E enjte, 31.10.2024, 11:56 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Komunizmi, drapri i pare

E diele, 28.09.2008, 10:24 AM


Albert Kotini: Komunizmi, drapri i pare

Emra, ngjarje, fakte. Komunizmi ne vendin e vogel ballkanik dhe zhvillimet deri ne vitin 1941. Nese rrjedha e situatave do te kishte shkuar ndryshe, a do kishin shqiptaret nje regjim me njerezor pas luftes?

Nga Albert Kotini

Humoristi dhe komediani amerikan Uill Rogers, jetoi ne ato kohra te fillim-shekullit te 20-te, qe pane lindjen dhe fitoren e komunizmit, me fjale te tjera shnderrimin e tij nga ide dhe teori, ne nje sistem te mirefillte shoqeror. Njeheresh ai pa edhe propaganden e forte te grupeve konservatore ne SHBA, kunder prodhimit, shitjes dhe konsumimit te alkoolit, qe u konkretizua me “ligjin e thate”, cka solli si nenprodukt Al Kaponen. Ndaj dhe ne gojen e tij, eshte shume kuptimplote shprehja “komunizmi eshte si prohibicionizmi. Te dyja mund te jene ide te mira, por nuk funksionojne ne praktike”. Dhe pikerisht keshtu, si ide te mira, humane, duhet t’i kene pare teorite komuniste idealistet e pare shqiptare, te cilet sollen dhe mbollen ne Shqiperi, ate fare qe me pas do te mbulonte dheun. Jete me te mire, lufte varferise, te drejta per shkollim e punesim? E perse jo?

Sigurisht, kjo ishte vetem fasada. Ne fund te fundit, keshtu ndodh me cdo revolucion, te cilin e mbjellin idealistet dhe e marrin ne dore terroristet. Por megjithate, do te ishte e udhes qe pas viteve 90-te, te hidhej me shume drite mbi ate periudhe qe kultivimit te ideve komuniste ne terrenin feudal shqiptar, si nocione te turbullta, por shpresedhenese. Ne mos per te gje tjeter, ndoshta per te kuptuar sesi pikerisht ne ato vite, kombinacioni fatkeq i rastesise dhe rrethanave te pashmangshme, beri qe shqiptaret te provonin me pas, llojin me te lig, me bizantin te komunizmit. Enverizmin.

Pa lene menjane Shkodren apo Tiranen, terreni pjellor intelektual dhe kulturor i Korces, ishte skena ku u luajt pjesa me e madhe e drames se komunizmit shqiptar. Por sic thote historiani Majkell Stanford ne vepren “A companion to the study of history”, cdo pjese e historise, e treguar nga ata qe kane ne dore pushtetin, apo nga ata qe rendin pas pushtetit e nga miqte e tyre, duhet shqyrtuar me dyshimin me te madh. Ndaj shumecka ne historine zyrtare te komunizmit “korcar”, duhet te rishkruhet nga e para: Ky shkrim eshte nje nga tentativat.

