E shtune, 12.10.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Frederik Rreshpja

E enjte, 14.02.2019, 08:33 PM


Frederik Rreshpja

Nga Mehmetali Rexhepi

mos e lyp te vetja urinë e Tij

përderisa vjell nga krupa

mos e kërko te etja

derisa në frymën tënde gromësijnë

të gazuarat flluska

mos ia gjurmo lartësitë e borës

kallinjtë e dhimbjes Tij

shkundur  tej fletores

nuk  ngjiten dot  tek  hënë e Tij

as vjeshta verdhoshe

as anijet kozmike

Ai atje kishte prore një mike

finoken  metaforike

ndoshta mëton t`ia prekësh (f)loçkat e vargut kristalor

katarakteve    larta dhimbja ortek me borë

asnjë digë  ndesh detit Tij

Ai ngjitej mbi të  kaltrën çati

syshqiponjë nga e Tija lartësi

nën kravatën e bardhë

sakaq

pa kobrën kutullaç

mbi një zemër shkëmbi

zvarritej e kruspullohej

gjithaq

sa t`i thahej helmi

në durimin e Tij

po  deshe  provo të  hysh labirinteve

kështjellës së  një  rebeli

për t`ia gjetur thesarin e dhimbjeve

pos  Files

zbehtësi e hënës

dhe hiles

pa sytë e Tij mos e mësyj atë vetmi

pa zjarrin e Tij mos e ndez asnjë shkëndijë

  jesh i sojit Frederik

e t`i thuash jetës ik

se donte atë që nuk deshi  ai

t`ia flakësh nga qafa  ngërthimit

me pështymë të kuqe medaljonin e kapitullimit

të jesh një Frederik Rreshpja

dhimbja do të thoshte  mirë se të gjeta

eremit mes të  xhindosurve    paudhë

poezia  arkitekturë e pa pushtuar

një ure të pa rrënuar

e  shpinte    purpur

si i mbëltoje gjymtyrët Tua në gur

kokrrat e vargut  ndanë  grilave të  tiranit

me prangat  në duar

  çdo cep Tëndin kishte hyrë nata

dhe  nuk  shkëmbeje varg për pranga

ç`kishin të Tijat shkarravina

nuk i qasej dot stina

më afër se vdekjen veshte këmishën

të fismen e jetës dhe  grishjen

Gjilan, gusht 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora