Udhëpërshkrim
Tahir Bezhani: Jeta e familjareve tanë në diasporë
E diele, 05.08.2018, 07:22 AM
Jeta e familjareve (qytetarëve) tanë në diasporë
(Përjetimi i një mbrëmje të maturës dhe ndryshimet me vendlindjen....)
Nga Tahir Bezhani
Dafina(Sylë) Bezhani,pas diplomimit
Ka disa vite që shkoj në Gjermani, në qytetin e bukur e historik te Nyrnbergut. Por, asnjëherë nuk kam qëndruar më gjatë se tani, asnjëherë nuk jam gëzuar sa tani, për këto 45 ditë qëndrimi. Në të vërtetë, kishim koordinuar familjarisht kohën e qëndrimit atje, me djemtë e mi, sepse pritshim ditëlindjen e djalit të madh,Sylës, me 29. maj, por edhe ditëlindjen e vajzës se dyte,Dafinës, 18 pranverat e saja,për herë të parë me gjyshin e gjyshen si dhe diplomimin ne shkollën e mesme,”Peter Vischer-Schule,Gymnasium-Realschule”,të Nyrnbergut,Gjermani.
Shkolla e mesme”Peter Vischer-Schkule
Gymnasium-Realschule. Nyrnberg.
Te gjitha këto u bënë shkas i përjetimit të momenteve të lumtura, sepse mbesa ime Dafina, festoi ditëlindjen e saj të 18-të dhe diplomimin nga një shkollë e mesme e prestigjioze,për herë të parë,së bashku me gjyshat e familjaret tjerë.
MOMENTE EMOCIONUESE GJATË NDARJËS SË DIPLOMAVE
Nuk kisha përjetuar një moment të tillë ceremonial kur fëmijët tanë mbarojnë shkolla të mesme në diasporë. Që në fillim më ra në sy modelimi i asaj ceremonie, të cilën e udhëhiqnin vet nxënësit e asaj klase që diplomonin. Nxënësit kishin përpiluar programin me pika të ndryshme festive, ku nuk kishin lënë anash as humorin e sarkazmat mes veti e arsimtareve të tyre. Kur doli një nxënës dhe mori fjalën,iu drejtua publikut:” nëse vëreni se nuk di të flas mirë dhe kam mungesa tjera, ja ku i keni profesorët, ata do ju japin përgjigje”....dhe plasën të qeshura.
Drejtoresha Frau Bergmann gjatë fjalës së saj.
Ajo që më zgjoi kureshtjen ishte momenti kur fjalën e mori drejtoresha e shkollës, e cila, me një fjalim te mrekullueshëm e plot përmbajtje edukative, emocionoi disa dhjeta pjesëmarrës, prindër, në atë rast ceremonial. Drejtoresha,Frau Bergmann, pos tjerash, para se t’i ndante diplomat, nxënëseve u foli :”Diplomat që do merrni sonte ju, do ju shërbejnë si një biletë hyrëse në Universitet. Unë shpresoj se dyert që do hapni, janë dyert kryesore për ardhmërinë e Juaj. Por, nëse ndodhë që ajo nuk është dera e Juaj që keni imagjinuar për jetën, mos vazhdoni të qëndroni brenda saj, por vazhdoni të bëni veprim tjetër, të dilni nga aty, të ecni sipas dëshirave të Juaja ku suksesi nuk do ju mungoi. Porosia ime është që Ju, të konfrontoni të tashmen për të ardhmen me qëllimin përfundimtarë që të rritet humanizmi, mos të ketë luftë e varfëri. Ne kemi besimin te gjeneratat e Juaj se do të bëni më të mirën e mundshme për njerëzimin....” Ky fjalim i drejtoreshës para nxënësve dhe prindërve ne sallë u prit me duartrokitje te gjata.
Pastaj fjalën mori profesori, Dr.Volin, i zgjedhur prej nxënësve për fjalën e rastit, i cili ndër të tjera, shpreh:” Ju të dashur maturant, sonte ndiheni sikur të ishit maje reve të bardha me suksesin dhe rezultatet e treguara, dhe nga lartë, shikoni me plot entuziazëm. Por,së shpejti do të zbritni edhe Ju poshtë dhe do të kuptoni se tash duhet me automatizëm të shkoni kah lartësitë.... Atje do mbërrini me punë të madhe dhe përgjegjësitë si gjeneratë. Unë uroj që ju, kur të mbërrini lartësitë e Juaja, bota të jetë shumë paqësore, botë pa uri, pa varfëri dhe pa lufta....” tha Dr. Volin para nxënësve e prindërve.
Gjatë ndarjes së diplomave, secilit nxënës prej nga ishte, i interpretonin muzikë nga vendi që vinte ai nxënës, pa asnjë komplikim, por në mënyrën më njerëzore e demokratike, secili u përshëndetke me duartrokitje te gjata. Mbesa ime,Dafina Bezhani, pasi mori diplomën,me rezultat të shkëlqyer dhe fitoi të drejtën e regjistrimit ne fakultet pa provim pranues, përshëndeti publikun me formimin e shqiponjës me shuplakë dore, tani hit i përhapur kudo në botë nga shqiptaret. Publiku e mirëpriti me përshëndetje te gjatë.
Dafina Bezhani,duke përshëndetur publikun me formen e shqiponjës.
Familja ime,bashkëshortja,djali e reja,gjate ceremonise.
Ndoshta nuk do i prezantoja thëniet e lartcekura, ikur mos të më ngacmonte një krahasim i tillë me vendin tim,Kosovën,se si veprojnë drejtoritë e shkollave tona në ceremoni të tilla diplomimi. Nuk më ka ra të dëgjoj se mbahen fjalime aq të thukëta e përmbajtjesore me rastin e diplomimit të nxënësve tanë në shkolla të mesme, kudo në Kosovë.
Babë e bijë,(Syla me Dafinen)dhuratë me buqet lulesh pas
Diplomimit. Moment emocionues per baben kur rezultati shkëlqen.
E di se organizohen mbrëmje të maturës hoteleve,bëhen përgatitje të mëdha pispillosje të vajzave e djemve, nga mbrëmja e deri ne mëngjes vallëzojnë e këndojnë, shkojnë në ekskursione 5-6 ditore hoteleve të bregdetit shqiptare,për “njohjen e vendeve te bukura të atdheut”....Mos të flasim për korrupsionet qe ndodhin nga lart-poshtë, mos te flasim se sa shpesh janë “paguar” edhe me koka te fëmijëve tanë!....
Duke ndier kënaqësinë e të qenurit në mesin e atyre njerëzve te mrekullueshëm,me një kulturë vërtetë Evropiane,pastaj i gëzuar nga rezultatet e mbesës sime, nga brenda me silleshin ca mendime qe me thumbonin pa ndërprere. Fëmijët tanë flasin 90% gjuhën e vendit ku jetojnë. Pak flasin gjuhen e prindërve apo te vendit te vet. Me prekë dhe me frikëson asimilimi i gjithë atij numri në diasporë. Pastaj fillon të kërkosh arsyet, fajtorët. “Përgjigja” të vjen nga shkallëzimet politike, te kohës se luftës. Ani, ishte kohe e vështirë, por pastaj?.....Pse ikën akoma më shumë se gjatë luftës? Kujt po ia “falim” ato gjenerata, atë potencial njerëzorë të pakrahasueshëm, pasuria më e madhe e kombit tonë?
Sa do doja që politikanët e vendit tonë (Kosovë-Shqipëri) të sjellin një program mbarë kombëtarë për rikthimin e rinisë sonë nga rrugët e botës......
Gjakovë,
6.korrik,2018