Kulturë
Bashkim Saliasi: Në buzë të liqenit
E marte, 19.02.2019, 07:00 AM
Bashkim Saliasi
NË BUZË TË LIQENIT Data 15.02.2019
Si mjelmë e bardhë te bregu liqenit rri,
Të afrohem kam frikë se trembesh e ik.
Nga larg të vështrojë, sa vuaj vetëm unë e di,
Rri dhe pak, liqeni pa ty trishtim përtyp.
PUSHIMI
Tash po e kuptoj çdo të thotë pushim,
Gjithë ditën rri në shtëpi për qejfin tim.
Ç’do të thotë pushim! Ju se mendoni?,
Turi të qetësohet, gjumi tërë qejf.
Askush s’të bërtet, s’të kërkon llogari,
S’të thërret drejtori, je vet qeveri.
Jasht s’të presin, zgjohu kur të duash,
Mos i jep llogari fëmijve e gruas...
I MBIJETUARI
Në botën e egër,
në botën mizore,
Lindi një këlysh,
nga nëna tradhëtore.
U rrit, këlyshi
Në kushte mizore.
Nëna prostitutë,
Përfundoi në thertore.
Pati fat këlyshi,
e birësoi një luaneshë,
rival kishte vëllezërit,
shumë herë iu bën hundët përshesh...
PRES
Unë dhe deti të presim ty,
T’a vish pranë si dallgë gëzimi.
Jeta buzqesh në ata dy sy,
Nipërit, mbesat rrezatojnë veç dashuri.