Udhëpërshkrim
Neki Lulaj: Nga aktiviteti i Lidhjes Shqiptare në Botë
E diele, 22.04.2018, 01:24 PM
NGA AKTIVITETI I LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË. DEGA NË GJERMANI
„Toka pjellore e Kosovës ka fat që ka lindur farën hyjnore dhe dy binjakët me zemër fisnike dhe sjellje cilësore, Zotërinjtë Simon dhe Mikel Kuzhnini.”(N. Lulaj)
Nga Neki Lulaj
Pikërisht ditën e shtunë, më 15 Prill të këtij viti, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Gjermani, Zt. Sebastian Nuiqi, kishte thirrë mbledhjen e kryesisë në parapregaditje për Kongresin e Tretë të kësaj organizate që do te mbahet në Shkup. Përveç delegatëve dhe shumë mysafirëve të tjerë, në Frankfurt kishte ardhë nga Zagrebi Kryetari i LSHB-së Zt. Simon Kuzhnini. Nga Prishtina, enkas për këtë eveniment kishte ardhë Sekretari, Zt. Shaban Arifaj, doajeni i gazetarisë kosovare dhe ish spikeri i RTK, si dhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare për komunitetin shqiptar në Zvicër, Zt. Nazmi Jakurti.
Takimin e hapi kryetari Sebastian Nuiqi, duke i falënderuar të pranishmit dhe mysafirët e ardhur nga Zagrebi, Prishtina dhe Zvicra, si dhe të gjithë të pranishmit e tjerë që erdhën nga Landet e ndryshme të Gjermanisë për të marrë pjesë në ketë tubim parapërgaditor për Kongresin e Tretë. Zoti Nuqi mes tjerash tha: „Sot kemi dy çështje për t’i shoshitur. E para dhe shumë e rëndësishmja është Kongresi i tretë qe do të mbahet në Shkup, dhe e dyta: Manifestimi i vitit jubilar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Të nderuar pjesëmarrës dhe delegatë! Jemi duke u pregaditur qe dy vjet për ndryshimin e Platformës, Rregullores dhe Statutit të punës, andaj ju, delegatët e nderuar, duhet të jeni mirë të pregaditur për ketë Kongres dhe pikërisht sot, ky takim i joni është për konsultime, detyra, obligime dhe ide që do t’i parashtrojmë në Kongresin e rradhës.”
Pastaj fjalën e mori Sekretari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Zt. Shaban Arifaj, i cili mes tjersh tha: „Të nderuar bashkatdhetarë! Po ju njoftoj se me ngulm kemi asistuar që Kongresi të mbahet në Shkup, edhe pse ca nga dokumetet e Kongresit të Parë dhe të Dytë janë asgjësuar, por tani i kemi të kompletuara të gjitha. Jehona e Kongresit që të mbahet në Shkup, do të jetë më e madhe, dhe mu për këte e kemi zgjedhur pikërisht Shkupin. Delegatët duhet të jenë sa më të organizuar në reflektimet e punës së tyre.” Pastaj fjalën e mori Zt Simon Kuzhnini, kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë. Pasi i përshëndeti gjithë të pranishmit, iu drejtua me këto fjalë:
„Respekt për ju, Zt. kryetar Sebastian Nuiqi! Respekt për nënkryetarët dhe për delegatët tuaj të cilët erdhën sot këtu, e nesër në Shkupin e Idriz Seferit do t’i përfaqësojnë mbi 400 mjië shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Këtu, në mesin tuaj, si sot e gjithherë kam gjetur ngrohtësinë e punës dhe interesin e madh e të pashoq tuajin, për ta çuar përpara amanetin e akademikëve Mark Krasniqit, Esat Stavilecit dhe Pajazit Nushit, dhe të plejades se gjatë te intelektualëve që ishin anëtarë dhe argatë të palodhur të Lidhjes Shqiptare në Botë, e të cilët ishin themelues, bashkë me ne, të organizatës sonë, e që ata më nuk janë ne mesin tonë.” Simon Kuzhnini mes tjerash tha: „Më shifni mua si jam unë! Nuk jam kryetar. Unë jam punëtori më i thjeshtë i çështjes së shenjtë kombëtare, për çka ia kemi borxh atdheut. Aktivitetin Lidhja Shqiptare në Botë për Gjermani, e ka shtrirë në periudhën tejet të rëndësishme, saqë ajo çau anë për tej terrin, duke ndriçuar kohën dhe hapësirën në një lëvizje të organizuar dhe të rëndësishme që i përngjan një oqeani të pamasë, gjë kjo që na bën nderë.”
Frankfurt anëtaret e kryesisë dhe Delegatet LSHB ne mbledhjën kosultative për Kongresin e tretë
Zt. Kuzhnini tha se pas Kongresit do të mbahet një Simpozium në Tiranë dhe Prishtinë me temën „Kah shkon kombi shqiptar.” E unë them: “Toka pjellore e Kosovës ka fat që ka lindur farën hyjnore dhe dy binjakët me zemër fisnike dhe sjellje cilësore, Zotërinjtë Simon dhe Mikel Kuzhnini. Kjo begti na bën nderë të gjithë neve, e sidomos Lidhjes Shqiptare në Botë, ideatorët dhe themeluesit të cilët ishin vëllëzërit Kuzhnini dhe Sebastian Nuiqi.”
Në vazhdim të pikës së parë të rendit të ditës, fjalën e mori Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes Shqiptare për Zvicer, duke përshëndetur mysafiret e ardhur nga Zagrebi dhe Prishtina, si dhe të gjithë delegatët shqiptarë të Landeve gjermane që merrnin pjesë në këtë mbledhje parapërgaditore për Kongresin e rradhës. Jakurti mes tjerash tha: „Puna e Zt. Simon Kuzhnini është e pazëvendësueshme, jo vetëm në lobimin e Lidhjes Shqiptare në Botë, por edhe në pajtimin e ngatrresave-gjaqeve mes shqiptarëve dhe të gjitha vështirësive tjera, Simoni ka qenë gjithmonë në krye të vendit, andaj respekt të veçantë për angazhimin dhe punën Tuaj gandeske!”
Pas shumë diskutimeve dhe konsulltave, edhe me Prishtinën dhe Shkupin, u vendos që Kongresi i Tretë i Lidhjes Shqiptare në Botë të mbahet me datën 16 Qershor 2018 në Shkup. Për pikën e dytë u bisedua për figurën e ndritur shqiptare të heroit legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe për parapregaditjet që duhet bërë Lidhja Shqiptare në Botë, në bashkëpunim të ngushtë me Unionin e Biznismenëve, me Lidhjen e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë, si dhe me Shoqatat, Klubet dhe Asociacionet tjera shqiptare që zhvillojnë aktvitete në Gjermani.
Kryesija e Lidhjës Shqiptare në Botë ne zyrat e biznismenit dhe afaristit të njohur shqiptar Zt. Lazim Destanit
Në mbledhje u caktua që delegacioni prej nentë anëtarësh të kryesisë së LSHB të vizitojë biznismenin e njohur shqiptar, Zt Lazim Destanin në Düseldorf. Takimi i përzemërt u bë pikërisht në zyrat e tij, ku Delegacionit i printe Simon Kuzhnini dhe Sebastian Nuiqi. Atje gjetëm ngrohtësinë e mikpritjes tradicionale shqiptare. Përveç shumë bisedave konstruktive e të përzemërta që u zhvilluan, Zt. Simon Kuzhnini e falënderoi për këtë pritje dhe gjatë drekimit ia shpalosi interesin që ka Lidhja Shqiptare në Botë, që edhe Zt. Lazim Destanin ta ketë në kryesi, të cilin post e pranoi pa hezitim. Edhe pse Zt. Destani disa herë rradhazi e ka ndihmuar me mjete financiare pa hezitim, tha Zt. Sebastian Nuiqi. Zoti Destani u zotua se do të gjejë kohë dhe do të merr pjesë në Kongresin e Tretë që do të mbahet në Shkup.
Nga vizita që ua bëmë te gjitha zyrave te punës të stafit të afaristit të famshëm, Zt. Lazim Destani, Ekolog Deutschland GmbH, u ndamë me një lamtumirësi të përzemërt, i cili në ndarje na tha: „Na urdhëroni edhe herave tjera! Zyrat e mija janë derëhapura për shqiptarë.”
Kryesia e Lidhjes Shqiptare në botë, me delegacionin në fjalë, vazhdoi rrugëtimin për në Bruksel, ku atje ishte paraparë të mbahej Kongresi i kësaj organizate për Belgjikë dhe Akademia përkujtimore kushtuar tre akademikëve: Mark Krasniqit. Pajazit Nushit dhe Esat Stavilevcit. Pas fjalës përshëndetëse nga kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për
Belgjikë, Zt. Ramiz Zekolli i cili i përshendeti mysafirët e ardhur nga Gjermania, Zvicra, Zagrebi dhe Prishina,dhe foli për rezultatet dhe veshtërsit qe e kan përcjell Lidhjen Shqiptare ne Botë e gjegjësiaht Degën e saj në Bruksel,me pastaj fjalën ja dha Zt. Shaban Arifaj, i cili me një kumtesë te thukët foli për te tre akademikët dhe qasjet e tyre në gazetari, politikë dhe publicistikën kosovare, si dhe për rolin e tyre si intelektualë të palodhur në zgjedhjen e çështjes shqiptare, edhe si akademikë, edhe si njerëz të thjeshtë dhe shumë të afërt me popullin. Lavdi vepra dhe jeta e tyre!
Nga aktiviteti i Lidhjës Shqiptare ne Botë në Bruksel
Pastaj kuvendi caktoi delegatët të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e Tretë te LSHB, i cili do të mbahet më 16 Qershor në Shkup. Të gjithë delegatët i pranuan me kënaqësi obilgimet e tyre. Ahmet Xhana, deputet i Parlamentit të Brukselit, e përshëndeti përzemërsisht këtë takim dhe me kënaqësi pranoi të jetë i deleguar për Kongresin e Tretë në Shkup. Me përshtypje të mira u ndamë në orët e vona të mbrëmjes nga bashkëkombasit tanë nga Brukseli, me qëllim e dëshirë që më 16 Qershor të takohemi sërish në Prishtnë dhe Shkup. Gjithë këtë aktivitet ne menyrë vullnetare e sponzoruan ztr. Brahim Kosumi,Agim Aliqkaj ,Bekim Gashi dhe Ramiz Zekolli.