhe u
përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Luigj Gurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj,
dhe asht nenshkrue nga: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të
Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë
Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të
Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet
Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku,
Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup
Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec
Delia. Burra t’ atyne Maleve që nuk i vijnë kurrma Shqipnisë!
E
nuk vonoi gjyqi i Krajlit t’ Malit t’ Zi, që dënoi At Mati Prennushin “me varje
n’litar”, po syni vek nuk i bani Fratit t’ Shën Françeskut, që tue ba buzen në
gaz ju pergjegj kur i thane: “Në litarin tand do t’ varim o Frat!”... E At
Matia i tha: -“Ua dij për nderë me më
varë në konopin tem mbasi me siguri litari em ka me ma falë jetën!” Thanja
kishte dy kuptime: Së parit, konopi i Françeskanit do të këputej, mbasi nuk do
të pranonte që të varet kush në atë litar; së dyti, litari i tij nuk kishte si
me bajtë peshën e randë të trupit të madh të At Matisë. Me At Fishtën ishin miq
por ishin edhe bashkëpunëtorë. Për hirë të kësaj dashtnije që kishte At Gjergj
Fishta për té, ndërhyni tek Krajl Nikolla për me i falë jetën At Matisë. Krajli
jo vetëm i fali jetën po, edhe e liroi dhe ja dha me vete...
Në
vitin 1925 asht përkrah Opozitës si gjithë Kleri Katolik Shqiptar, e kryesisht
ai Françeskan, kundër regjimit të Zogut i cili, kishte nenshkrue marrveshje
turpi me Pashiqin e Jugosllavisë, ku kryesore ishte tradhtia ndaj Vermoshit e
Shen Naumit.
Mbas
vrasjes së Luigj Gurakuqit e Mikut Fretenve Bajram Currit, At Matia nuk donte
me ia ndigjue emnin Zogut e as Musa Jukës prandej, arrëstohet prap në këtë
Lëvizje bashkë me shumë klerikë të tjerë. Don Gjon Gazulli u dënue me varje dhe
u ekzekutue vëndimi.
Ishte
marrë vendim nga Zogu që At Matia do të pushkatohej. Këtë herë asht At Palë
Dodaj që ndërhyn tek Zogu, i cili për miqësinë që kishte me At Palin qyshë në
Rubik, ia fali jetën At Matisë. Edhe ky e liron por me kusht që At Matia me u
largue nga ato krahina malore. Atëherë detyrohet me u largue përfundimisht dhe
emnohet në Laç të Kurbinit. Në vitin 1928 shkon në Iballe të Pukës dhe mbas pak
vitësh asht famullitar në Gomsiqe. Në vitin 1941 emnohët në Tiranë, megjithëse
aty nuk shtrihej veprimtaria e Françeskanëve. Në Tiranë bashkë me Provinçialin
e tyne At Anton Harapin, hapin Kishën Françeskane të kryeqytetit, ku At Matia
ushtron një aktivitet të gjanë atdhetar. Këto vepra as nuk perkujtohen! At
Matia jo vetëm ishte antifashist por ishte edhe anti-italian. Nuk pajtohej me
pushtimin e Shqipnisë nga Italia, gja të cilën, e ka shpreh pa kurrfarë frike.
Në Kishën Françeskane të Tiranës më 28 nandor 1942, ai ka vue Flamurin Kombëtar
me Shqipën e flamurit të Deçiqit, pa stemat e fashizmit. Ata e konsideronin:
“Françeskan me ndjenja të theksueme nacionaliste dhe antifashiste italiane”.
Në
vitin 1943 kur At Anton Harapi shkon në Rregjencë, At Matia asht zgjedhë në
vendin e Tij Provincial i Françeskanve të Shqipnisë. Kenja Provinçial kje në
një kohë ma keq se në kohë të paganëve, për Françeskanët e Shqipnisë ishte koha
ma e vështirë e shekullit.
Mbas
1944 gjithshka ishte në dorën e jugosllavëve e tradhtarëve, e kush ma parë se
fretnit do të kishin punë me ta? Në Janar 1945, At Matia asht i pari klerik
katolik Shqiptar që takohet me terroristët e njohun Sheuqet Peçi dhe Mehmet
Shehu, në kuvendin e Gjuhadolit në Shkoder, dhe kur ata i kanë kerkue
shkëputjen nga Vatikani, At Matia u asht pergjegjë: “Kjo punë nuk mund të bahet
kurr nga Kleri Katolik Shqiptar!” Pikrisht, aty ishte edhe piknisja e
Gjenocidit komunist kunder Klerit që vazhdoi 47 vjetë!
At
Mati Prennushi ruejti dinjitetin e vet dhe të shokëve pa madhështi. Ai u ndodh
i vorfën mjedis të vorfënve të Asizit. Dijti me lidhë veprën me logjikën, tue
arsytue gjithshka e këshillonte Atë vëllau i kuvendit. Per këte flet kjartë
Dosjes së Sigurimit 1302.
Punoi
pa iu ndigjue zani për Fé e Atdhé si të gjithë françeskanët, mbasi në zemër u
vlonte Liria e Atdheut. Ai vdiq i respektuem edhe nga anmiqtë, se njihëj për
Burrë trim.
Me
8 Janar 1948, në gjyqin e mbyllun që po zhvillohej në mensen e burgut të Kishës
së Fretenëve në Shkoder, Provinçiali At Mati Prennushi në fjalën e fundit ka
thanë: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata
që nuk deshten as Fenë as kombin, po e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë
katolikë të Gjergj Kastriotit.
Kemi
jetue gjithmonë me Popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me
shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na
nuk jemi nda kurr prej Popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë
kulturë që ka Evropa e mos me u dallue për keq prej të tjerëvet. Na kemi hapë
shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që
Populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.” (Revista “Buzuku”, nr. 18, E.
Merlika, me 22 tetor 2005, Ulqin.)
?AT
MATI PRENNUSHI, i dënuem per të treten herë me vdekje, me 11 Mars 1948, në
Zallin e Kirit para pushkatimit ka thanë: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të
detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë
Shqipnija!
U
bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”
(Dosja
1302, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, 1998.)
Jemi
para një fakti të mnershem: Shumica e Atdhetarve Shqiptar nuk kanë as varre...
Ndersa, tiranët vrastarë e terroristë.., vazhdojnë me u quejtë “heronjë”...
Melbourne, 1 Tetor 2019.