E shtune, 20.04.2024, 11:58 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bezhani: Bukuritë dhe të mëdhenjët të ngrohin shpirtin

E shtune, 14.04.2018, 06:18 PM


VLERAT E NJË BASHKPUNIMI

BUKURITË E ATDHEUT  DHE TË MËDHENJËT E KOMBIT TË  NGROHIN SHPIRTIN.

Nga Tahir Bezhani

Udhëtimin për në Shqipëri tani më e kishim të ditur, se do të jetë  vetëm çështje kohe. Pritnim vetëm konfirmimin e datës se kur duhet të udhëtonim për në qytetin e Pogradecit. Nuk kisha qenë kurrë në këtë qytet ,buzë atij liqeni sykaltër, nuk e kisha parë atë madhështi  që të ndalte frymëmarrjen...Kisha dëgjuar e lexuar për Pogradecin, jo vetëm si  pamje panoramike të bukur, por, nga ai qytet nuk largohej mendja kurrë, për faktin se është njëri ndër qytetet me  një kulturë të pasur kombëtare. Mjafton të parafytyrosh ose të rikujtosh figurat e dy kolosëve të letërsisë shqipe, Lasgushin e Mitrushin, të cilët kanë hyrë në zemrat e secilit shqiptarë dhe nga aty nuk dalin kurrë më, për jetë të jetëve.....

Pikërisht këtu qëndronte thelbi i gëzimit tim kur kuptova se duhet të shkoja në këtë qytet bashkë me poetin Muharrem Kurti, i cili ishte ftuar të përuroi romanin  më të ri, ”Qëndresë e Bardhë.”

Pikërisht, për të realizuar një mision me vlerë kulturo-letrare, në  interes të dyanshëm, sipas ftesës së Bashkisë së Pogradecit, që kishte zoti Kurti, udhëtuam të premten e datës 30. mars, 2018.  Nga Gjakova u zgjuam herët për të mbërri në Pogradec sipas protokollit të paraparë të shefit të Kulturës, z. Ylli  Çela. U nisem në ora gjashtë  të mëngjesit, në Tiranë mbërritëm në ora nëntë e tridhjetë. Me ne duhej pa tjetër të vinte redaktori i librit ”Qëndresë Bardhë”, z. Qazim Shehu, ndërsa mungoi për arsye objektive, botuesi “Nacionalit”   zoti  Mujë Buçpapaj.

Makina të cilën e ngiste z.Kurti, çante luginat e rrugës së kombit, ndërsa mua më kishin mbetur varur sytë drejt majave të larta, ku bora sikur fliste për mosdorëzim në stinen e re të pranverës. Shpejt kaluam rrugën deri në Milot, me plot shaka për të kaluar koha. Aty pimë nga një kafe mëngjesi dhe z. Kurti, ia la makinën djalit të tij, Drilonit, një simpatik 21 vjeç, student i vitit të katër të juridikut në Prishtinë. Në Tiranë,te rrethi me shqiponjë, na priste z.Qazim Shehu.

Shoferi simpatik,Drilon Kurti.

Morëm drejtimin për Elbasan, rrugës  e cila, faktikisht ishte “plakë” prej pakujdesie dhe i kishte “plasë marrja” para botës.... Me shumë vështirësi ecnim rrugës së re, ku kishin rënë shkëmbinj e dhe ,në gjatësi të madhe. Por,e lëmë këtë breng, ecim tuje, drejt Elbasanit.

Përtej Elbasanit, në juglindje të atdheut, nuk kisha qenë kurrë, dhe nuk e dija lezetin e bukurive, as nuk i njisha vendet me emra, për të cilat vende isha kureshtarë të dija se në cilën pjesë të vendit tim po kaloja.

Këndej, më thanë bashkudhëtarët, Qazimi e Kurti,shkohet në Juglindje të Shqipërisë, në Pogradec, por, këndej kalohet edhe kufiri me Maqedoninë, Qafa e Thanës. Kur më përmendën Qafë Thanën miqtë e mi, mu rikujtua se në vitin 1991, kur Maqedonia lejonte kalimin në Shqipëri me pasaporta të asaj kohe, të atij shteti të “përbashkët”,  ne kosovarët, si gjysmë ilegal shkonim, por kur ktheheshim ,paguanim kusurin bukur shtrenjtë pushtetarëve serb..... Por, atëbotë, kisha kaluar natën dhe nuk kisha pare sagje, kështu që llogarita se “s’kam kaluar fare”....

Pamje e Gurit të Zi-Librazhd

Pamje e lumit Shkumbin.

Duke përpi rrugën e  asfaltuar me shumë lakore, makina ,nën drejtimin e Drilonit, më zgjuan kureshtjen time, si dashamirë i natyrës se bukur, gjitha ato pamje piktoreske,   dhe pa pritë nxora aparatin duke filmuar nga dritarja e makinës, pa u ndalur,nga se i fiksoheshim vonesës. Pamje të cekët zura në Labinot, bukur e mora Gurin e Zi, atë maje të thepisur, pastaj ishte kënaqësi të shikoje gjerësinë e shtratit të lumit Shkumbin, valët qe gërvëlisnin asaj gryke  të freskë me pamje të bukur.   Rruga e gjatë kërkon edhe pushim e freski së paku me ndonjë kafe ”të rëndë”, për t’u rezistuar kthesave të shumta.


Moment freskimi në Çoto-Otolisht-Librazhd

Nga e majta;Tahir Bezhani,Muharrem Kurti dhe Qazim Shehu.

Ishim të pëlqimit të gjithë për te pirë  kafe në vendin e quajtur Çoto – Otalisht, territor i qytetit të Librazhdit. Nuk na kishte mbetur edhe shume larg Pogradeci. Na sqaronte çdo gjë miku jonë, Qazim Shehu. Ai ishte nga rrethi i Librazhdit i lindur.  Pas kafeve u nisëm për Pogradec. Nuk ecëm gjatë dhe ra telefoni,ishte shefi i kulturës së Bashkisë Pogradec ,të cilin e njoftuam se ishim ofrua. Pa vonesë e “kapem” shpatit me lakore dhe dolën në një “grimë” rrafshinë, ku tabela tregonte Qaf Thanën dhe Pogradecin. Shoferi i ri, Driloni i shkathët, filloi të lëshohet   lakoreve me kujdes, si flutur mbi lule, nga ku për herë të parë shikoj liqenin e Pogradecit, të kaltër, si një qiell pafund, të cilin e kishte mbërthyer bukuria e natyrshme, si për inatin tim. Unë  mbeta duke fotografuar nga makina në lëvizje, tërë atë bukuri, rrugës deri në qytet ku arritëm fiks në ora 12,25-të.

 

PËRJETIMET   QË TË MBETËN NË KUJTESË GJITHË JETËN.

Pritja në zyren e nënkryetarit të Bashkisë,z. Avdulla Cano

Sapo mbërrimë para Bashkisë, dy polic panë regjistrimin e makinës sonë, dhe duke ditur qëllimin e arritjes sonë aty, me shumë  respekt na dolën para dhe na thanë :” mirëserdhët, zbarkoni ju, ne i tregojmë djaloshit vend parkimit!...”

Pak metra më larg, u ofrua me një ndjenjë të rrallë ngrohtësie, me buzëqeshjen që i ngrohë fytyrat njerëzore,  shefi i Kulturës së Bashkisë, zoti Ylli Çela, me një përshëndetje tejet vëllazërore e të çiltërt. Së bashku ,hymë në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit, zoti Avdulla Cano, i cili na priti me ngrohtësi të jashtëzakonshme. Pas shkëmbimit të disa bisedave,  dhurimit të disa ekzemplarëve librash nga z. Kurti e Bezhani, sipas protokollit të organizuar, të gjithë, u drejtuam kah lapidarët e të mëdhenjve të kombit, për të vënë  lule  te  Shtatoret e  Lasgush Poradecit  e Mitrush Kutelit, dy figura, dy kolos të letërsisë sonë kombëtare.

 Nderim para shtatorës së Lasgush Poradecit


Fotokujtim para shtatorës së Mitrush Kutelit

E gjithë kjo ceremoni, më zgjoi krenarinë time personale, me ç’rast, emocionet preknin thellë, deri në shpirt. Përjetimet që futeshin brenda meje, me korrektësinë e mirëpritjes dhe vlerësimin  që tregonin ndaj  dy poetëve nga Gjakova, duke na trajtuar me konsideratë të lartë. Kjo korrektësi e shumë të tjera nga mikpritësit, do ngelin të përjetshme në kujtesën tonë...


CEREMONIA E PËRURIMIT TË ROMANIT ‘’QENDRESË E BARDHË”,TË Z. MUHARREM KURTI. 

Në sallën e Bashkisë, aty rreth orës trembëdhjetë, ishin mbushur të gjitha ulëset me qytetarë e dashamirë të fjalës së shkruar,poet e krijues nga gjitha fushat e atit, jo vetëm atij letrarë. Një qetësi absolute në sallën e Bashkisë, një interesim maksimal, një kulturë e paparë te qytetarët e Pogradecit.

 

Çast nga ndarja e Mirënjohjës z. Muharrem Kurti nga nënkryetari,z. Avdulla Cano.

 

Ylli Çela, shefi për Kulturë pranë Bashkisë, pa vonuar, hapi ceremoninë e përurimit të romanit të z, Kurti. Në fillim, të parit ia dha fjalën z, Bezhani, për të paraqitur  profilin krijues si poet e prozator të autorit Kurti, vlerat e tij letrare te njohura jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosove.

 

Një fitues i dy Mirënjohjeve të Arta në Greqi vitin e kaluar,i përkthyer ne disa gjuhë të  botës, në e antologji etj. Pas fjalës së Bezhanit, redaktori i romanit “Qëndresë e bardhë”,z. Qazim Shehu, zbërthej në detale rëndësinë dhe peshën e librit, i cili, si tematikë kishte luftën e fundit në Kosovë. Në ndërkohë, grupi i vajzave recituese, deklamuan disa poezi  nga krijimtaria e përzgjedhur poetike e zotit  Muharrem Kurti.

MIRËNJOHJA NGA KRYETARI I BASHKISË SË POGRADECIT PËR ZOTIN MUHARREM KURTI.

Pas gjithë ceremonisë,  mirë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit, në emër të kryetarit të Bashkisë, zotëri  Avdulla Cano, i ndau  Mirënjohjen Kurtit, me motivacion: “Për kontributin e tij të çmuar në fushën e krijimtarisë letrare, në përçimin e vlerave të atdhedashurisë te lexuesit”. Pas dhënës së kësaj Mirënjohje me vlerë të rrallë për autorin, të  dy krijuesit nga Gjakova, dhanë libra për  Klubin letrarë “Lasgush Poradeci”, për bibliotekën e qytetit”Mitrush Kuteli” dhe disa miqve e kolegëve letrarë nga qyteti e rrethi i Pogradecit.

 

Gjate dhurimit të librave për biblioteken e qytetit.

 

Në program pati edhe pika tjera,si deklamime  të vargjeve nga Mitrush Kuteli, nga z. Ylli Çela, i cili mahniti publikun me aktrimin e deklamues poetik. Pastaj, ishte edhe një pikë me këngë folklorike ,nga një rapsod kuksiane, Azem Brahja,i cili jeton në atë qytet të bukur buze valëve të liqenit piktoreskë.

Një drekë e shtruar me bujarinë dhe traditën e paparë të asaj zone të atdheut tonë,  ishte edhe përshëndetja e asaj dite të paharrueshme mes vendorëve dhe ne dy gjakovareve, z. Bezhani e Kurti. Në Gjakovë mbërritëm në ora 24 të datës 30. mars, 2018, me zemra të mbushura kënaqësi, plot kujtime  e mbresat që nuk harrohen kurrë, nga Pogradeci i vlerave letrare e historike.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora