Mendime
Dedë Preqi: “Rama ik” edhe fëmijët të dekoplimentojnë
E marte, 20.08.2019, 10:29 AM
“Rama
ik” edhe fëmijët të dekoplimentojnë
Nga
Dedë Preqi
Ik,
Rama ik, të njëjtat urata i kanë edhe fëmijët e Shqipërisë, për kryeministrin
Edi Rama, të cilin e thumbojnë kur ai do lahet dhe shetitet në begdetin e
Vlorës, me çrast edhe këta njomak shprehin indinjatën dhe mllefin e tyre, që ky
njeri tani më është bërë “bajat” dhe i pa dëshirueshëm si kryeministër, i cili
duhet të largohet vet, nëse ka ndërgjegje njerëzore e kombëtare.
Ik,
Rama ik, i tingëllojnë voglushët pa u ndalë, po sa kryeministri dëshironte të
shijoj ujin e njelmët dhe të çlodhej nga brengat që e “besdisin” dhe “hallet e
popullit” që e molisin. Ku të iki Edi i
gjorë, ka do ia mbajë, vetëm t’ia mbathi përpjetë detit dikund në thellësinë e
tij të gjerë dhe të gjejë ngushëllim, se tjetër rrugëdalje nuk i ka mbetë...
Nuk
është diçka e thjeshtë, nëse edhe fëmijët e kuptojnë rrolin e shtetit dhe
pushtetit, intrigat, hajnitë, korrupsioni, krimet dhe shumë çrregullime tjera,
sikur edhe këta e kanë kuptuar se diçka nuk po shkon në rregull në qeverisjen
shqiptare, diçka po çalon dhe për gjitha mundësitë e çrregullimeve të këtij
vendi, kush do të fajësohet më shumë se vetë kryeministri Edi Rama me
kompannjët dhe zullumqarët e tij në pushtet.
Ky
rrezik ekziston thjeshtë te çdo shoqëri njerëzore, por jo edhe në kushte
normale, sepse në një vend të lirë demokratik dhe në një vend ku do ta lakmonte
tërë bota me pozitën gjeografike të saj, e rrethuar me detra e lumenj të
kulluar, poashtu me resurse të pasura që ka ky vend, është diçka e pa
imagjinuar që në këto kushte aq të volitshme të luaj sot rrolin e dështuesit,
ku qytetari i saj duhet të përballet me kushtet më elementare të jetës, ose
detyrohet të braktis vendin e vet për një mirëqenje më të mirë.
Për
të krijuar pushtetin nuk mund të anashkalojmë tiparin e rregullave dhe vajtjes
së gjithmbarshme ndaj tij, dhe me siguri njeriu në ushtrimin e tij ndien një
kënaqësi të veqantë, sikur diçka që kjo gjë lidhet vetëm me zotërimin e një
përsoni që vepron sikur në pronësi të babës, për të mos harruar se, çdo akt i
të vepruarit dhe i të shijuarit të pushtetit, lidhet me format e prekshme të
saj dhe me këto lind edhe vetëdija e zotërimit dhe veprimit ndaj tij.
Kur
në këtë kohë flitet për pushtetin, siq ndodh shpesh në Shqipëri dhe Kosovë,
flitet edhe për djallëzorën që përdoret dhe veprohet brenda këtyre pushtetëve,
sepse thelbësores së pushtetit i mungon serioziteti, i mungon organizimi, i
mungon përkushtimi, i mungon uniteti, dhe në vend të njerëzve të ndershëm dhe
të sinqertë, i zavendëson modeli i djallit, që në këtë mënyrë e merr formën
edhe pushteti me qeverisjen e tij të mbrapësht.
Kur
flasim për djallëzorët, thjeshtë i japim zë ndjenjës, se në ekzistencën
njerëzore ka edhe elemente të veqanta të kontraditave dhe mospajtimeve, të
ligësisë dhe ogurzezës, si diçka e pa kuptueshme, që shpaloset ironisht ndër
individ e grupe partiake kundër njëri-tjetrit, apo me e përkthye më mirë,
shqiptarët kundër shqiptarëve, duke shkakëtuar një rrëmujë individuale,
shoqërore dhe shtetërore.
Prandaj
edhe pushteti i sotëm përfaqëson mundësinë e diçkaje jo të mirë, por arrënuese
në shoqërinë shqiptare, dhe nëse e kuptojmë më drejtë, ky rrezik po rritet si
në Kosovë, poashtu edhe në Shqipëri, në përpjestim me masën e pushtetit dhe
pikërisht për këtë gjë, ne shqiptarët jemi akoma në gjumë, apo akoma të pa
ndërgjegjësuar, për të cilat duhet të jemi vetë përgjegjës, nganjëherë me një
befasi të frikshme, nga fakti që pushteti në këtë mënyrë e ka një orientim të
gabuar, apo të rremë, kur i cili nuk ndien fare asnjë lloj detyrimi moral dhe
human.
Kur
veprimi i kryeministrit në pushtetin ekzekutiv nuk mbështetët në ndërgjegjën e
tij dhe nuk jep përgjegjësi për veprimet e veta çfarë qofshin ato, ai nuk e ka
më ndjesinë se është vetë përgjegjës, apo llogaridhënës dhe nuk e ndien se
veprimi fillon prej tij dhe kalon thjeshtë përmes një hallke zingjirore, duke e
drejtuar, apo shtrembëruar kurrizin e shtetit dhe palcën e lëvizjes.
Dhe
në këtë mënyrë duket pasqyrimi i drejtpërdrejtë i gjendjes së pushtetit dhe
shtetit, që në formën pozitive prodhon vetëdijen e zotërimit të vetëvetës dhe
të fuqisë që ke, ndërsa në formën negative kthehet në kotësi dhe fodullëk, apo
gënjeshtër e pa drejtësi. Prandaj, Edi Rama, i përketë formës së fundit dhe
negative, i cili duhet të ik natën dhe duhet ti thotë vetës, mjaftë me këto
përrala dhe tundime të kota të qeverisjes së mbrapësht, që e kanë kuptuar edhe
fëmijët.