Kulturë
Alfred Papuçiu: Memoralistika e diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare
E hene, 10.06.2019, 08:00 PM
Reis Malile dhe Alfred Papuçiu në Pallatin e Kombeve Gjenevë
Memoralistika e diplomacisë kombëtare dhe
ndërkombëtare
Nga Alfred
Papuçiu
Pasi dëgjon sinfonitë e Bethovenit dhe gjen aty vetveten, duke u shkëputur
tërësisht nga hallet e jetës dhe pesimizmi, kthehesh në njeriun më të lumtur të
botës. Njerëzit lindin të gjithë njëlloj, por që të zhvillohen sa më mirë,
duhet të heqin dorë nga qëndrimet armiqësore dhe paragjykimet ndaj
njëri-tjetrit që mund të vijnë si pasojë e përkatësisë kombëtare, asaj fetare
apo ideologjisë së regjimit të shtetit nga i cili vijnë. Pra, aftësitë e
njeriut mund të zhvillohen maksimalisht vetëm në shoqërinë e harmonisë
absolute, ku nuk ka më asnjë dallim midis njerëzve. A do ta arrijmë ndonjëherë
këtë stad në Kombin tonë në tranzicion?
Diskutojmë herë pas here
me miq e dashamirës të Shqipërisë, me funksionarë ndërkombëtarë e personalitete
të të drejtës ndërkombëtare dhe atyre u vjen mirë që edhe Shqipëria tashmë ka
hyrë me të drejta të barabarta në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara. Një
funksionar i lartë i Parlamentit Europian, ish i diplomuar në Institutin Europian
të Gjenevës, ishte i pranishëm në 40 Vjetorin e krijimit të këtij
Instituti tek « Château de Coppet ». Biseduam miqësisht me të për Parlamentin
Europian, për Shqipërinë e vogël dhe ai ishte i predispozuar të ndihmonte për
ecurinë e marrëdhënieve të vendit tonë me atë Parlament. Bile më ftoi për t’i
bërë dhe vizitë dhe unë me takt i rekomandova të takohej me përfaqësuesit tanë
atje, për të cilët kam shumë respekt, pa qënë nevoja të përmend emra. Tashmë
jam vetëm një shqiptar i thjeshtë, ish diplomat pranë organizmave ndërkombëtare
në Gjenevë, ish-funksionar ndërkombëtar ku punova vite të tëra pranë Kombeve të
Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD,
si dhe në Byronë Ndërkombëtare të Punës.
Një vlerësim për vendin tim
Prandaj edhe në këto
çaste nguroj të bëj një vlerësim të veçantë për marrëdhëniet e vendit ku kam
lindur, megjithëse formimin fillestar e kam marrë në drejtorinë e Organizatave
Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, apo në shkollën e madhe të Kombeve të
Bashkuara në Gjenevë, apo Nju Jork, kur ndiqja vite radhazi (tetë vjet) punimet
e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Si ne ishin dhe fqinjët
tanë algjerianë, amerikanë, apo të kombeve të tjerë, francezë, gjermanë, arabë,
latino-amerikanë etj., që para se të caktoheshin diku në një shtet për të
përfaqësuar vendin e tyre, kalonin një ose dy vite në shkollën e madhe të
OKB-së në Nju Jork apo Gjenevë, ku janë grumbulluar numri më i madh i
organizmave ndërkombëtare. Nuk ka shkollë më të mirë se sa të kesh mundësi që
të shkëmbesh mendime me përfaqësues të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara
që janë për orë të tëra në komisionet e çarmatimit, të të drejtave të njeriut,
të problemeve ekonomike e sociale, të energjisë, ato juridike. Pjesëmarrja në
konferencat e shumta në kuadrin e Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera
ndërkombëtare në Nju Jork, Gjenevë, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi, Bruksel,
Rhodes, Dubai, Nju Deli, Limasol, Antalia, Bazel etj., më kanë shërbyer pastaj
në punën time afro njëzetë e pesë vjeçare me organizatat ndërkombëtare, si
përfaqësues i Shqipërisë apo edhe si funksionar me status të veçantë, punonjës
ndërkombëtar i pavarur.
Le të më lejojnë lexuesit të bëj një digresion. Im atë i paharruar, Tuni
Papuçiu, ka qënë kryeredaktor i parë i revistës « Sporti », në 1945, pas një
pune si redaktor i gazetës « Përpjekja e rinisë » (në vitet 1943-44) bashkë me
shkrimtarin fierak, penëartin Jakov Xoxa. Gjithmonë kujtonte Ballkaniadën e
vitit 1946, kur bashkë me Andon Mazrekun e shokë, sportistët shqiptarë bënë që
zëri i Shqipërisë të kalonte kufinjtë e Ballkanit. Kujtonte se si kish punuar
qysh atëhere me organizma sportive të Ballkanit për të shtuar shkëmbimet me to.
Paçka se ndonjë zë i çjerrë e që nuk donte të mirën e Shqipërisë e kish sulmuar
pa të drejtë për këtë hap që kishte ndërmarrë. Ai vazhdoi rrugën e tij,
megjithëse për arsye që nuk vareshin nga ai dhe për shkak të karakterit të tij
të pavarur e fisnik, modest, nuk pranoi të bëhej urë e disa njerëzve meskinë,
arrivistë e keqdashës…
Në jetën time si funksionar ndërkombëtar, jam përpjekur të ndihmoj vendin tim,
natyrisht me mundësitë e mija modeste. Vija nga një ekip i vogël prej tre
vetësh, Piro Vito, Sulo Myftiu, Agron Agalliu dhe pak më vonë Shaqir Krasta që
merreshim me organizatat ndërkombëtare në Shqipëri dhe që mbulonim dhjetra e
dhjetra organizata ndërkombëtare dhe jo-qeveritare. Duhej në të njëjtën kohë të
siguronim bursa për specialistët tanë të fushave të ndryshme, mjekësi,
telekomunikacion, bujqësi, shkencë, arsim, pyje, specialistë të rritjes së
ullirit, inxhinjerë të naftës, të energjetikës, të fizikës bërthamore, të
sizmikes etj. dhe në të njëjtën kohë të ndihmonim në realizimin e udhëtimeve
studimore për ta, si dhe për pjesëmarrjen në konferencat ndërkombëtare. Detyra
nuk ishte e lehtë, pasi ishin pengesat e kohës. Mosnjohja e gjuhës nga disa
specialistë pengonte pjesëmarrjen e tyre në udhëtime studimore. Ngulmonim pranë
institucioneve shkencore që të shkonin të paktën me bursat e Programit të
Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) që ka ndihmuar shumë në atë kohë dhe
tani, me dhjetra projekte për Shqipërinë, edhe specialistë që nuk e dinin
mirë gjuhën. Ata shoqëroheshin nga një koleg tjetër që e dinte gjuhën mirë dhe
shpesh shërbente edhe si përkthyes për shokun e tij. Gëzoheshim për arritjet e
përfitimet e tyre, gjë që ata e shprehnin në bisedat e përbashkëta në
institucionet e tyre, apo edhe rreth një tavoline midis miqsh të mirë. Kishim
pranë specialistë të mirë që i njihnin organizatat ndërkombëtare në mënyrë të
përkryer, si Sulo Myftiu që jepte përvojën e tij, pa u kursyer. Me ne shpesh
bashkohej dhe i paharruari Rako Naço që me humor na fliste për përvojën e tij
dhjetra vjeçare me organizatat ndërkombëtare, sidomos në Nju Jork. Kur
përgatisnim sesionin e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së me ne qëndronte si
shok e bisedonte shtruar, fisniku dhe i përkushtuari i diplomacisë shqiptare,
Reis Malile që me
përvojën e tij të madhe që nga 1945, modest siç ishte, na bënte vërejtje për
fjalimet që përgatisnim apo për hapat që duheshin ndërmarrë me organizatat
ndërkombëtare. Ai së bashku me të ndjerin Sokrat Plaka e vlerësonin shumë punën
e punonjësve që merreshin me OKB, por edhe të stafit diplomatë në Nju Jork,
Gjenevë, Paris, Vjenë e gjetiu. Kam marrë pjesë në dhjetra e dhjetra takime që
ministri ynë i jashtëm Reis Malile organizonte me ministrat e jashtëm të
vendeve fqinje apo të Europës etj., si me Andreotin, Papulias, Gensher , Ylmaz etj.,
dhe prej tyre kam mësuar shumë për jetën time të mëtejshme diplomatike. Shpesh
aty afishoheshin probleme që nuk dilnin në shtyp, por që gjithmonë shprehnin
dëshirën e mirë të bashkëbiseduesve për marrëdhënie të frytshme me Shqipërinë e
vogël.
Ende pa u vendosur
marrëdhëniet diplomatike me SHBA, ne dëgjonin fqinjin tonë në sallën e
Asamblesë të Kombeve të Bashkuara, së bashku me shokun tim të mirë, Ilia
Jankun, të thoshte për fjalimin e Reizit “good Speech”. Ai siç na tha e bija u
shpreh kështu pasi kishte qënë në fillimet e Shqipërisë pas luftës, ambasador i
SHBA në Shqipëri dhe ruante kujtimet më të mira.
Dhe ai Reis Malile i përkushtuar e
la detyrën dhe nuk
pranoi të ndërhyhej kur
demostruesit u mblodhën në protestë para MPJ në 1991, me kërkesaat e tyre të
drejta. Ai ishte njeri me karakter dhe kam qënë i pranishëm në zyrën e tij kur
i tha kryetarit të shtetit të asaj kohe, Ramiz Alia se këshilltari i tij nuk
duhej të ndërhynte pa kriter
në hartimin e fjalimit të ministrit të jashtëm që do mbante në Kombet e
Bashkuara në Nju Jork. Dhe Alia i dha të drejtë. Reis Malile kishte kaluar në
jetën e tij “rebeshe” të cilat i përballoi me ndihmën e miqve dhe shokëve të
mirë. E shoqja dhe dy fëmijët e tij kishin humbur jetën kur kishin nisur
udhëtimin e tyre nga Pekini për në atdhe. Ai filloi një jetë të re shumë kohë më vonë me Verën
fisnike dhe dy vajzat që lindën nga martesa e tij me të. Prandaj ai
kur punoja në drejtorinë e organizatave ndërkombëtare përpiqej tu jepte
zgjidhje edhe problemeve që kishin hasur të verbërit dhe na udhëzonte ti
ndihmonim duke i lidhur me organizmat ndërkombëtare. Ai kishte në dorë një botim për përvojën
e tij të madhe me organizatat ndërkombëtare, por nuk mundi ta përfundonte se e
mposhti sëmundja e pabesë.
Si u botua Karta e OKB-së dhe Statusi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Nuk ishte e lehtë atëhere
të botoje „Kartën e OKB-së dhe Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë“. Kjo u arrit vetëm në sajë të ngulmimit të Reis Maliles, me
mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të saj, Nobuaki Oda, që u
apasionua pas pikturës shqiptare dhe vlerësoi shumë mikpritjen shqiptare dhe në
shkëmbimet që kishim më vonë. Gjithçka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të
këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e
dhanë për ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare. Nuk mund të ri pa
përmendur dhe specialistin e njohur për ndjekjen serioze qysh në fillim, të
problemeve të ecurisë së marrëdhënieve tona me Organizatën Botërore të
Tregtisë, Agron Agalliun, i cili ka qënë dhe mbetet fjalëpak, modest dhe nuk
kërkoi diçka më tepër për veten. Ai përfaqësoi me dinjitet vendin tonë pranë
organizmave ndërkombëtare në Bruksel, megjithëse ndonjë “qoftëlarg” u mundua të
hedhë baltë mbi punën e tij të përkushtuar. Sa kemi bashkëpunuar me Gonen
fisnik, ish shok i im i mirë i Fakultetit, si për ndihmën e tij për librat e
mij, ashtu edhe gjatë qëndrimit të tij në Bruksel pranë Misionit shqiptar në
Bashkimin Europian ku unë mora pjesë mëse njëherë në Konferencën e përbashkët
Shqipëri, vendet e BE dhe organizatat ndërkombëtare për ecurinë e bashkëpunimit
me Shqipërinë. Sa herë kemi diskutuar me Gonen për bashkëpunimin me organizatat
ndërkombëtare kur ai vinte në Gjenevë për të marrë pjesë në konferencat e
Organizatës Ndërkombëtare të Tregtise, ku ai ishte një ekspert me vlerë që
vlerësohej nga ministrja Ermelinda Meksi. Pas largimit të saj mbi Agronin u
lëshuan disa hiena dhe ai u detyrua të tërhiqej dhe të punonte si përkthyes
zyrtar për disa organizma në Shqipëri. Puna e tij vlerësohej por ndërkohë ky
njeri fisnik dhe i përkushtuar e kishte zemren të thyer. Apo bashkëshorten e
tij, Ilirjanën, njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja dhe me një përvojë të
gjatë në fushën e komunikimit e të gazetarisë. Ajo na ka sjellë në shqip shumë
botime me vlerë, si veprat e shkrimtarit Paulo Kuelo, i cili banon në Gjenevë. Ilirjana
i qëndroi me përkushtim Agronit gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër dhe
sidomos tre vitet e fundit që atë njeri të mirë e “pushtoi” sëmundja e pabesë.Të
më falin të tjerët që për arsye vendi apo funksoni të tyre, nuk mund t’i
përmend këtu, pa lejen e tyre. Por janë me dhjetra e qindra diplomatë të shquar
që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Paris, Nju Jork, Vjenë, Beograd,
Bernë, Gjenevë, Stokholm, Kajro, Romë, Shkup, Uashington, Argjentinë, në vendet
e Amerikës Latine, të Azisë dhe Afrikës, edhe në vitet kur puna e tyre ishte jo
e lehtë: në një mjedis ku ndonjë keqdashës i vendit tonë hidhte rromuze apo
donte të denigronte popullin tonë liridashës, patriot e të pavarur. Paçka se
koha ishte e tillë dhe hapat që bëheshin për ecjen më tej në marrëdhëniet me
vendet e veçanta apo me organizatat ndërkombëtare shpesh hasnin ndesh në
meskinitetin e ndonjë „qoftëlargu“ që nuk mendonte për të mirën e Shqipërisë,
si edhe tani ndonjë, por të siguronte vazhdimësinë e vegjetimit në një botë që
po ndryshonte kudo. Sot, përfaqësuesit tanë në misionet diplomatike apo në
organizatat ndërkombëtare, që fatmirësisht janë shtuar, kanë mundësi të shumta
dhe të paçmuara për vendin e tyre. Në këtë drejtim janë bërë hapa të mëdha
përpara por edhe më tepër mund të bëhet…
Emra të tjerë të diplomacisë profesioniste
shqiptare
Pa e zgjatur, pasi duhen
faqe të tëra për të përmendur punën e punonjësve që çdo ditë merreshin me
organizatat ndërkombëtare, me mundësinë e pranimit të Shqipërisë në organizma
të tjera ndërkombëtare, apo me ratifikimin nga ana e Shqipërisë të normave
ndërkombëtare, apo pranimin e saj në organizma të tjera, më lejoni të përmend
vetëm disa emra të shqiptarëve që kanë luftuar në çdo çast për të mirën e
Shqipërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit të saj me organizatat ndërkombëatre.
Nuk mund të ri pa permendur punën këmbëngulëse të atij juristi fjalëpakë, por
punëshumë, Prof. Dr. Ksenofon Krisafit që ka emrin e tij të shkruar në
piedestalin e njerëzve që kanë ndërtuar një rreth miqsh e dashamirës
ndërkombëtarë, si gjatë kohës që punonte për çështjet juridike dhe ratifikimin
e marrëveshjeve ndërkombëtare për Shqipërinë në MPJ, ashtu dhe gjatë kohës kur
ishte përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe
organizatave të tjera ndërkombëtare në Zvicër. Organizimi i veprimtarive të
shumta për Shqipërinë, kontaktet e tij frytdhënëse me diplomatë e funksionarë
ndërkombëtarë të lartë, kanë bërë që edhe sot ai kujtohet me nostalgji nga
shumë miq e dashamirës të Shqipërisë. Ai organizoi në Pallatin e Kombeve në Gjenevë ekspozitën me piktura të Leda Albaneze, me
origjinë shqiptare dhe të piktorëve Bujar Marika dhe Dolor Hasanaj. Nga viti në
vit ai na ka dhënë në dorë disa libra të çmuar si „Në kërkim të arit“ që përmban në mënyrë
analitike historinë e arit shqiptar të rrëmbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore
apo për çështjen e detit, të punës me organizatat ndërkombëtare në Gjenevë, apo
“Në Gjenevë për Kosovën” ku flet për
Kosovën martire, që përbëjnë një ndihmesë të çmuar në historikun e
diplomacisë shqiptare.
Gjithashtu nuk mund ti mos përmend “Për tokën dhe detin e Shqipërisë"
që përmban postulata për mbrojtjen e të drejtës për vendin tonë për tokat dhe
detin e saj. Në to Ksenofoni nuk ka munguar të vlerësojë dhe punën e Misionit
tonë pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë gjatë kohës që unë e drejtoja
me një staf tepër të kufizuar. Sidomos kemi bashkë punuar edhe për çështjen e
arit të grabitur të Shqipërisë në bisedimet që u zhvilluan në Gjenevë me
delegacionin e Britanisë së Madhe. Nuk mund
të ri pa përmendur juristin Piro Vito që vite të tëra drejtoi drejtorinë e
organizatave ndërkombëtare dhe dha një ndihmesë të çmuar si
ambasador në Rumani. Më vjen
keq që rruga e jetës këtë diplomat të zotë e ka detyruar të marrë një drejtim
tjetër. A mund të ri pa permendur diplomatin e karrierës dhe këshilltarin e
përkushtuar të Misionit shqiptar në OKB në Nju Jork, Ilia Janku me të cilin
shpesh diskutonim hapur dhe gjërësisht në Nju Jork, si miq të mirë dhe të
sinqertë për lidhjet e Shqipërisë me organizmat ndërkombëtare. Fatkeqësisht ai
u largua shpejt nga kjo botë. Megjithatë unë ruaj kujtimet më të mira për këtë
diplomat të zotë dhe fjalëpak, modest dhe i aftë në funksionin e tij të
ngarkuar. Diplomacia e karrierës që ka marrë rrugë të mbarë edhe në vendin
tonë, duhet të zerë më shumë vend në MPJ. Kjo nuk është kritikë, pasi në
krahasim me të kaluarën statusi i diplomatit në përgjithësi është vendosur
drejt, por nga përvoja personale, edhe nëse në vendet më të mëdha në botë,
qeveritë ndryshojnë apo vijnë në pushtet njerëz të partive që kanë më shumë
vota nga zgjedhjet elektorale, përsëri stafi diplomat, apo edhe i administratës
që ndjek ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare apo dypalëshe të një vendi, mbetet.
Duhet kohë pastaj që një i ri i posacaktuar të mund të japë diçka më tepër se
sa një punonjës që ka shkrirë jetën e tij për të arritur diçka të mirë për
vendin e tij. Unë nuk jam kundër angazhimit të njerëzve të rinj që pastaj kanë
çarë rrugën në punën me organizmat ndërkombëtare. Përkundrazi, me këmbënguljen
time dhe të ish kolegëve të mij, kam arritur të shkoj deri edhe tek zëvëndës
sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtor i përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara në Gjenevë, njeriu i shquar, erudit e modest, suedezi Jan
Martenson, i cili pas fjalës sime, pranoi megjithëse e kishte kaluar moshën e
pranimit, një jurist të ri në kursin e së drejtës ndërkombëtare, i cili më vonë
eci vetë në rrugën e vështirë, por të bukur të organizatave ndërkombëtare. Apo
pas ndërhyrjes sonë pranë zotit Dhanapala, ish drejtor i UNIDIR (organizëm i
Kombeve të Bashkuara për çarmatimin) u pranua një diplomat shqiptar i cili
mbaroi shkëlqyeshëm kursin 6 mujor në Gjenevë, Japoni e gjetiu. Me punën dhe
formimin e tij të shëndoshë, ai sot ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në
forumet ndërkombëtare, sidomos pranë Bashkimit Europian dhe në marrëdhëniet
dypalëshe. Shqipërisë i duhen njerëz të tillë që të mbrojnë pikpamjet apo të
drejtat e saj, gjatë gjithë karrierës së tyre. Vetëm mirë do të shohë vendi
ynë, specialistët tanë, në rrugën drejt Europës që i përkasim, por që për një
arsye apo një tjetër, pranimi i saj vonohetdhe jemi akoma në “Europën tjeter”
si edhe Zvicra dhe disa vende të tjera. Ndërkohë Zvicra nuk ka nevojë për
Europën e Brukselit, ndoshta pak të atrofizuar, pasi marrëdhëniet e saj me
fqinjët dhe Europën apo SHBA janë të shkëlqyera. Zvicra nuk ka kufinj me
fqinjët, por vetëm lule dhe gjelbërim dhe disa mjete motorike për të penguar
“qoftëlargët” që livadhisin akoma në vende të tjera. Një shembull që duhet
marrë edhe nga vende të tjera, me vetëm shtatë ministra të të gjithë krahëve
politike, por që janë në unison për të mbrojtur çështjet e Zvicrës. Zvicra i mban afër mbi 700
mijë bashkëpatriotë të saj që janë vendosur kudo në botë dhe i cilëson me
nderin “Republika e pestë” e saj.
Isha me një mikun tim,
J.Fabre, i cili gjithë jetën ka punuar në një organizëm ndërkombëtar me
prestigj si UNICEF dhe që gjithmonë ka qënë dashamirës për të më ndihmuar për
botimet apo ndjekjen që i bëja ecurisë së marrëdhënieve të vendit tim me
organizatat ndërkombëtare. Folëm ashtu midis miqsh dhe kujtuam ata diplomatë e
pjesëmarrës të konferencave ndërkombëtare, bashkëatdhetarë të mij që ai i
kujton edhe sot me respekt, megjithëse rrugët e jetës së tyre, i kanë shpënë në
një drejtim tjetër apo ata nuk jetojnë më…
Përvoja e viteve ka dëshmuar se shumë përfaqësues shqiptarë të aftë në fushën e
tyre, me gjuhë të huaj dhe njohje të mirë të diplomacisë ndërkombëtare, kanë përballuar
me sukses pjesëmarrjen në mbledhjet apo seminaret e organizmave të sistemit të
Kombeve të Bashkuara, si dhe punojnë me dinjitet në to, duke ndihmuar në
ecurinë e projekteve dhe programeve të bashkëpunimit me Shqipërinë apo me
vendet e rajonit te Ballkanit. Përfaqësues nga Shqipëria kanë marrë pjesë në
veprimet e ruajtjes së paqes, në disa zona të botës, në vëzhgimin e zgjedhjeve
në vende të ndryshme, në projekte bashkëpunimi rajonal etj. Edhe organizimi i
veprimtarive për Shqipërinë në këto organizata do të ndihmonte per njohjen më
të mirë dhe reale të Shqipërisë, të shqiptarëve, të kulturës, artit, zakoneve
dhe virtyteve të tyre të mira.
Le të më lejojnë lexuesit
të bëj një digresion lidhur me problemin e vazhdimësisë së ndjekjes nga ana e
punonjësve apo diplomatëve më të mirë të Shqipërisë, të ecurisë së saj me
organizatat ndërkombëtare. A ka gjë më dinjitoze që një specialist i njohur i
organizatave ndërkombëtare, i problemeve të ecurisë së marrëdhënieve me vendin
tonë, apo një njohës i përkryer i gjuhës angleze, si zoti Muhamet Kapllani, që për
disa vjet punoi si këshilltar pranë presidentit të Republikës së Shqipërisë të
japë ndihmesën e tij. Me përvojën e tij dhjetra vjeçare, me modestinë që e ka
karakterizuar, ai nuk ka nevojë për fjalët e mija të mira, pasi unë jam një
ish-nxënësi i tij që e dëgjoja me vëmendje vitet kur shkonim bashkë për tetë
vjet rresht, në Kombet e Bashkuara. Do të kisha dëshirë, që ai të
shkruajë për rrugën e tij të gjatë si njohës i përkryer i marrëdhënieve
ndërkombëtare. Ai dhe të tjerë njohës të organizatave ndërkombëtare do t’i
bënin në këtë mënyrë një shërbim të madh kombit dhe brezave të ardhëshëm. Më
kujtohet i ndjeri miku im i mirë, Filip Kote që përvojën e tij disa
dhjetëvjeçare me sindikatat në botë e hodhi në letër dhe besoj që edhe sot
libri i tij mbetet një udhërrëfyes në marrëdhëniet e sindikatave tona me
organizmat sindikale në botë. Ishte ai që më angazhoi qysh në
moshë të re për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në 1971 në Kajro
të Egjiptit, nga e cila fitova një përvojë të mirë dhe mësova shumë për
shqiptarët atje që kanë dhënë një ndihmesë të çmuar për zhvillimin e atij vendi
të madh dhe me tradita. . A ka
përvojë më të bukur se ajo e prof. Luan Omarit, prof. Arben Putos, Javer Malos,
Misto Treskës, Sokrat Plakës, prof. Ksenofon Krisafit, Prof. Shaban Muratit
etj., që me modesti kanë hedhur një gur në historikun e marrëdhënieve të
Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, apo për çështje të veçanta si ajo e
detit apo të Kosovës martire. Shaban Murati tek libri “Kalvari diplomatik
i shtetit të Kosovës”ndër të tjera paraqet një antologji të analizave
sistematike të tij për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës, që nga
krijimi i tij, deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çështjeve, konsekuenca
dhe dinamika e ndjekjes së tyre në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe
lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e
sotme rreth Kosovës. Analiza e autorit përmbledh çështjet më të mprehta, me të
cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë
të jetës së vet. Me Shabanin dhe të ndjerin kompozitorin e aftë dhe
gazetarin penëartë, Kastriot Gjini, Vladmir Cicanin, Arshi Ruçaj, kemi bashkëpunuar
rregullisht në vitet 70-të në shtypin shqiptar, sidomos me gazetarin e ndjerë
dhe tepër të aftë Napolon Roshi të “Bashkimit”, apo me Agim Cergën e “Yllit”,
me “Dritën” e gazeta të tjera të kohës. Jam i bindur se miku im botuesi i suksesshëm, Fatmir Toçi
i botimeve „Toena“, me të cilin kam realizuar deri tani disa botime dhe së
shpejti mendoj të realizoj dy të tjerë, do ta mirëpriste një nismë të tillë, në
shërbim të Kombit.
Gjithcka gjatë viteve u arrit edhe në sajë të këmbënguljes së diplomatëve dhe punonjësve që një pjesë të mirë të jetës e dhanë per ecurinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, si Bashkim Pitarka (funksionar ndërkombëtar i pakursyer për vendin e tij), Ilia
Janku i paharruar që u largua shumë
shpejt nga kjo jetë, por që edhe sot dëgjohet të përmendet emri i tij tek shqiptarët e Amerikës që ruajnë një respekt për këshilltarin serioz e këmbëngulës të Misionit shqiptar, për Tefta dhe Justin Papajorgjin që me njohuritë e tyre të gjuhes angleze,
spanjolle etj., arritën të bënin shumë miq të Shqipërisë së vogël atje në Nju Jorkun e largët. Tani ata ndodhen në Australi dhe japin ndihmesën e tyre modeste për Shqipërinë mëmë.
I tille ishte edhe Abdi Baleta, penë e fortë në OKB Nju Jork, me të cilin kisha bashkëpunuar në Nju Jork dhe u takova përsëri miqësisht në një konferencë për çarmatimin organizuar nga OKB, në Rod të Greqisë. A kishte diplomat më të zotë se Kujtim Hysenaj me të cilin ndamë vitet e fakultetit dhe
më vonë në detyrat e tij
diplomatike që i mbuloi me përkushtim në Nju Jork, Paris e Beograd. Sa herë kaloja
në Paris për të shkuar në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të
Bashkuara bisedoja me Kujtimin haptas për rrugën që duhej të ndiqte Shqipëria
në marrëdhëniet me organizmat ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe. Ai dhe
bashkëshortja e tij fisnike Mimoza, më prisnin dhe shkëmbenim mendime si miq të
vjetër dhe besnikë. Më
kujtohet si tani buzëqeshja e tij e lehtë kur shoku ynë Ylli që nuk ishte aspak tifoz
i futbollit diskutonte për një çast me pasion përr ndeshjet. Apo kur profesori
ynë i nderuar Nonda Bulka na ftonte në apartamentin e tij dhe Ylli donte të
merrte ndonjë libër nga biblioteka e tij e pasur, finsiku Nonda e qortonte duke
i thënë se më parë duhej të dorëzonte librin që kishte marrë. Dhe Kujtimi
qeshte me ë madhe. Nuk mund te ri pa përmendur edhe shkrimtarin
dhe mikun Luan Rama, ish përfaqësues në UNESCO dhe ambasador në Francë,
i cili është mik i përbashkët me mbajtësen e dekoratës “Legion d’ honneur”, Solange d’Angely që ka bërë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Solange më ka vlerësuar dhe ja di për nder kur u bë promovimi i tre librave
të mij në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, organizuar nga Albana
Krasniqi-Malaj, ku ishin ndër të tjerë miq të mij të mirë si Prof.
Jean-Philippe Assal, gazetari Pierre Barde që ka qënë në Festivalin Folklorik
të Gjirokastrës, Prof. Isuf Kalo etj. Ruaj me kujdes në Bibliotekën time librat e
Robert d’Angely për gjuhën shqipe që ajo m’i ka dhuruar me autograf. A
mund të mos përmend Isuf Vrionin, njeri fisnik dhe njohës i përkryer i
gjuhës frënge që na përfaqësoi me dinjitet në UNESKO në Paris në vitet e fundit
të jetës së tij . Më kujtohen bisedat me të në shtëpinë e tij në rrugën e
Kavajës, tepër të ngrohta, domethënëse dhe inspiruese. Fliste me elokuencë dhe
me pasion jo veteëm për letërsinë frënge që e njihte në majë të gishtave, por
edhe për gjithçka që lidhej me aktualitetin. Gjithçka e shihte me një vizion
realist dhe pa artifica.
Shqipëria dhe Kosova europiane
E kam ndjekur me interes
si çdo shqiptar debatin e shfrenuar lidhur me mund?sin? apo jo q? Shqip?ria t?
b?j? pjes? n? familjen europiane t? Brukselit. Gjakrat jan? ndezur dhe shkohet
deri atje, sa “për inat të sime vjehrre”, disa janë gati “të flenë me mullixhinë”.
Gazetat shqiptare shprehin mendime të kundërta dhe botojn? shkrime t?
analist?ve, qofshin k?ta europianë, amerikanë, shqiptarë, deklarata t? atyre q?
jan? “kundër” apo “pro” p?rkat?sis? europiane t? Shqipërisë. E kuptoj se për
interesat e tyre politike, grupime t? caktuara p?rpiqen t? imponojn? argumentet
e tyre. Por k?tu nuk ?sht? fjala për interesat politike, ekonomike, sociale,
vet?m t? nj? grupimi qoft? ky i s? majt?s, i qendr?s, apo i s? djatht?s, por
kemi t? b?jm? me interesat e ligjshme t? t? gjith? kombit, popullit shqiptar t?
shum?vuajtur: mund?sin? e futjes në Bashkimin Europian. ?ndrra europiane e
brezave t? t?r?, si? duket, p?r egoizëm t? disave, mund t? shtyhet akoma. N? këtë
kor, futen edhe grupime të caktuara europiane, qofshin në Bruksel, Strasburg,
Luksemburg, Bukuresht, Beograd, Athin?, Madrid etj., që kanë frikë siç duket
nga ideja e Shqipërisë së Madhe, e cila në fakt nuk shtrohet tani dhe nuk
p?rb?n realitet imediat. Shqip?ria dhe Kosova jan? dy shtete t? pavarura, me
Presidentë dhe qeveri t? veçanta q? i kan? rritur shk?mbimet e tyre, dhe kjo
?sht? mëse normale, që flasin një gjuhë, ashtu siç ?sht? Zvicra me Italin?,
Austrin?, Franc?n, Gjermanin?, Lihtenshtejnin, ku flitet respektivisht
italishtja, gjermanishtja, fr?ngjishtja apo romanshë dhe popuj t? k?tyre vendeve kalojn?
lirisht dhe jan? vendosur atje ku kan? gjetur pun? apo ku kan? interesa dhe
jet? m? t? mir?. E mbaj si gjë të çmuar letrën që kam marrë dikur nga
ishministrja e jashtme e Konfederatës zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ku më
shkruante me përzemërsi për mbrojtjen e të drejtave të vëllezërve të Kosovës
dhe rrugën e duhur që duhej ndjekur për Kombin tonë të lashtë europian. Ajo jep
tani ndihmesën e çmuar në Universitetin e Gjenevës për rrugën europiane, duke
dhënë përvojën edhe të Zvicrës. Historia e Europës e lidhur me atë të vendit
tim, Shqipërisë, si dhe të vëllez?rve t? mij n? Kosovë, më tërheq së tepërmi.
Kam edhe unë argumenta për t’i bindur bashkëbiseduesit për praninë e Shqipërisë
dhe Kosov?s edhe « De jure » në Europë. Me të drejtën e tyre të shkruar,
romakët i dhanë Europës rregullat që drejtuan marrëdhëniet sociale. Misionarë
të ardhur nga Roma, Irlanda dhe Kostandinopoli përhapën besimin kristian në
Europë. Megjithëse kisha orientale u deklarua e vetmja kishë « orthodokse »,
duke u ndarë nga Roma, dhe megjithëse Reforma u imponua në shumicën e vendeve
të Europës Veriore, parimet kryesore të kristianizmit janë të ngjashme për të
gjithë kristianët e të gjitha besimeve dhe bazat e moralit kristian njihen
kudo. Megjithë shumllojshmërinë e gjuhëve dhe të dialekteve rajonale, njohuritë
e filozofëve dhe të shkencëtarëve u përhapën në gjithë territorin europian dhe
ndikuan në mënyrë reciproke. Shkrimtarë dhe poetë europianë përdorin simbole që
kanë të njëjtat burime : mitologjinë greke, legjendat skandinave, ungjillin që
njihet prej shqiptarëve shumë përpara disa popujve dhe kombeve që tashmë janë
në Europën e Brukselit.
Ata që i mbajnë akoma në
dorë fatet e Shqipërisë dhe Kosovës në Bruksel e gjetiu duhet ta dijnë mirë se
kanë qënë shqiptarët ata që i kanë mbajtur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në
vatrat e tyre pa i dorëzuar tek nazistët gjermanë, mijra italianë që
kishin ardhur si pushtues. Ata u mbrojtën dhe u larguan vetëm pas mbarimit të kësaj
Lufte. Janë me mijra e mijra ata grekë që kanë marrë ndihma nga shqiptarët
gjatë luftës italo-greke dhe si mirënjohje breza të tjerë të këtyre njerëzve
humanë shqiptarë, marrin pension nga shteti grek. A nuk duhet në këto çaste,
këta miq të Shqipërisë, grekë, që për çudi mbeten më tepër miq të
serbomëdhenjve, apo italianë, si edhe çifutë (të vetmit shqiptarët në
Europë që nuk i dorëzuan hebrejtë tek xhelatët nazistë) të ngrejnë zërin
e tyre për të vënë në vend padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Apo tashmë ata e
”kanë kaluar lumin” dhe u intereson që edhe disa vite të përfitojnë nga puna e
papaguar e atyre mijra e mijra shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova, që
rropaten rrugëve të Greqisë, Italisë dhe gjith? Europës!?
Më kujtohet para disa
vitesh, një bashkëkombas i yni, ju drejtua një ministri të jashtëm të një vendi
europian, ku ishte vendosur: ”Zoti ministër, unë kërkoj nga autoritetet tuaja
të departamentit të brëndëshëm të më japin lejen e qëndrimit këtu, pasi unë kam
dhënë kontribut edhe për vendin tuaj duke luftuar gjatë Luftës së Dytë
Botërore”. Ministri qeshi me të madhe dhe u dha porosi atyre që ishin pranë tij
t’i jepnin përgjigje pozitive qytetarit nga Shqipëria.
A nuk është e mjaftueshme
ajo gjuhë nga më të vjetrat indoeuropiane, si shqipja, ajo kulturë, puna e
qindra mijra shqiptarëve që kanë ndërtuar e ndërtojnë Europën prej dhjetra
dekadash, a nuk është e mjaftueshme Nënë Tereza, Skënderbeu europian, ata
guvernatorë e njerëz të shquar të kombit tonë që kanë dhënë për Europën, Mic
Sokoli, Isa Boletini, Shote Galica, Adem Jashari, ato sakrifica të popullit të
vuajtur shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët meritojnë shumë më
tepër se Karaburuni ku humbën jetën dhjetra njerëz të pafajshëm, vetëm se donin
të shihnin diçka tjetër në Europë. Europa është edhe Shqipëria, Kosova, edhe
ata popuj që kanë ëndërruar të « kalojnë qoftë edhe njëherë kufirin për në Europë »,
në epokën kur muri famëkeq i Berlinit është rrënuar njëherë e përgjithmonë.
Ndërtimi europian ka lindur nga një dëshirë për paqe në Europë, pas Luftës
së Dytë Botërore, me - ndër të tjera - pajtimin franko-gjerman. Disa mendje
vizionare kishin parë, para të tjerash, domosdoshmërinë e një Europe të
bashkuar. Midis tyre, Viktor Hugo, në atë që padyshim është një nga fjalimet e tij
më të mëdha, sigurisht që është një nga më të mëdhatë në Europë.
Në këtë tekst, me akcent lirik, autori i madh shpreh shpresat e tij për
paqen universale, aderimin në votimin universal dhe besimin e tij në
qytetërimin dhe progresin. jo pa naivitet. "Epoka e revolucioneve po mbyllet, fillon epoka e
përmirësimeve," na thotë ai.
Sido që të jetë,
ky tekst shpejt e përshkruan qëllimin e madh paqeruajtës të së ardhmes
"Shtetet e Bashkuara të Europës"; edhe duke konsideruar një
bashkëpunim të ardhshëm të atyre me Amerikën që "pastrojnë globin,
kolonizojnë shkretëtirat, përmirësojnë krijimin".
Ose shprehja e një
federalizmi intuitiv dhe lirik, providencial dhe mistik, por të dy europiane
dhe universale: për të bërë të mundur zhdukjen e luftës, duke zëvendësuar
demokracinë në vend të tiranisë, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin në vend të
betejave dhe luftës, kështu që të sjellë vëllazërinë universale të njerëzve.
Do të vijë një
ditë, shprehet Hygo në fjalën e tij të guximshme, kur ne do të tregojmë një top
në muze, ndërsa tani tregojmë një instrument të torturës, të habitur që mund të
jetë! Do të vijë një ditë kur do të shohim këto dy grupe të mëdha, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Europës (Duartrokitje), të
vendosura përballë njëri-tjetrit, duke shtrirë duart mbi det, duke shkëmbyer
prodhimet e tyre, tregtinë e tyre, industrinë e tyre, artet e tyre, gjenitë e
tyre, duke pastruar globin, duke kolonizuar shkretëtirat, duke përmirësuar
krijimin nën shikimin e Krijuesit dhe duke kombinuar së bashku mirëqenien e të
gjithëve, këto dy forca të pafundme, vëllazërinë e burrave dhe fuqinë e
Perëndisë!
Do të vijë një
ditë kur topat dhe bombat do të zëvendësohen me votat, me votën universale të
popullit, me arbitrazhin e nderuar të një senati të madh sovran, i cili do të
jetë në Europë se çfarë është Parlamenti në Angli. Ushqimi është në Gjermani,
çfarë është Asambleja Legjislative në Francë!
Zotërinj, them në
mbyllje, shprehet vizionari Viktor Hygo, dhe se ky mendim na nxit, nuk është
sot që raca njerëzore po ecën në këtë drejtim të mrekullueshëm. Në Europën tonë
të vjetër, Anglia mori hapin e parë dhe me shembullin e saj të vjetër u tha
njerëzve: Ju jeni të lirë. Franca mori hapin e dytë dhe i tha popullit: Ti je
sovran. Tani le të marrim hapin e tretë, dhe të gjithë së bashku, Franca,
Anglia, Belgjika, Gjermania, Italia, Europa, Amerika, u thonë njerëzve: Ju jeni
vëllezër! ". Këto fjalë të shkrimtarit të madh janë tepër aktuale për
Europën e sotme në tranzicion, si edhe Kombi ynë.
Në fund, desha të theksoj
para lexuesit, që gjithçka shpreva më sipër janë vetëm mendimet e mija
personale, që nuk angazhojnë kërkënd tjetër. Këtë shkrim e hartova vetëm për të
dhënë një mesazh pa pasur asnjë prapamendim. Unë e kam zgjedhur rrugën time të
jetës që më ka mbetur, dhe nuk mendoj ta ndryshoj, ashtu siç e kam për
nder dhe falë autoriteteve zvicerane mbaj nacionalitetin e vendit ku kam
lindur, ashtu si edhe punonjës që janë nga të gjithë kontinentet në Gjenevë.
Kam miq e dashamirës të shumtë, si gjithë bashkëatdhetarët e mij që
përfaqësojnë Shqipërinë e vogël në organizma ndërkombëtare apo rajonale në
vende të Europës, e deri në Amerikën e largët, që më shtyjnë me mesazhet
e tyre të simpatisë, të shkruaj diçka, pa dashur të jap postulata. Unë mendoj
si një shqiptar që do mbetem gjithë jetën time, të jap një mesazh, për Atdheun
tim: tokën ku kanë lindur prindërit e mij, ku jetojnë shokët e mij të
dikurshëm, ata breza mjekësh, specialitësh të naftës, të bujqësisë, të pyjeve,
që i kemi ndihmuar sado pak, të formohen për të mirën e Shqipërisë, për të
ardhmen e fëmijëve tanë. Për Shqipërinë me bregdetin e bukur, për atë fushë
pjellore të Myzeqesë, Devollit, apo Lezhës, për Alpet e bukura, Valbonën
prallore, Dajtin, Butrintin, Voskopojën, Prizrenin e Prishtinën që me punën e njerëzve
punëtorë, liridashës e paqësorë, me zhvillimin e turizmit, industrisë
ushqimore, minerale, bujqësisë, ndërtimeve dhe infrastrukturës adekuate, dhe me
ndihmën e organizamve ndërkombëtare, do të bëjnë që Shqipëria të kthehet në një
vend rrugëkalimi për mallrat drejt vendeve të tjera të Ballkanit, duke siguruar
kështu valutën e nevojshme për ecurinë e ekonomisë, por duke tërhequr në të
njëjtën kohë investitorë të huaj dhe biznesmenë shqiptarë, apo njerëz të
thjeshtë që duan të japin ndihmesën e tyre për vendin amë. Mjaft me
tranzicionin e stërgjatur të Shqipëriisë mëmë. Ka
ikur koha, kur vite më parë edhe pse Shqiperia kishte të drejtë të kishte
përfaqësuesit e saj, si shtet anëtar, në organizma ndërkombëtare të sistemit
ttë OKB-së, nuk mund të ishe funksionar në to, pasi nuk ishte e lejuar të
flisje me amerikanin, rusin, izraelitin apo afrikano-jugorin. Ka ikur koha kur
në ndonjë përfaqësi të Shqipërisë, përfaqësuesi, duke kujtuar se një funksionar
ndërkombëtar i vendit të tij "i kishte zënë vendin" (?!!!), në një
organizëm ndërkombëtar, si funksionar i pavarur, lëshonte anatema kunder
bashkëpatriotit të tij, tek përfaqësuesi i lartë i atij organizmi, duke
"nxirë" më tepër fytyrën e vet prej „qoftëlargu“ dhe duke lënë një
përshtypje tepër të keqe... Natyrisht, nuk është fjala dhe koha për të bërë një
dyndje me kandidatura të fushave të ndryshme nga Shqipëria, por për të patur
edhe vendi ynë njerëzit e tij në organizmat ekonomike, politike, sociale,
shkencore, kulturore, të të drejtave të njeriut, të tregtisë dhe zhvillimit, të
bujqësisë, mjedisit, telekomunikacioneve, të pronësisë intelektuale, në
biblioteka etj.
Mundësite e sotme janë
kolosale, pasi edhe njerëzit tanë janë më të përgatitur për një botë të re, për
Europën e Brukselit të pa atrofizuar dhe burokratike, si tani, demokracinë dhe shtetin e
së drejtes. Bashkësia e Kombeve të Bashkuara gjithmonë e më tepër është
solidare dhe me Shqipërinë e vogël, gjë që është vënë në dukje më se njëherë
nga personalitetet më të larta të saj, të cilët në shumë raste dhe botime të
OKB-së kanë treguar interesimin e organizatës që ata drejtojnë për një vend
anëtar si Shqipëria, për rrugën e zhvillimit dhe ecurinë e saj drejt një të
ardhme sa më të begatë. Ato të kujtojnë se bashkësia e popujve është solidare
me një popull të një vendi të vogël, por të lashtë, punëtor e paqedashës, që me
rrugën që ndjek jep ndihmesë në kalanë e madhe të familjes së Kombeve të
Bashkuara.
Gjenevë, më 10 qershor 2019
Alfredi dhe drejtori i përgjithshëm i UIT
Qipro-me Dr. Androulla Eleftheriou
Micheline Calmy Rey et Alfred Papuçiu