Kerko: a
Albert Zholi: “Një kupë qiell”, libri i mallit atdhetar
E merkure, 11.09.2019, 06:44 PM
“Një kupë qiell”, libri i mallit atdhetar
Nga
Albert Z. ZHOLI (shkrimtar,
publicist)
“Një
kupë qiell”, libri i parë me poezi i autores labe, Maria Kuci, duket si një
lëndinë pranvere të “detin e ashpër” të mërgimit shqiptar. Me një përgjegjësi
dhe me një frymëzim karakteristik, autorja e këtij vëllimi, pas qindra
dorëshkrimesh, mori vendimin për botimin e librit të parë me poezi të titulluar
aq bukur “Një kupë qiell”, një kushtim zemre për atdheun e dashur. Mërgimi e ka
bërë autoren më të ndjeshme, më të përgjegjshme, më delikate, më vizionare, më
korrekte, më të pjekur, më të ekuilibruar. Jo më kot ajo e ka titulluar librin
“Një kupë qiell”. Një kupë qiell i atdheut, një kupë qiell që i jep forcë, i
ngjall kujtime, i ngjall emocion, por dhe i jep frymëzim të pamasë. Ja si
shprehet ajo në poezinë “Një kupë qiell” që është dhe titulli i librit:
Kurorë
përreth malet e shkëmbinjtë e egër,
Që,
për dore kapur hedhin valle trimash për ty,
Në
këmbët e tyre prej shekujsh Edeni i gjelbër,
Aromat
përzihen, trëndafil, borzilok, e ulli.
Fole
të ngrohta ngritur mes gurësh e pemësh,
Zogj
dallëndyshe e shqiponjash gjen në gji,
Të
nënave që i rritën përkëdhelur krahët e sqepin,
E
kupën e qiellit dhënë dhuratë liri.
Atdheu
i saj është me male e shkëmbinj, me gjelbërim dhe me aromë borziloku, i ashpër
por i bukur, me male dhe me fusha, me dete dhe liqene, me lumenj dhe pemë të
shumta, por mbi të gjitha ai është endi i shqiponjave. Pra vendi që me flamurin
e veçantë me shqiponjën dykrenore është bërë i njohur në tërë botën. Kjo tokë e
ashpër ka nxjerrë trima, ka nxjerrë luftëtarë të paepur të cilët kanë dhënë
jetën për këtë vend të begatë që historikisht shumë pushtues të huaj në
mijëravjeçarë kanë dashur ta bëjnë pjesë të vendit të tyre. Madhështor dhe i
sertë, i bukur deri në pabesueshmëri, bujar deri në habi, por që kupën e
qiellit e kanë amanet të të parëve ta
ruajnë si hajmali. Në libër ndesh djeshëm ofshamat, oh, eh, që tingëllojnë si një rimë muzikore që
përmbajnë në vetvete një muzikalitet përjetues, të halleve që kalon atdheu. Ajo
i ndjen deri në dhimbje problematikat e atdheut për shkak të keqqeverisjes,
ndaj ofshamat janë një lehtësim shpirtëror dhe një thirrje për ndërgjegjësim
atdhetar. Kjo poezi përshkohet nga një ndjenjë përjetimi e rrallë që shfaqet me
nota të theksuara dashurie me vargëzime lirike. Kjo poezi është një metaforë si
pjesë përbërëse e realitetit që duhet të sfidohet me sakrifica të mëdha në emër
të atdhedashurisë. Poezia e saj është një materie në lëvizje e cila pasqyrohet
me zhvillimet e ndodhive duke u materializuar si një brumë i mirë poetik në
interes të çështjes kombëtare pasi sot Atdheu nga politikanët shihet si lopë
për ta mjelë në interes të vetë, ndërsa nga emigrantët shihet si Shenjtëria
absolute e ndërgjegjes individuale.
Krahina ime (Labëria)
Qeleshe
të bardha hidhen mbi kreshpat e tua,
Prej
dorës qiellore që nuse të stolisi ty,
Malet
rreshtuar si fëmijë të kapur përdorë,
Me
fustanellat me pala, se ky vend quhet Labëri!
Majat
e larta zgjaten si të kapin yjet,
Në
këmbët e tyre valët me brigjet lodrojnë,
Përcjellin
aromë pishe dhe ahu pyjet,
Përzihet
me flladin e jodin e dhe kjo aromë.
Këtu
derdhet rakia në dasma e pritje miku,
E
zemra hapet e çiltër bujare flori,
Këtu
fjala jepet, e besa është më e fortë se çeliku,
Se
kjo tokë e bekuar quhet Labëri !
Erë
trëndeline dehen livadhet e tua,
Aromë
dashurie e çiltër buron nga çdo gji,
Ninullat
këndohen edhe duke vajtuar,
Se
asgjë si mposhti Labet - as luftë, as stuhi!
Një
poezi tepër e veçantë, plot tharm dhe tingëllim burrëror. Labëria, aty ku detet
bashkohen, atje ku historia fle nën çdo gur e ndërtesë, aty ku kobalti i detit
bashkohet me shkëmbinjtë e skalitur bukur, aty ku qytetaria dhe ashpërsia
shkrihen si në legjendat e bukura shqiptare të lashtësisë. Labëria siç thotë
Rexhep Qose, është diamanti i historisë shqiptare, pasi sa herë lëngon
Shqipëria, në këmbë ngrihet Labëria. Aty
u ngjiz kombi ynë. Aty Shqipëria u bë shtet. Aty u ngrit flamuri ynë kombëtar.
Aty bukuria dhe trimëria janë ngjizur si askund tjetër për t’u bërë një. Kush e
ka vizituar këtë krahinë lavdiplotë dhe nuk është magjepsur nga natyra e saj
krenare. Një bukuri që nuk e gjen askund. Ajo është e veshur bukur si një nuse
që i ka të gjitha dhuntitë. Diturinë, bukurinë, hijeshinë, nurin, besën,
zakonet, dhe mbi të gjitha trimërinë, një gen vazhdimësie që daton që nga koha
e Ilirisë. “Për Labërinë mund të flasësh pa mbarim për të gjitha fushat e jetës
se ajo i ka dhënë dhe i jep kombit tonë një frymë patriotike, dashamirëse,
atdhetare, bashkëvepruese, që përcjellin mesazhe paqe, dashurie e miqësie”- ka
thënë Dritëro Agolli.
Libri
poetik “Një kupë qiell”, është sistemuar
estetikisht bukur, artistikisht ka një ravijëzim elegant, nga ana mesazhore
është ideuar me tepër lakonizëm për të
qenë koherent dhe relaksues. Tematikat e shumta të poezive tregojnë për botën e
madhe shpirtërore të autores, tregojnë brumin e saj inteligjent,
plotësueshmërinë e formimit femëror, pasi në çdo fabul ka një gjetje që e
dallon poezinë nga poezia tjetër e radhës. Në këtë tematikë autorja nuk i
këndon vetëm dashurisë, por nënës, babait, fëmijës, atdheut, krahinës,
miqësisë, problemeve sociale, natyrës, cilësive njerëzore që e bën librin të
këndshëm, më të gjerë si frymëmarrje, të prekshëm, lehtësisht të
përvetësueshëm. Në libër nga poezi në poezi
shihet një ngritje ideore, një përmirësim strukturor, gamë e madhe
figurash letrare, çiltërsi, që i bëjnë poezitë më transparente më të
asimilueshme, më të sinqerta dhe pa
sforcime artistike. Personalisht dua të veçoj se në këtë libër autorja
jo vetëm që ka një stil të sajin që e dallon, jo vetëm që ka një origjinalitet
të lakmueshëm, por ajo di të lëvizë dhe të krijojë po aq bukur si në poezinë e
rimuar po ashtu dhe në poezinë e vargut të thyer, modern apo pa metrikë. Në të
gjitha llojet e poezisë ajo ka të njëjtin nivel artistik, të njëjtin frymëzim ideor
dhe një përmbajtje atdhedashurie që i mban gjallë dhe i ushqen muzën në çdo
moment. Ky libër i parë i Maries është një sinjal letrar se poezia e saj do
hyjë natyrshëm në kërkesat dhe shijet e lexuesve, pasi ajo hyn me bindje dhe
imponim artistik në lëndinën e bukur por delikate të autorëve të lexuar.