Animi i elementeve shqiptare drejt bolshevizmit, kishte nisur qe vitet e para pas fitores se revolucionit te Tetorit: Nje nder kulmet domethenese eshte lidhja jeteshkurter diplomatike qe qeveria e Fan Nolit kreu me Bashkimin Sovjetik, ashtu sic eshte domethenes gjesti i nxitur prej Kostandin Boshnjakut dhe i artikuluar prej Avni Rustemit ne parlamentin shqiptar, ai i mbajtjes se pak casteve heshtje solemne per respekt te vdekjes se Leninit. Por lidhjet me afatgjata do te faktohen me pas, kur deshtimi i Nolit dhe ardhja ne fuqi e Ahmet Zogut, solli debimin prej ketij te fundit te gjithe kundershtareve dhe krijimin ne Vjene te Komitetit Nacional Revolucionar, KONARE. Ishin elemente te ketij komiteti, ata qe u bene anetaret e pare te te parit grup komunist shqiptar (GKSH) ne Moske. Ky grup u mblodh zyrtarisht me 25 gusht 1928, ne Moske, nen drejtimin e komunistit gjerman Vilhelm Pik (drejtues i seksionit te Kominternit per Ballkanin) dhe me pjesemarres Demir Godellin, Sali Hoxhen, Rexhep Camin, Llazar Fundon, Selim Shpuzen, Sejfulla Maleshoven, Reshat Kellicin, Tajar Zavalanin, Koco Tashkon, Halim Xhelon. Ish studenti Ali Kelmendi nga Peja e Kosoves, fillimisht nuk pranohet si anetar i ketij grupi, por me 3 mars 1929, mbledhja e sekretariatit vendosi ta pranoje Kelmendin; ky pranim miratohet nga mbledhja e GKSH-se ne Leningrad, por ne gjirin e grupit ishin ndezur nderkaq sherret e para, sidomos ato mes Kelmendit dhe Fundos. Ato ishin pasqyre e luftes per pushtet ne vete hierarkine e larte bolshevike, mes Stalinit dhe Trockit.

Pak kohe me pas, sekretari i pergjithshem Gjergj Dimitrov shtroi detyren e percimit te udhezimeve te Kominternit ne Shqiperi; me kete detyre ngarkohet Ali Kelmendi, i cili mberriti ne korrik te vitit 1932, ne qytetin e Korces. Nje qytet i vjeter ku “proletariati” mund te shtrydhej vetem prej disa punishteve dhe grupeve te zejtareve e artizaneve, dhe ku nderkaq, idete e komunizmit nuk ishin dicka e re. Ja cfare thone per kete kujtimet personale te Nesti Gambetes, nje nder aktivistet e pare komuniste:

“Grupi Komunist i Korces ka lindur ne fund te vitit 1926, ku krijuesit e pare jane: Lazar Fundo, Theodhor Maliqi dhe Dhimiter Fallo. Intelektuale qe kishin perfunduar studimet ne universitete perendimore; vinin nga familje te ngritura, jo vetem ekonomikisht por edhe me vlera qytetare. Ali Kelmendi per te cilin eshte propoganduar shume, ishte i pranishem ne GKK, qysh me 1932. Ishte kosovar, por qe njihej vetem nga rekomandimet e bera nga Kominterni (ne nuk kemi pare ndonje dokument ne Korce qe te provonte veteprezantimin e tij si i deleguar i Kominternit). Megjithate ai u pranua, ose me mire iu imponua disave qe ishin me nivel te ulet intelektual ne kete grup. Ne Korce ai mbrohej dhe ruhej nga regjimi, sepse kishte vellain kapter te xhandarmerise, por kryesore eshte qe ai ishte, si i thone, ne besen e komunisteve te Korces...”, shkruan Gambeta. Sipas tij, GKK kishte nje strukture te tille, deri ne vitin 1932: Sekretar Naum Stralla, te cilin e zevendeson Theodhor Maliqi (1929), qe kishte mbaruar univeristetin per dentist ne Athine. Anetare te byrose se GKK, ishin shtate: Llazar Fundo, Dhimiter Fallo, Selim Shpuza, Anastas Plasari, Dhori Xibinaku, Naum Stralla. Sekretaret ishin Nesti Gambeta, Niko Xoxe, dhe Sotir Gurra. Ishin gjithsej 17 anetare te Komitetit Qendror te GKK.

Aktiviteti i Kelmendit ne Korce u shoqerua me simptomat e nje fenomeni te panjohur me pare: Percarjen mes aktivisteve, qofshin ata ne terren apo jashte vendit. Nisen te dallonin dy nuanca “komunistesh”: Ata qe pergjithesisht ishin te shkolluar, kishin marre pervoja si nga Lindja dhe nga Perendimi, dhe qe pasqyronin tolerance dhe majtizem perendimor, dhe ata qe mungesat intelektuale i plotesonin me sektarizmin dhe mospranimin e opinioneve te bashkebiseduesve. Por keta elemente bashkejetonin dhe nderfuteshin me njeri-tjetrin: Ndarja e pariparueshme do te binte fort ne sy vetem pas vitit 1940. Nder emrat e grupit te pare mund te permenden Llazar Fundo, Theodhor Maliqi, Dhimiter Fallo, Esat Dishnica, Profiro Gjeni, Vasil Balli, Sejfulla Maleshova, Vasil Mani, Naum Stralla, Selim Shpuza, Dhori Xibinaku, Sotir Gura, Niko Xoxe, Koco Tashko, Kristaq Mico, Gjergj Canco, Azem Daci, Tajar Zavalani, Andrea Zisi, Teli Samsuri, Sotir Vullkani etj. Blloku tjeter perbehej nga: Ali Kelmendi, Miha Lako, Pilo Peristeri, Koci Xoxe, Petro Papi, Koci Bako, Raqi Qirinxhi, Nesti Kerenxhi etj. Mbi kontaktet e para me literaturen e majte, shkruan Gambeta: “Ali Kelmendi na tregohej si perfaqesues i Kominternit nga BS, dhe si anetar i Komitetit Qendror te Partise Komuniste Jugosllave etj. Ne fakt ai nuk kishte asnje ofiq ne ate kohe. Ishin te tjere ata qe benin punen e Kominternit, si p.sh Profiro Gjeni, qe na furnizonte me broshura, si “Kapitalin” etj; Vasil Balli ishte anetar i grupit te Korces, qe nga viti 1926, dhe nje nga sponsorizuesit e “Botes se re”, qe botohej ne Korce. Vetem tete kopjet e para u botuan, ndersa te tjerat u ndaluan nga Zogu. Anetari i pare i GKK, ka qene edhe Vasil Mani, qe shperndante materiale propagandistike per komunizmin dhe i dergonte ne Konare. Komunistet nga Franca, Italia dhe Austria na dergonin keto materiale, te cilat i perkthenim, e ua shperndanim lektoreve qe benin punen edukative mbi ecurine e revolucionit ne Shqiperi. Keshtu qe Ali Kelmendi e ka futur levizjen komuniste shqiptare nen influencen sllave. Edhe Profiro Gjeni, ishte i ngarkuar nga sllavizmi rus. Ne shqiptaret e Korces, komunizmin e njihnim me pare se serbet, sepse kishim qene te gjithe jashte shtetit, por kishim edhe mjaft intelektuale me kulture perendimore deri ne SHBA, ku ishin te degjuar, si Sejfulla Maleshova, i cili ishte anetar i Partise Komuniste Franceze ne ate kohe; Agron Katundi dhe Vasil Mani ishin anetare te Partise Komuniste Amerikane etj.

Kelmendi do te debohej nga Shqiperia si “propagandist i rrezikshem” ne fund te vitit 1935, sic deshmon ne kujtimet e tij edhe Miha Lako, (i etiketuar nga Enver Hoxha si “komunist i oreve te para”), i ngarkuar nga Grupi te mbante kontaktet me Aliun. Tenton te kthehet pas 7 muajsh, por arrestohet ne kufi, mbahet 3 dite ne burgun e Korces dhe pastaj internohet ne Gjirokaster, ku qendron dy muaj, per t’u debuar perfundimisht( dhe per te vdekur nga turbekulozi ne Paris ne vitin 1939). Kete periudhe, u krijua shoqata profesionale “Puna” e punetoreve kepucare (24 tetor 1933) qe mori persiper organizimin e tre grevave dhe mjaft demonstratave. Ne korrik 1936, kthehet ne atdhe pas “tre viteve studime” ne France, gjirokastriti Enver Hoxha. Asnje diplome nuk kishte marre, madje asnje provim nuk kishte dhene, megjithate me ndihmen e kunatit Bahri Omari, emerohet pedagog i jashtem me ore te reduktuara ne liceun e Korces.

Nderkohe, elemente komuniste po gjallonin edhe ne qytete te tjera. Pas sherreve me Kelmendin, Niko Xoxi largohet nga Korca dhe rinis aktivitetin ne Shkoder, bashke me Zef Malajn, Qemal Stafen, Selim Shpuzen, Kristo Themelkon, Vasil Shanton etj. Ne Tirane ishte krijuar grupi “i te Rinjve”, nen drejtimin e Anastas Lules dhe Sadik Premtes, anetare te te cilit ishin Sadik Stavaleci, Perlat Rexhepi, Vojo Kushi, Pali Terova etj. Por nje akt shume me konkret revolucionar, qe i perket vitit 1936, ka kaluar pa shume buje deri me sot: Pjesemarrja e luftetareve shqiptare ne luften e Spanjes. Rreth 60 prej tyre, mes te cileve Asim Vokshi, Daut Muco, Dhimiter Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, Iljaz Pashaj, Justina Shkupi, Koste Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Kame (Fratari), Petro Marko, Qamil Sherifi, Skender Luarasi, Thimio Gogozoto, Teni Konomi, etj, rroken armet dhe madje disa dhane dhe jeten, si Asim Vokshi, Ramiz Varvarica etj.

Ne vitin 1937, kthehet ne atdhe Koco Tashko, qe kishte sjelle me vete direktivat e reja te Kominternit per levizjen komuniste. Nisja e miqesise se tij me Enver Hoxhen, do te sillte afrimin e ketij te fundit me grupin komunist si simpatizant e me pas si anetar, sepse deri atehere Hoxha nuk ishte pranuar ne grup, si njeri me moral te dyshimte. Ja cfare thote Nesti Gambeta: “Lere se c’thote Enver Hoxha, se qenkesh aktivizuar stundent ne France... Jo! Ai nuk ka mbajtur qendrim te mire ne France, jo me te bente aktivitete si komunist. Te gjithe anetaret e byrose se GKK, nuk e deshen Hoxhen, bile nje nga shkaqet e grindjes se Niko Xoxes me Ali Kelmendin, ka qene pikerisht ai”.

Ne vitet 1938-39, grupet komuniste shqiptare deshtojne ne perpjekjet per t’u bashkuar, nderkohe qe rreziku i pushtimit fashist italian behet gjithnje e me i afert. Por ishte pikerisht ky pushtim qe i vuri vulen nevojes se afrimit mes komunisteve. Esat Dishnica, financuesi i perhershem i komunisteve (ndihmoi me te holla edhe per sherimin e Miha Lakos nga turbekulozi), vendos me pune ne dyqanin e tij ne Tirane, Enver Hoxhen. Dhe nje tok ngjarjesh bene qe ne krye te komunisteve shqiptare te dilte pikerisht ai: Me nje aksion te drejtuar nga Mustafa Gjinishi, lirohen nga burgu i Peqinit jugosllavet Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha (te cilet udhezuan me pas eliminimin e Gjinishit); ata zene miqesi me Hoxhen; ne mbledhjen e themelimit te Partise Komuniste, Koco Tashko fton edhe Enverin “meqe ishte mysliman dhe keshtu perfaqesoheshim edhe sipas feve”. Vazhdimi dihet.

Ata qe dhane gjithcka, vune jeten dhe pasurine e tyre ne dispozicion te komunizmit, do te zhgenjeheshin me shume. Shume prej tyre do te eliminoheshin, burgoseshin ose ne rastin me fatlum, do te liheshin ne harrese e mizerje pas luftes. Historia e Enverit do te rishkruhej nga Miha Lako dhe Pilo Peristeri, nen presionin e forte dhe kercenimin e Hoxhes. Ky i fundit do te rezultonte per historiografine zyrtare udheheqesi kryesor i komunisteve te Korces dhe frymezuesi i cdo aktiviteti. Nje nder pyetjet qe shtrohen sot, eshte: Pa Hoxhen, komunizmi shqiptar a do te kishte patur nje fytyre me njerezore?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora