Kulturë
Nebi Dragoti: Shkurt për poezinë
E enjte, 14.02.2019, 08:23 PM
NEBI DRAGUTI
DY KRITIKA
SHKURT PËR POEZINË, 2019.
Sot mungesa e profilit të poezisë është azhurnimi tematik si elementi më kryesor në të cilën kalon jeta e krijuesit. Pastaj vjen mungesa e veshjes artistike që, duke e krahasuar me poezinë e shkruar më parë, qëndron në nivel të ulët: ka varfëri figuracioni, varfëri në shprehje sa më të bukur poetike, qartësi në shprehje mendimi meditativ e filozofik., varfëri në konstrukt vargu, strofe, krijimi në tërësi. Ka mungesë mesazhesh të karakterit social, ka fantazi të shfrenuar futur në qorrsokake duke anuar shumë në paraqitje të motivit personal individual pa interesin e lexuesit, ose në rrokje temash mitike duke u gabuar rend qënia e autorit euforik, duke u vetëkënaqur, gjoja, se kjo është poezia. Këtu ka edhe mungesë mosmirëkuptimi të krijimtarisë së lirë të pluriidesë. Gjithë këto të meta dhe të tjera e nxjerrin poezinë jashtë funksionalitetit, madje, e fusin në karakterin zbavitës. Sot kërkohet me të madhe, madje, duhet theksuar, se ky art, që praktikohet është shumë I vaktë, është kthyer në art celebral jo joshes. Në këtë prizëm, sa ceka, duhet detyrë dhe kujdes I madh nga autori, nga botuesi, të cilët janë të harruar për këtë aspekt primar. Pra, të shprehem më qart,, prandaj kanë vërshuar autorë dhe botime të shumta, librat e të cilëve kanë krijuar stoqe, ku lexuesin nuk e merr malli t’i shfletojë. Këtë mendim askush nuk e mohon. Në media, ku pasqyrohet poezia,duhet të zotërojë botimi i krijimit më të mirë, të zotërojë konkurenca e ndershme duke e stimuluar këtë për të zhbllokuar situatën. Mbi të gjitha, krijuesi vetë, duhet t’i përvishet për të arritur hop cilësor duke eleminuar problemin e paraqitur, që e ka futur zhvillimin e poezisë në rutinë duke lënë gjurmë e shije jo të mira.
KUJDES, KRIJUES, KUJDES.
Shoh anë negative te disa krijues, kur ngatërrojnë prozën dhe poezinë.Këtu duhet qartësi dhe pa njohur karakteristikat për secilën gjini, krijues, mos dhkruaj. Kjo dukuri konstatohet në kohën e pluralizmit demokratik. Këtu ndal, ti penashkrues. Poezia është rregull, që duhet mirëorganizuar.Kjo nuk duhet toleruar dhe përjegjësi mban çdo publikues mediatik. Shihet që poezia, formalisht, shkruhat në varg dhe, vargu e prish imazhin e të qënurit varg, thyhet vend e pavend, pra, nuk e ka peshën e duhur konceptuale. Ka vargje që edhe pjesëza (a fjala pa u plotësuar kuptimi) lihet në fund të vargut dhe vargu kalon rishtas në vargun e pasëm.Këtu shikohet edhe ana tjetër, pra , kalohet në prozë. Vargu humb standardin. Kjo është shkelje, që vjen për disa arsye: ka mungesë njohurie për gjininë e shkrimit, ka humbje të vetëkontrollit, ose priren të shprehin atë mendim që kanë në mendje. Shfaqje të tilla të shpien në poezi prozaike, ku ky art humb vlerat e të qëni poezi. Këtu nuk po përmend gabimet e shumta drejtshkrimore të fjalëve e të përdorimit të pikësimit, apo të ndertimit të fjalisë, ku edhe kjo ka rëndësinë e vet, ku unë shpesh e kam theksuar. Më i kujdesshëm të jesh, krijues edhe ndaj shfaqjes tjetër: largohu nga temat grimcake e ngacmimet kalimtare, largohu nga motivet e jetës personale plot ëndrrala fëmirore, që nuk kanë vlerë për këtë art, që nuk japin mesazhe për shoqërinë. Jo poezi ditar personal! Shkrime të tilla i quaj të kota. Kujdes! Kujdes!