Mendime
Florim Zeqa: Koalicionet e turpit si produkt i frikës e jo dëshirës për ndryshim!
E merkure, 21.08.2019, 10:32 AM
Koalicionet e turpit si produkt i frikës e jo dëshirës për ndryshim!
Shkruan
Florim Zeqa
Askush
në Kosovë nuk ka pritur që 20 vjet pas lufte të ushqehet me lugë të
"artë", por askush nuk e ka menduar që 20 vjet pas luftës Kosova do
të sundohej nga antivlerat, nga shqipfolësit, nga injorantët, gjysëm
analfabetët dhe kusartët politikë që mendojnë vetëm për xhepat e tyre.
Partitë
politike dhe politikanët në përgjithësi i ndanë vetëm pushteti, ndërsa i
bashkon korrupsioni, hajnia, krimi i organizuar dhe kontrabanda në këtë gjysëm
shtet pa drejtësi dhe gjysëm liri pa të drejtë lëvizje të lirë drejt vendeve të
Bashkimit Evropian.
Qytetarët
e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social që ua shkaktoj klasa e politikanëve milionerë,
me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, janë duke i braktisur vatrat
shekullore, me lot ndër sy janë duke e kërkuar shpëtimin sa më largë atdheut të
tyre.
I
madh dhe i vogël, i varfër dhe me gjendje mesatare ekonomike, pa e bërë asnjë
përpjekje për ndryshim, janë duke e menduar vetëm ikjen sa më shpejtë e sa më
largë nga Kosova, ndoshta për të mos u kthyer asnjëherë më në vendlindjen e
tyre.
Si
pasojë e zbrazjes në heshtje të Kosovës, shumë shpejtë do të ndodhë përgjysmimi
i numrit të banorëve të Kosovës. Siq po shihet, ky është synimi dhe qëllimi i
fundit i sundimtarëve aktualë, i këtyre mafiozëve politikë, oligarkëve dhe
matrapazëve të të gjitha llojeve e ngjyrave, për të realizuar kështu më lehtë
planet ogurzeza për ndarjen dhe zhbërjen e Republikës së Kosovës sipas orekseve
të fqinjëve tonë veriorë e jugorë, lindorë apo perëndimorë.
Partitë i ndanë pushteti
i bashkon krimi i organizuar
Partite
e kriminalizuara politike të frikësuara nga debakli në zgjedhje, koalicionet
parazgjedhore i shohin si zgjidhje të vetme për të vazhduar sundimin dhe
mbijetesën në skenën politike.
Në
situatën e tanishme, për qytatarët e vendit të gjitha partitë politike janë përafërsisht të njëjta, janë parti të
dështuara në qeverisjen e vendit, të kriminalizuara dhe në shërbim të mafias
dhe oligarkisë kriminale.
Në
mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, qytetarët edhe nga këto
zgjedhje nuk presin që të ketë ndryshime substanciale, pa marrë parasysh se
cila parti apo cili koalicion fiton, do të kemi vazhdim të keq-qeverisjes,
përkatësisht sundim të krimit të organizuar në institucinet më të larta të
shtetit.
Prandaj,
me shkuarjen e vetme të partive në zgjedhje, do të matej forca reale e tyre.
Vetëm matja e partive në popull e përcakton fuqinë reale politike të tyre dhe
kredibilitetin e liderëve partiakë tek qytetarët e vendit.
Përderisa
partitë e mëdha përmes koalicioneve synojnë mbajtjen, gjegjësisht marrjen e
pushtetit, partitë e vogla përmes koalicioneve parazgjedhore synojnë kalimin e
pragut zgjedhor (prej 5 %).
Duke
qenë se është kështu, 80 përqind e legjislatures së re do të mbetët e
pandryshuar. Do t'i ndryshojnë vetëm vendet në ulëset e parlamentit dhe
konfigurimi i tyre parlamentar.
Kësisoji,
zgjedhjet e parakohshme, përveqse do të prodhojnë riciklim politik, do të jenë
një sprovë e vetëdijes qytetare.
VETTING-u i pamjaftueshëm
pa angazhimin e qytetarëve
Kjo
situatë paradoksale e ka krijuar një imazh tejët negativ për shtetin e Kosovës,
i cili aspiron anëtarësimin INTERPOL dhe organizatat tjera më prestigjioze siq
janë BE dhe OKB.
Sa
më shumë të zgjatë aplikimi i procesit të VETTING-ut në Kosovë, aq më e
vështirë dhe e komplikuar do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar.
Në
Kosovë e kapur nga mafia politike dhe oligarkët ekonomik, duhet aplikuar një
sistem i zgjeruar dhe i kombinuar i VETTING-ut. Pasi në Kosovës nuk ka
institucion shtetëror dhe publik që nuk është i korruptuar dhe i kriminalizuar
deri në fyt.
Mirëpo
sistemi politik dhe ai i drejtësisë, janë dy hallkat më rënduara nga krimi i
organizuar, në të cilat kërkohet ndërhyrje urgjente, për t'i hapur rrugë
VETTING-ut në fushat tjera.
Me
zgjuarsinë e qytetarëve në procesin e parakohshëm zgjedhor, mund të bëhet një
hap i madh i në pastrimin e skenës politike, si parakusht i domosdoshëm për
pastrimin e sistemit të kalbur të drejtësisë.
Kosova
nuk guxon të mbetët edhe më tutje një njollë e zezë në Ballkan shkaku i
drejtësisë së kapur nga krimi i organizuar dhe mafio-politika.
Krimi
i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohen nga koka e jo nga bishti.
Qytetarët
duhet të mobilizohen kundër kësaj klase politike dhe oligarkisë kriminale në
përgjithësi, për shkak se këto janë të lidhura me njëra-tjetrën sikurse mishi
me kocken.
Mbajtja
e mëtutjeshme e kësaj klase politike në pushtet, rrezikon bankrotimin dhe
zhbërjen fizike të shtetit të Kosovës. Zgjedhjet janë një mundësi e mirë, por
jo e fundit për largimin e kusarëve politikë.
Koaliconet
nuk po bëhen për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por nga frika e humbjes së
pushtetit, gjegjësisht nga frika e humbjes së mundësisë për marrjen e
pushtetit.
Prej
koalicioneve të turpit që bëhen nga frika dhe egoja për pushtet e jo dëshira
për ndryshim, asnjëherë nuk do të kemi shkapje të shtetit, por vazdhimësi të
kapjes së shtetit dhe ngulfatje të vullnetit të elektoratit për ndryshime.
Për
dallim nga kafshët, njerëzit sa më shumë kanë, më të uritur bëhen!