E enjte, 28.03.2024, 09:52 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Frrok Vukaj: Ndryshime pozitive në statusin e emigrantit

E diele, 22.04.2018, 09:36 AM


Ndryshime pozitive në statusin e emigrantit

-Shënime udhetimi gjatë një vizite në Greqi-

Nga Frrok Vukaj, Akademia e Shkencave të Edukimit, Tiranë

Pas vizitës së parë në ndërrimin e viteve 2012 – 2013 në disa fshatra e qytete të Greqisë përshfshirë Athinën e Akropolin , kjo është vizita e dytë. Më joshi e më mundësoi këtë vizitë shoku dhe miku im, baxhanaku Viktë Lika, i cili erdhi në Shqipëri bashkë me gruan dhe djalin për të festuar Pashkët Katolike.Këtë herë isha më i familjarizuar për ta zgjeruar rrethin e të njohurve dhe për t’u informuar më mirë me problemet e emigrantëve.

Qysh në fillim të këtij shkrimi dua të pohoj me kënaqësi se përmirësimi i marrdhënieve Shqipëri – Greqi ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin konkret të statusit së emigrantëve që janë të shumtë dhe me shtrirje gjeografike. Shqipëtarët, sidomos familjarët, e kanë rritur kredivbilitetin e besueshmërinë tek grekët. Gjithnjë e më shumë po integrohen në jetën ekonomike – shoqrore. Të dy palët e kanë kuptuar se mund të rriten sukseset nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë e respektin ndaj njëri – tjetrit. Kjo është një vlerë e shtuar e me interesa të ndërsjellta. Urat e komunikimit kanë ardhur duke u focuar pas shumë luhatjesh e paragjykimesh. Përfitimet e dyanshme kanë qënë produktive për të dyja palët. Mund të thuhet pa frikë se ky partneritet solid është formësuar nëpërmjet punës ; kjo një dukuri e re. Kjo klimë pozitive është përcjellë deri në organet më të larta të qeverisë Greke e cila ka sjellë refleksione të drejta e pozitive.Tashmë janë krijuar lehtësira për pajisjen e emigrantëve me pasaporta e leje qëndrimi. Këto lehtësira kanë joshur dhe rikthyer shumë emigrantë që kishin humbur këtë status.

Nuk ekziston më ajo gjendje e frikshme e poshtëruese e viteve të fillimit … Pothuajse të gjithë e ndjejnë veten të qetë e dinjitoz, enden cep më cep pa ndrojtje e hezitim. Kjo është domethënëse e tregon shumë në këtë realitet krejt të ri e me të drejta afërsisht 100% të barabarta me vendasit.

Problemi i njohjes së vjetërsisë në punë e i pensioneve është në rrugën e zgjidhjes, drejt finalizimit. Jeta social – ekonomike ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vitë ndonëse me sakrifica. Emigrantët me letra prej 5 vitesh përfitojnë përkrahje sociale dhe bonuse njëlloj si vendasit, kur kanë të ardhura të pakta. Këta familjarë marrin mesatarisht 200 – 300 euro në muaj, gjysma e tyre ushqime e pjesa tjetër u kreditohet në bankë. Në rast papunësia kjo shumë arrin deri ne 500 euro, madje u kompesohet me 70% energjia elektrike. Shërbimi mjeksorë është falas dhe shteti përballon vlera monetare të konsiderueshme.

Gjelosh Biçaku nga Lummardhi i Pukës me probleme shëndetësëe na shpjegon me detaje e pasion për pagesat e paaftësisë, por edhe përballimin e shërbimit shëndetësor deri ne 100,000 euro për 1 person. Arsimi Parauniversitar është falas, biles edhe librat e transporti nga fshatrat më të largëta për në shkolla. Në klasat e Ciklit të Ulët aplikohet edhe një vakt ushqimi falas. Nga këto lehtësira përfitojnë edhe nxënësit shqipëtarë, por shumë prej tyre mezi e flasin gjuhën amëtare. Krijimi i mundësive për hapjen e Shkollave Shqipe me mësim plotësues do të ishte një vlerë e shtuar e politikës greke, e njohur kjo edhe nga Konventat Ndërkombëtare. Për të arritur në përfundime sa më objektive, vizitat dhe kontaktet e mia këtë rradhë ishin më të shumta e më të plota. Po veçoj disa prej tyre :

Në Ipad (ish komunë), Lutra, Likno, Laskuvi, Peristeri, Pirgu, Spehiolla – Makronomi, Lanios, fshatra të tjera për në Karpenis, Virgjini, Lamia, Volos, Selanik etj.

Festa e Pashkëve Ortodokse qe një rast i mirë për njohje të reja, vizita e miqësi.

Takova grekë e shqipëtarë nga shumë krahina të Shqipërisë : Vangjel e Pandeli Koçollarin, Gjovalin e Gjelosh Biçakun, Sokol Memën, Baçi e Dhurata Hoxhën, Dhimitër e Violeta Dimojani etj. Të ngrohta e miqësore vizitat në familjet e Artur e Xhevahire Likes, Nikolin e Violeta Smajlit.

