Kulturë
Luan Kalana: Raimonda Moisiu - shkrimtare dhe publiciste korcare e afirmuar
E hene, 18.02.2019, 01:03 PM
RAIMONDA MOISIU - shkrimtare dhe publiciste korcare e afirmuar,
lidere e Letrave shqip dhe Aktiviste e shquar e Gruas ne SHBA .
Raimonda MOISIU ,shkrimtare nje emer i degjuar dhe shkrimtare e afirmuar ,jo vetem ne Shqiperi,por dhe Diaspore ne SHBAaji njihet dhe si,Kryetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, SHBA, ne dy mandate, Anetare e Kryesise e Klubit te shkrimtareve e artisteve korcare "Bota e Re", Anetare e Klubit te Shkrimtareve e Artisteve vlonjate "Petro Marko", Vlore, Anetare e Shkrimtareve dhe Artisteve te Botes me qender ne Ohio, SHBA, Anetare e Shoqates se Poeteve te Botes, me qender Larisa, Greqi, Anetare e "Familja & Media" Tirane. Anetare e Federates Pan Shqiptare Vatra (vatrane) dhe . Anetare e Shoqates “Ne dobi te gruas shqiptare”, Moderatore e Forumevewww.panalbanianwomennetwork.org, Tefta Tashko Koco- Albamerica, dhe nje seri listash e portale shtypi e latrare on line etj. -Anetare e "Familja & Media" Tirane.
Jetoi me familjen e saj 17 vjet ne Hartford, Connecticut, USA, Aktualisht jeton me femijet e e familier e tyre ne Jacksonville, Florida USA
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 Eshtë rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, idealizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve universitare, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin '99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Jetoi, punoi e krijoi prej 17 vjet, në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj.Sot jeton ne Jacksonville, Florida,USA. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford, Monroe College, New York, Detroit Michigan, jacskonville, Florida, etj. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez, me Official citation nga Bashkia e Waterbury-it, CT, USA, Ambassador For Peace nga Universal Peace Federation, Gruaja e vitit nga Global Women, etj. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, Koha Jone, Dita, et, dhe me statusin e freelancer ne Albanian Mail-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, Gazeta Dielli dhe "Illyria" - SHBA., Kosove e Maqedoni, etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme.
Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.
-Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
-"Dashuria nuk ka emër".- Vellimi i pare me poezi, kryesisht lirika dashurie.
- "Sikur s'me ke puthur kurre"-Vellimi i dyte me poezi, kryesisht Lirika dashurie.
-"Lulëkuqja e egër"-Vëllim me poezi, kryesisht lirika dashurie ne disa gjuhë të huaja,-anglisht, italisht dhe greqisht
-"Duke kerkuar Ardianen..."- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
-"Gjëmimi i moshave"-Tregime
-"Maska e intelektit"-Esse -Opinion-Analiza letrare
-"Gerhitja e gjeneraleve"- Liber me publicistikë,
"Intervista"-Liber Publicistik
-"Pafajsia e Eves" – Roman,
“…s’i them askujt…” –Roman, 2018
-“Studime, Esse, Kritika letrare”,2018,
“Gazetaret shqiptare ne SHBA”, Antollogji 2018.
Ne process botimi:
-Vellimi i dyte me intervista-130 intervista.
-Vellim me publicistike Opinione dhe analiza sociale
Pese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges,(Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Who's Who, me titull :'Poetry from five continents",(Poezi nga pese continentet).
-Eshte bashkeautore ne antollogjine ne gjuhen rumune:
-"Tempulli i fjales" dhe Fluturime Poetike.
Është bashkëautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:
- "Itaka e Fjalës"
Eshte bashkeautore në antollogjinë:
- "Zemra Prindërore", -nga forumi virtual "Mëmëdheu".
Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:
"Nëna",- nga Forumi "Pan Albanian women network".
"Tregime",- nga Shtepia Botuese ADA, Tiranë
Eshte bashkeautore ne antollogjine dedikuar poetit te shquar Ali Podrimja.
Eshte Bashkeautore ne antollogjine Olimpi I Fjales nga Flori Bruqi, Kosove.
Vleresimi me çmime:
-Eshte fituese e çmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e cmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e "Cmimit te Pare Ballkanik", “ Perendesha e Dashurise”, Cmimi Special, Cmimi i Pare ne disa edicione te Netet Korcare te Poezise.
Fituese e cmimit "Petro Marko", ne gjinine e prozes, nga Revista Kuvendi, Detroit Michigan USA,
Fituese e cmimit “Rozi Theohari” ne Publicistike.
Fituese e cmimit “Fan S.Noli”, ne Publicistike.
Fituese e Cmimit “Migjeni” ne Poezi nga Revista Kuvendi Detroit Michigan USA.
Fituese e Cmimit te pare "Poezia me e mire" nga redaksia e Gazetes "Nositi",
Fituese e Cmimit Special te Qytetit te Vushtrise, ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe poezia e saj, "Nuk munden me..", u vleresua si poezia me e mire ne:
"Takimet e At'Gjecovit 2009"-ne Zym te Hasit, Kosove.
Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare. Veterane ne pjesemarrjen e Diteve te Letersise Shqipe Detroit Michigan, USA, prej 17 vjet.
Urojme suksese dhe pene te begate e te pareshtur ne krijmtarine e talentuar letrare,per te cilen ajo meriton nje vlersim te madh edhe per aktivitetin letrar e shoqeror ne Diaspore ,simbol i Gruas Intelektuale dhe moderne Shqiptare,per liri ,paqe dhe emacipimi e femres ne mbare boten.
Luan Kalana
publicist shqiptaro-amerikan
Florida SHBA