Udhëpërshkrim
Ymer Keta: Dibra djep kulture
E enjte, 30.11.2017, 08:48 PM
DIBRA DJEP KULTURE
Nga Ymer Keta
Mora penën e po shkruaj për krahinën time Bulqizën, e Trevën e Dibrës. Jo pa droje në çdo të thënë mbeten të pa thëna, por s’ishte kjo droja që më shoqëronte se tashmë dihet se, përveç librave të shenjta që quhen të përfunduara, çdo libër tjetër ka diçka për të thënë, të pa përfunduar, po kështu edhe në përsëritjet apo vështrimet rreth ketyre librave. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan, njerëzit e shkrimeve kur kanë folur për krahinën e vet apo për trevën a të kaluarën e saj, jo rrallë kanë rënë në kurthin e “vetmburrjes”.
Kompleksi i madhështisë që ka brenda kompleksin e inferioritetit, i ka bërë ata që krahinën e vet, madje fshatin, apo dhe qytetin e vet, ta paraqesin si qendër të botës, pra i ka bërë provincial, gjë që veçanërisht sot në kohën e globalizmit, është anakronike. Kjo ishte ndroja që më shoqëron.Por mu kujtuan fjalët e nobelistit të famshëm Gabriel Markez, për veprimet e veta : Ai rrëfen se gjithë ngjarjet dhe personazhet e veprave të tij, vepra të cilat në kohën moderne kanë pushtuar mendjen e njerëzimit, i ka gjetur në një qytezë të vogël provinciale, në vendlindjen e tij. Atëhere thashë me vete : Edhe një trevë jo fort e vogël siç është Dibra mund të prodhojë vlera të mëdha kombëtare të cilat s’janë pak. Dhe kjo ka ndodhur. Edhe duhet thenë pa ndroje, krenarisht.
Në syrin e një historiani,një shkrimtari, apo të një arstisti, Dibra është një ndër vendet enigmatike të hartës së Arbrit. Atje brenda një dite vere, mund të përjetosh të katër stinët përnjëherësh. Dimëri në majëmale, ku bora reale e jo metaforike, po thuajse nuk shkrihet, më poshtë vjeshta e natës bjeshkëtore, pranvera me lulemajën që s’thahet asnjëherë, por gjithmonë në kullotat alpine, e më poshtë vera e nxehtë në ultësirat e banuara përreth Drinit plak me degët e tij.
Katër stinë që mund t’i shijosh brenda një dite, në një hapsirë prej jo më pak mijë km katrrore. Ky peisazh surrealist e gati mitik, të bën vetvetiu piktor, poet , kërcimtar, këngëtarë, se pos këndove bëhesh armik me zogjtë e të gjitha llojeve që popullojnë këtë tokë të kësaj treve, si të rënë nga qielli. Disa janë emëra të bekuar të hartës së saj : Drini,Korabi dhe liqenet karstike në Bulqizë, Kasni dhe Lurë.
Por s’duhen lënë pa shkruar as malet, oxhaqet, Teqet dhe bajraku. Këto janë emërat më shqipfolës, në të gjitha kontinentet ku ato jetojnë. Por ndhodh që bukuria dhe pasuria bëhen burim tragjedishë, të cilat faktikisht e kanë djegur Dibrën disa herë nepër shekuj së fundi në shekullin e 19 dhe 20-et, në vitet 1913,1914,1918,1921, ku ushtritë serbe apo dhe austriake, bullgare e italiane apo dhe gjermane, dogjën dhe masakruan gjithçka, ku një pjesë e banorëve u shpërngulën në Tiranë,-Durrës-Elbasan e Turqi(Stamboll) apo dhe në Amerikë e vende të tjera. Nën hirin e këtyre djegieve e barbarizmave të ndodhura disa herë nepër mijëvjeçarë, merret me ment çfar vlerash kulturore duhet të jenë shkrumbuar, e në kohën tone kanë mbërritur vetëm fragmente të një culture që pot ë ishte e plotë do të fisnikëronte shpirtërat e folësve të shumë gjuhëve.
Në vitin 1913, Dibrës iu shkëput tragjikisht qyteti I Aronikut(Dibrës Madhe) me të gjtihë fshatrat përreth, si qendra më e madhe dhe më e hershme e qytetrimit penest, duke iu bashkangjitur Republikës së gjashtë të ish Jugosllavisë. Ç’humbje homerike, veçanërisht në shpirt e në culture ! Por udhëtarë të shquar të cultures evropiane që kishin kaluar e studiuar viset e Drinit të Zi, kanë shkruar. Nëqoftëse doni të flisni me perënditë të Eskilit, shkoni takoni e bisedoni me banorët e viseve të Drinit të Zi. ! 2
E këto njerëz që dinin gjuhën e perëndive mbijetuan. Bartësit e fundit homerikë të Eposeve mesdhetare, jetuan deri rreth viteve 60 të , të shek. të 20-et, në Dibër. Emrat e tyre I përmend shkenca studimore historike e folklorike shqiptare e për këto ka shumë emra që meritojnë hmazh. Në Dibër, sin ë çdo trevë tjetër arti ka qenë bifunksional ; përveç funksionit të mirëfilltë estetik, ka kryer edhe funksionin e të bërit histori.
Në epikën legjendare e historike si dhe në gjini e lloje të tjera të artit në Dibër, kjo vihet re lehtësisht, s’është bërje e vlerës estetike, është përkundrazi,vlerë unike, me gjithë tragjizmin e vet. Poetët e rinj Dibranmë po bëjnë një bum kombëtar me këngët e valet brilante të kesaj treve. Këtë e gjen të gjallë në reporterin e Odës Dibrane, ku që nga viti 1994 e në vazhdim, po ecën ashtu siç i ka hije apo në traditë një trevë e shquar në art e culture.
ODA DIBRANE, SI KUVEND KULTUROR E ARTISTIK.
Oda Dibrane tashmë është bërë sinonim i pasurisë shpirtërore të një kombi të tërë. Porta e vetme, e cila prej njëzet e ca viteve është hapur bujarisht duke i dhënë shpirtin trashëgimisë kulturore për të gjithë shqipfolësit kudo ku gjinden. “Oda Dibrane”, një institucion i rëndësishëm me karakter social-kulturor. Në shkallë kombëtare pasuron me orgjinalitet larminë e evenimenteve artistike që zhvillohen në vendin tonë, duke evidentuar pasurinë e botës së madhe shpirtërore e artistike, mendimin kombëtar të farkëtuar në kudhrën e historisë që ka kaluar vendi e populli ynë, në rrjedhën e viteve e të shekujve.
Oda Dibrane
O hapi krahët Oda dibrane O djep trrimënie e shkollë e madhe
O ke çel lule në maje të shkrepit
O i burrnove o femijët e djepit
Kush po i jep aq dritë konakut Kush po rri në krah bajrakut O sa e fortë besa e kuvendit Mendja e Dibrës në krye të vendit
Ej Dibër po ndrit oda Ti je pra pushka e sofra O bashkon zemrat prej çdo ane O mirë se vini në odën Dibrane
O ti moj oda, oda bujare O djep kuvendi mbi këto nëndë male O hape zemrën, zemrën dibrane O mbushi odat me këngë e valle
Kush po i jep kaq dritë konakut Kush po i rri në Krah bajrakut O sa e foirtë besa e kuvendit Mendja e Dibrës në krye të vendit
Ej Dubër po ndrit oda Ti je pushka e sofra O bashkon zemrat prej çdo ane O mir se vini në odën dibrane.
Ky tekst është bërë nga i madhi Naim Plaku, qe sot nuk jeton por do të kujtohet për jetë të jetëve. Gjithashtu është për tu theksuar edhe përshendetja që vjen nga Asambli “ Azem Bejta” Kosovë, me këngën Përshendetje Odës Dibrane
Kush se njeh se ku është Dibra Le të kërkoje e ta gjej në libra Do ta gjejë në kengë burrnie Këtë simbol të kësaj shqypnie
Në breg të Drinit na e shtroi sofrën Dibra trime e pret Kosovën Po vjen Drini turra turra Kurrë su shterr Dibra me burra Nga Veleshta e deri tek Lura
Mirë se vini thotë Isuf Murrja Kush na mbajti e na strehoi Zoti i madh do ta bekojë Po ti shkruaj dy fjalë në libër Faleminderit për jetë moj Dibër.
Isuf Xhelili, mali i Korabit Ja shtrin dorën Kosovarit Mirësevini Dibra ju thotë Kemi darsëm, e s’kemi lotë
Bukë e krypë bashkë në sofër Kurrë nuk shterret zjarri në votër Po ti shkruaj dy fjalë në libër Faleminderit për jetë moj dibër
Presidenti i Asamblit “Çipini” në Vlorë sjell përshendetje Odës Dibrane Tomorr LELO
Oda Dibrane tungjatjeta Në ketë ketë vjeshtë e njëzeta. Mbushur hojet me mjalt bleta Xhufka, Xhokja dhe Xhubleta.
Kësaj sofre shpirtërore Mes malesh me sherqe bore. Vijnë përshendetje prej Vlore Kaone janë Labërore
Me germa ari janë shkruar ata që kanë kontribuar. Përjetësisht janë bekuar me dritë drini ujë kulluar.
Shtruar rri sofra Dibrane Tradita Skenderbejane. Sa Penestë dhe Uskanë E pa tundur në tufanë.
Midis nëntë malesh u shfaqe Buron Urtësi dhe Paqe Shtatë Teqe dhe tre Oxhaqe Aromë lulesh manushaqe.
Në çdo kohë në sofrën tënde Brez pas brezi lavdi gdhende. Odë e shtruar për kuvende Trimat për lirinë i ënde.
Këtu ku u rrit Moisiu, Iljaz Dibra dhe Vehbiu Mjeshtri Bujar Kapexhiu, President ode Veliu.
Veli Vraniçi prej gjirit i buron pikë e floririt. Flamurtar flakë qiririt Hakiu i Xheladin Zeqirit.
Lum Dibra për bijtë që nxori Prijësa me fuqi shenjëtori. Këtu Dom Nikoll Kaçorri Logon ngre Lefko Piktori.
Ku piu gji Isuf Xhelili Elez Isufi si Ylli. Bulku dhe Haki Stërmilli Mjeshtëri i madh Sadi Halili.
Oda, traditë shumë e vjetër për ta ringjallur patjetër. Bijt e tu e hodhën në letër Me kandar, me thikë, me meter.
Shtatë trendafila dibranë Xhevat, Avni e Shaban, Alush Hamidi Shkupjan Festivalit frymë i dhanë.
Mori udhë e ju vu vula, Lahuta, tumpana,curla Azis Ndreu e Qerim Sula Në gjunjë për ta u përula.
Kthehemi mbushur me mresa, Aromë lulesh larë nga vesa. Që s’ikin kurrë nga kujtesa Si tehu i thikës me dy prersa.
Plot me perla mbushur gjiri Nga kompozitori Muniri. Zë brilant Ilir Shaqir i unazë me gurë xhevairi.
Liri Rasha Peshë e ngriti Vera Laçi e Ndue Shyti. Arif Vladi llamburiti Përparim Tomçin petriti.
Në Odë gdhendet historia Nga rrapsodi Frrok Haxhia. Zefi dhe Canga të dyja. Tetovë Rajfet Fasllia.
Peshkopisë iu ndriçon nuri Për çdo përvjetor flamuri Merita Shehu dhe Avduli Inxhinier Mentor Bunguri.
Shqiptarisht u dha Xhevapi Oda e Dibrës kohën kapi, Edicionin e parë e hapi Kryetari Kadri Rrapi.
Me bekim të sheh Sehatit Te Haxhi Dede Reshatit, Zemra e madhe e Bajram Krashit, Mban qoshennë e dollibashit.
Miku i Odës i sjell fat po merr Malin me Uratë. Bujar Leskaj djal Vlonjat sa i mbarë dhe i begat.
Ajka e Kombit Qelibar çdo edicion pikon ar. Shpirt i trojeve shqiptare tufa lulesh me nektar.
Refren : -Hodë e shtruar me folklor Ta gëzosh Dibër ketë përvjetor.
Shpalos ritet radhë – radhë si shportat me shegë e dardhë. Ku takohen dy sorkadhë Drini i Zi dhe Drini i bardhë.
Farfuri nga çdo krahinë nga Presheva në Janinë. Nga Hoti në Haraçinë Dodona me Dardaninë.
Kjo Oda nepër njëzet vjet me perla ka mbush hejbetë. Përcillet ky amanet brez pas brezi si stafetë.
Rreth shqiponjës dykrenare kudo në trojet amtare . Lidhur sup me sup si male të shqypnisë natyrale.
Refren :
O moj Oda me folklore Gëzofsh dhe njëqint vjetor.
Mirëmbrëma jut hemi ju të Dibrës Madhe. Një gjak e një gjuhë kemi luan e sorkadhe.
Si Drini i pa ndalshëm si guri i mademit e ka Iljaz Pashën Lidhje e Prizrenit.
Haxhi Vehbi Dibra vezullim Ylberi germat shqip mbi libra sjell Josif Bageri.
Për lirinë i rriti çel lule burbuqja. Me gjak e vediti Ibe Palikuqja.
Vijmë të shuajmë mallin e Avni Rustemit. Dua t’i puth ballin gjeneral Ostrenit.
Për lirinë zhuritur e mban ndezur flakën. Dibra që ka rritur Sulejman Pitarkën.
Kështu midis qiellit dhe botës vallja u lind, vallja u shpall këmba sinjale i çon tokës dhe dora qiellit i jep lajm
Për Odën Dibrane kanë punuar breza të tërë artistësh, që nga i madhi Haziz Ndreu, njeriu i “odave” në Dibër, njeriu që e kërkoi,zbuloi,gdhendi fjalën e bukur të Dibrës. Hazizi i pavdekshëm me këngët e tij, me alegorinë e tij, me krijimtarinë e tij, do të mbetet zemra e këtij aktiviteti. Mirënjohje e veçantë vjen në takimet e odës Dibrane dhe për Artistët si Lefko Popa, Avni Ndreu, Llesh Nikolla, Hilmi Kolgjegja,Xhevat Fana, Faik Vojka, Hysni Loka, Flamur Sala, Agim Skarra, etj., që me përkushtimin e tyre në keto veprimtariu. Gjithashtu për ta vazhduar me emrat simbol si Liri Rasha,Melita Shehu, Vera Laçi, Saje Poleshi, Rozeta Paçuku, Abdyl Sturçe, Skender Cala,Qerim Sula, Arif Vladi, Sherif Dervishi e më i riu Bledar Kaca. Në ketë odë këndoi dyshja e Kalasë së Dodës Fatmir Daku e Myfterim Kupa, këndua edhe Dritaj Jashari e Lirim Hoxha, Fatmir Loca dhe Eduard Hoxha, si dhe Haxhi Maqellara e Sajmir Shehu
Odës Dibrane asnjëherë nuk i kanë munguar miqtë, ndaj emri i saj i ka rezistuar kohës. Atë gjithmonë e kanë nderuar miq të shquar, personalitete të kohës si deputet, ministra deri dhe presidentë.
Valle Shqiptare, shenja n’erë Ylbere tiqesh tej – tehu kush ju kerceu ju njëherë dhe kembët rob si mbenë te ju.
I. Kadare.
Si sot 22 vjet hapi siparin Oda Dibrane ; 11 Nendor 2017, në qytetin e Peshkopisë, vijnë per të marrë pjesë në ketë eveniment të rendësishëm shtatëmbë dhjetë shoqëri e Asamble të ndryshme kulturore nga trevat Shqiptare, nga Maqedonia, Kosova, Presheva, Mali i Zi dhe Çamëria. Qyteti i Peshkopisë per tre ditë rrjesht zien nga cyrla, lodra duke kërcyer e hedhur valle në bulevardin e qytetit, ku kishin dale për ti pritur i gjithë qyteti.
Oda Dibrane, i bashkoi Dibrat. Pallati i kulturës së qytetit, tashmë, kishte hapur dyert tre net rrjesht, për të pritur grupet filklorike, me larmi kostumesh. Në përfundim flamurin e mori Grupi i Burrave të asamblit Bulqiza.
-Per ZemraShqiptare, nga Shqiperia, Nentor 2017-