Për marrëdhënie qytetarie, për mikpritje e bujari, për punë të ndershme dhe ndjenja humane shquhej dhe familja e Viktë Likës. Pashkët Ortodokse i festonin me kurban e vizita edhe besimtarët katolik dhe mysliman.

Rritja e nivelit ekonomik është pasqyruar me ndryshime edhe në nivelin social – kulturë. Përveç bujqësisë kanë filluar punësimet edhe në industri, tregti, shëndetësi, arsim e sektor të tjerë, por më me pakicë. Besmir Lika vazhdon studimet në Athinë për gazetari, por paguhet edhe në një biznes privat. Silvana Lika ka mbaruar gjimnazin e punon me tregti, aspiron e përgatitet për studime universitare jashtë shtetit. Arbër Lika mekanik prej vitesh në një firmë private. Mund të numërosh e të shtosh edhe shumë emra të tjerë, por e ndjeva veten keq kur një kamarier rreth 20 vjeçarë mezi fliste shqip (i lindur në Greqi).

Duhet të theksoj edhe njëherë krijimin e një klime pozitive mes grekëve e shqipëtarëve. Për model mund të përmendim familjen Lika e Vasilinikolos. Për këtë e të tjera kam folur edhe në një shkrim të botuar në disa media në janar të vitit 2013. Plaku Panajot ka ndërruar jetë para 2 vitesh. Asnjë ftohje nuk ndodhi midis këtyre 2 familjeve, por miqësia vazhdon. I takuam në ditën e Pashkëve : çiftin Jani e Theodhëa e vajzat , Eleni e Vasho, një familje intelektuale që jeton në Athinë. E motra e Janit, Karula e qeshur e komunikuese, është pëdagoge në një Universitet me emër. Më bëri përshtypje ngrohtësia dhe sinqeriteti i tyre. Vasho, nxënëse në 9-vjeçare, dinte  4 gjuhë të huaja ; përqafonte Linën, gruan e Viktorit, si ta kishte nënë. Familja Lika, deri kur bleu një shtëpi 2 katëshe, banoi në shtëpinë e grekut, tashmë e rikonstruktuar për bukuri. Favoret nuk kanë ndryshuar ; administron për nevojat e veta pa ndonjë detyrim 7 hektar tokë e punon me zetorin e dhuruar para vitesh, por edhe këta janë mirnjohës ndaj familjes greke. Në shumë zona popullësia ka lëvizur drejt qyteteve ;shikuam fshatra e plot shtëpi pothuajse të braktisura. Kjo dukuri ka shtuar kërkesën për fuqi punëtore e shqipëtarët janë më të preferuarit për punë, për administratë e mbikqyrës të këtyre pronave. Grekët e vetmuar në fshatëra përpiqen t’i punojnë tokat vetë e me ndihmën e fëmijëve e emigrantëve. Megjithë luhatjet e tronditjet sociale vazhdon lidhja me trojet e pronat e të parëve. Ata të moshuar, të rënduar nga vitet, janë dëshmi e këtyre lidhjeve të zbehura vit pas viti, por jo në bujari. Në Laskuvo, Janis Maklara na dhuroi 6-7 kg raki e verë. Viktori kishte shumë të njohur dhe gëzonte respekt.

Ai më shpjegon se Theodhor Belkos, dikur ish-shoqërues i Kryeministrit Grek, i kishte dhuruar 150 litra verë me rastin e hyrjes në shtëpinë e re. Favorizuese për një jetë më të mirë janë rrugët e asfaltuara deri në fshatin më të largët, ujt e pijshëm në çdo shtëpi madje dhe shumë çezma publike, platit (sheshe) po thuajse në çdo qendër fshati, ndriçimi publik i kënaqshëm, por edhe çmimet me tarifa të përballueshme për popullatën.

Në përfundim të këtij shkrimi dua të kujtoj vizitat e bukura në pikën turistike Karpenis e ato në Volos e Selanik. Në të parën më shoqëroj me makinë Silvana, ndërsa në të dytën Besmiri me tezen e kushërirën e tij, respektivisht Dila e Teuta. Motër e vëlla zotëronin mirë gjuhën greke, por nuk kishin harruar as shqipen, as rrethin familjar e shoqrorë, as Shqipërinë. Vizitat e tyre në atdhe janë të përvitshme. Besmiri, si gazetar i ardhshëm, na shpjegon me pasion edhe për situatën e brishtë në rajon, për historinë, gjeografinë, problemet sociale e jetën e emigrantëve.

Janë këto që thashë e të tjera që lidhin e miqësojnë popujt ; politika duhet t’i promovojë e forcojë këto lidhje shekullore, duke zgjidhur me pjekuri e mirëkuptim reciprok disa probleme të mbetura pezull prej dekadash.

-Per ZemraShqiptare, 16 Prill 2017- 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora