Udhëpërshkrim
Luan dhe Jola Dibrani: Elbasani abuzohet
E diele, 17.12.2017, 11:28 AM
Elbasani qytet dhe thesar i kulturës abuzohet nga vet shqiptaret!?...
Shkruan Luan-Asllan dhe Jola Doçi Dibrani
Të pasionuar mbas bukurive të natyrës, kulturës sonë, vlerave tona artistike, bashkë me Jola Doçin, festa e ditës se flamurit, me 28 nëntor na gjeti në Tiranë. Pas një shetie në Bulevard zgjodhëm Elbasanin ta vizitojmë.
Rruga që gjarpëronte deri ne Autostradën Tirane -Elbasan ishte me bukuri të rralla natyrore .Aty rrezet e diellit ia epnin koloritin e bukur natyrës shumëngjyrëshe që gërshetonin gjethet kuqërremta me rrezet diellit .
Pejsazh gjatë rrugës për Elbasan
Nga se Elbasani njihet si qytet i lashtë, me monumentet kulturore nga më të rrallat që përkon me Shqipërinë e Mesme,ne përjetuam nga Tirana deri ne Elbasan,ato bukuri natyore qe na shoqëruan me vargmale e njëpasnjëshme deri në plantazhet e bukura të portokajve mandarinave dhe pemëve tjera qe akoma ishin në trungon e pemishtes. Kureshtja ishte e madhe që të jemi vizitor në ketë pikë të vlerave tona kombëtare që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës shqiptare, por edhe botërore...
Do te thoshin filozofet, se kultura shqipetare eshte pike kulmore e thesarit të trashëgimisë, qe do te vetedijsoj njohësit evropian e botëror të thellojnë me shume pune për të jetësuar zbulimet e një thesari të ri qe është maje e Olimpit për ata qe e dëshirojnë një te kaluar me një ngjyrë vërtetë të artë te zbulimeve te mëdha me një qellim qe historia dhe vlerat tona te kthehen në vendin e vet.
Pamje e kalasë për brenda oblektit ja prishja e rrugës!!!
Pamje e kalasë për brenda oblektit ja prishja e rrugës!!!
Me të hyrë ne këtë kështjellë, nga porta kryesore reflekton një arkitekturë e lashtë, qe populli shqiptar duhet të jetë krenar përherë. Kështu u futëm ne brendësinë e kësaj kalaje duke ndier veten krenar qe t’i shohim vlerat tona historike. Për çudi në hyrje të portës, ishte një tip kthine për informata, por nuk i përngjan fare një byroje informative. Nuk kishte as një mbishkrim së paku se kur punohet!... Aty mungonte se paku një skicë hartore informative e shtrirjes se kësaj kështjelle. Aty nuk pamë edhe një shkronjë apo broshura informative as në gjuhën shqipe, por as në gjuhët tjera që duhet të ekzistojnë në hyrje për t’ja lehtësuar vizitorit informimin mbi këtë vlerë tonën trashëgimtare, të atyre vlerave që me sfida te mëdha e ruajtën gjeneratat e gjyshërve dhe stërgjyshave tanë!?...
Shkatërrimi i vlerave monumentale të kalasë së Elbasanit
Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjelles, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, e rindërtoi kështjellën mbi themelet e vjetra. Kjo kështjellë shihet qe në fillim të pakujdesisë së madhe në prishjen e rrugëve me kalldrëme dhe te nxjerrura fare gurtë nga vendi.
Pamje nga Porta hyrëse dhe brendësia ne Kalasë ne Elbasan,duke e humbur vlerën e te kaluarës me ndërtime të egra dhe gurtë me vlera duke u varrosur në baltë pa kurrfarë vlere?
Ndryshimi i madh është se origjinaliteti i saj kishte ndryshuar shumë, si në infrastrukturë edhe në arkitekturë. Lind pyetja ,përse kaq indiferent gjenden ata zyrtar,qeveritar të kësaj Bashkie .Përse lejohet qe kalaja e vjetër,të vërshohet nga ndërtimet dhe rindërtimet ilegale në brendësinë e mureve të saj!
Aty është defekti me i madh i kulturës sonë dhe institucioneve përkatëse,të Bashkisë se Elbasanit qe me keqmenaxhim dhe korupcion lejojnë me ndërtua objekte private brenda?
-Është shumë e çuditshme!!! Ne jetojmë në Gjermani, por për një ndryshim të vetëm një ngjyre të drurit në një shtëpi private të mbrojtura nga shteti si arkitekturë e vjetër, ka ndodh qe pala u gjobit edhe 20.000 euro.
Është e nevojshme qe ato leje qe jepen me ryshfete për ndërtime te tilla brenda mureve qindra dhe mijëra vjeçare të futen institucionet përkatëse të ndëshkohen dhe të dënohen ata qe e kane shëmtuar këtë vlerë me rëndësi historike. Për mes këtij artikulli ftojmë qeverinë Rama të ndikoj dhe sa me shpejt tu ndalet hovi këtyre ndërtimeve nga njerëzit e pa papërgjegjshëm!?...
"Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit"
Në Elbasan, çdo vizitor mahnitet nga bukuritë e gërshetuara të natyrës. Por nëse viziton kalanë e qytetit, pak metra nga njëra-tjetra sheh në harmoni të plotë tre kulte fetare, kishën ortodokse, atë katolike dhe xhaminë e vjetër. Kalaja është treguesi i historisë së një populli prandaj edhe Elbasani duhet ta ruajnë këtë ndërthurja aq të bukur.
Nëse bëhet një organizim si duhet në një te ardhme ka mundësi qe vetëm me hyrje nga vizitorët e huaj të jetë e përfituar edhe vet Bashkia dhe Kalaja për mirëmbajtën e saj.
Instituti i Monumenteve duhet të marrin masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor. Aty pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm. Ato pamje të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Kjo kala rriti edukoj dhe krijoj figura te mëdha historike edhe në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare .
Ta vizitosh këtë kala dhe mos të hyjsh në rrugicën e ngushte ku shënon emri i Kostandin Kristoforidhi do mbetet vizita e mangët , autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe.
Pamje e shtëpisë ku ka lindur Kostandin Kristoforidhi njeri nder rilindësit më të mëdhenj qe i kontribuoj thesarit tonë të kulturës .
Kur jemi të kjo tema të rikujtojmë se koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ,Elbasani ne cilëson si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. E dije s pushtuesit e kanë prish dhe rrënuar disa herë, por mos të bëhemi edhe ne shqiptarët barbar ndaj kulturës sonë të shenjte...
Foto-reportazh nga Elbasani- Shqipëri Dhjetor 2017