E merkure, 06.11.2024, 04:38 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Petrit Aliaj: Ideja e bashkimit të diasporës

E hene, 23.04.2018, 05:43 PM


IDEA E BASHKIMIT TË DIASPORËS -ALTERNATIVË E LOBIT EURO-ATLLANTIK SHQIPTAR

Nga Petrit Aliaj

Ndodhemi në Greqi, mbasi kemi udhëtuar nga tre shtete të ndryshme për takime pune në Tiranë e Prishtinë, ku na priste kolegu ynë Xhevat Fetahaj , anëtar i kryesisë qëndrore.Të nesërmen marrim rrugën drejt Shkupit e më pas në Selanik e Athinë  të ftuar nga drejtuesit e shoqatës Emigranti në Greqi, inisiatorë në konkretizimin e idesë së Lobit E.A.SH.për bashkim të mërgatës shqiptare në Botë. Delegacioni i ynë ka në përbërje të tij përfaqësues nga tre shtete në të cilët jetojnë e punojnë një numër i konsideruar emigrantësh shqiptar. Në krye të delegacionit është kryetari i Lobit E.A.SH, zoti.Shukri Ymeri i ardhur nga Gjermania, zoti Sutki Z.Hulaj nga Zvicra, përfaqësues i kryesisë qëndrore në bashkëbisedime e  takime direkte dhe përfaqësues i degës së L.E.A.SH në Zvicër.Nga Italia si përfaqësues dhe sekretar i përgjithshëm i L.E.A.SH ishet z Petrit Aliaj.

Sapo kemi mbërritur në hotel “Novus City”të pritur nga miqtë tanë Arben Cani, Petrit Selmanaj e Vladimir Selamaj që të tre aktivista të hershëm e mjaft rezultativ në marëdhëniet e tyre me komunitetin shqiptar në Greqi,  të cilët janë edhe  promotorë të krijimit të degës së Lobit E.A.SH.për mërgatën e Greqisë.

Siç edhe ishte parashikuar, mbas ditën e së djelës me datën 15 prill 2018 në sallën e konferencave po në  hotel”Novus City”, patëm kënaqësinë të njiheshim me grupin inisiator të cilin e paraqiti zj, Sara Gjoka me deklarimin e hapjes së punimeve të asamblesë themeluese . Pas kësaj z.Vladimir Selamaj në rolin e drejtuesit të asamblesë, vazhdon me paraqitjen e veprimtarisë së grupit dhe programin në vazhdimësi të takimit .

Me këtë rast , ai ja kalon fjalën e përshëndetjes kryetarit të përgjithshëm të Lobit E.A.SH zoti Shukri Ymeri i cili konkretisht thotë : Mirë se jua gjeta të nderuar bashkatdhetarë .Me respektin me të madh për kontributin , sakrificat,  dashurinë e përpjekjet tuaja në ruajtje të gjuhës, trashëgimisë e traditave tona, integrimit në marëdhëniet me vëndasit ju falenderoj për këtë pritje të mrekullueshme e cila tregon dhe përforcon edhe një herë thënien se:diaspora ka qënë dhe është një burim jetik ekonomik për kombin në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm e funksional me të gjithë forcat progresiste në të ardhëmen.

Siç edhe u informuan sot, këtu jeni të gjithë aktivista e përfaqësues të komuniteteve shqiptare në Greqi,  vetë pjesmarrja e juaj në këtë asamble tregon veç dëshirës edhe mënçurinë për të shikuar më larg në marëdhëniet tona për unitet e bashkëveprim, duke i kaluar hapësirat e shoqatave të cilat kudo janë të kushtëzuara në aktivitetet e tyre brënda, përbrënda një shteti.                                                                                 Prandaj ne sot jemi këtu për të hedhur urat tona të bashkimit me të gjitha shtetet nga vijmë e ku jetojmë.                                                                   --Zoti Shukri Ymeri, shpalosi angazhimet e marra për unifikimin e mërgatës Shqiptare,  si një faktor kyç në pjesmarrjen e saj reale të zgjidhjes për ndryshime .Historikisht theksoi z Shukri Ymeri, mërgata shqiptarë kudo e në veçanti ajo në SHBA,  kanë luajtur rol vendimtar për Shqipërinë me kontributin e saj .Një kontribut i cili po të mungonte do të vinte në dyshim në se do ta kishim Shqipërisë në hartën e Botës, sikurse nuk do të kishim një Kosovë të çliruar apo një Maqedoni me ndryshime në bashkëjetesën dyetnike etj.

Në fjalën e tij z Shukri Ymeri sqaroi edhe pozicionin që Lobi E.A.SH.ka në marëdhëniet n/kombëtare, me të drejtat dhe detyrimet që rrjellin nga statuti e paltforma e jonë në lobim e diplomaci, në politikat kombëtare e ndërkombëtare, si për krijimin e lidhjeve të fuqishme ekonomike e kulturore me fuqi investuese e një kohësisht edhe për një hapje më të madhe tonën për njohjen e faktorit shqiptar në mbarë Botën.

Për historikun e Lobit E.A.SH, hapat e tij të para në mes polemikash dhe kontradiktash antagoniste, evitimin e rreziqeve nga qëndrimet bajraktariste në drejtim e mbajtjen larg saj nga korentet e ndryshme fetare, influencave partiake e për ta drejtuar e ruajtur këtë organizatë vullnetare me vlera mbarë kombëtare foli z Petrit Aliaj.

Ai shtoi se Lobi Euro-Atllantik Shqiptar, shikon më tej se qeveritë e partitë politike, më larg se federatat , konfederatat , shoqatat e të gjitha format e lidhjeve  tyre .Me shumë kujdes ne i ndërtojmë marëdhëniet tona me të gjithë por duke evituar veprimtaritë e ndërhyrjen e elementëve përçarës të cilët shpesh herë në grup, përfitojnë nga raportet e lidhjeve të tyre fisnore për të ndikuar e zgjedhur në organet drejtuese përfaqësues nga parti të ndryshme politike.

Transparenca në marrjen e vendimeve të përbashkëta na bën të jemi të suksesëshëm e të besueshëm përpara diasporës.Të jemi forcë dinjitoze që kërkon, bashkimin e mërgatës shqiptare.Aktivitetin tonë e bazojmë në të drejtat e plota që rrjellin nga statuti, miratuar me dt, 17 dhjetor 2016 në asamblenë e parë zgjedhore të mbajtur në qytetin Lorrach në Gjermani dhe e njohur dhe miratuar nga shteti Gjerman e nga drejtuesit më të lartë në B.E.(Bruksel)                             Degët dhe n/degët e ngritura në Gjermani.Belgjikë, Norvegji.Austri, Zvicër e në Itali, ku vitin e shkuar na u bashkuan edhe drejtuesit e shoqatave të komunitetit Arbëresh në rajonin e Kalabrisë me përkujdesjen e veçantë të prof.dr.Antonio Bellusci , prift arbëresh së bashku prof.dr.Damiano Guagliardi, president i 32 shoqatave Arbëreshe në Kalabri.(F.A.A)

Ndërsa sot në sajë të punës tuaj shtoi z Petrit Aliaj, po hedhim urën tonë të bashkimit në luftë me konceptet regresive , presionet, spekullimet e indiferentizmin, ndaj të cilëve jemi të vëmendëshëm,  për të qenë të besueshëm e konkret, të pandalshëm në punën tonë duke kontribuar pandashmërisht edhe në ruajtjen e përhapjen gjuhës sonë shqipe nga rreziku i asimilimit i cili ka kohë që troket në dyert tona.  .Zoti Petrit Aliaj e mbylli fjalën e tij me urimet për më shumë suksese, begati e lumturi familjare për asambleistët .

Në fjalën e tij të përshëndetjes z Sutki z.Hulaj përgëzoi dhe falenderoi organizatorët e këtij takimi mjaft të rëndësishëm për krijimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Greqi të bindur në atë çka bëjnë.                                                             Më tej z.Sutki Z.Hulaj i u drejtua komisionit nismëtar me një falenderim të veçantë për besimin e tyre ndaj detyrës që ai kishte marrë përsipër si i ngarkuar nga kryesia qëndrore e Lobit E.A.SH, për bashkëbisedimet me shumë korrektesë e të vendosur për ti shkuar punës deri në fund.

Përveç të tjera z Sutki z.Hulaj tha se;ne gjatë gjithë këtyre ditëve, përveç përgëzimeve që kemi marrë nga kolegë, miq e simpatizantë të shumtë me bindje atdhetare, ndër të tjera  nuk na kanë munguar edhe shantazhet , telefonatat anonime e presionet për të hequr dorë nga ky takim i sotëm.                         Unë jam shqiptar që banoj në Zvicër, në Preshevë, Çamëri, Maqedoni.Mali i zi, Shqipëri e kudo por nuk tutem e i dënoj veprimet e deklaratat e disa individëve që shkojnë deri aty sa tu bëjnë thirrje komunitetit shqiptar të Athinës që Lobi të shikoj punët e veta se jemi ne që komandojmë këtu. Ne hasim për ditë persona pa ideale sahanlëpirës të të gjitha ngjyrave të cilët se kanë për gjë të deklarojnë se  ;atdheu im është Greqia Italia apo Gjermania , ndërsa vendlindja Shqipëria .Zoti Sutki z.Hulaj shprehu konsideratat më të larta për kryesinë e re që do të dalë nga zgjedhjet duke uruar suksese në rrugën e përbashkët që kemi zgjedhur.Ai shprehu falenderimet e repekte të pafund për pritjen e mrekullueshme të vëllezërve tanë në tokën Helene.

Më pas u vazhdua me propozimet dhe miratimet e emrave që do të jenë në organet drejtuese të kryesisë për degën e re të Lobit Euro-Atllantik Shqiptar në Greqi.                                                                                                                                                        Në takim ishin mjaft nga miqtë tanë të respektuar për kontributin e tyre në mbrojtje për të drejtat e komunitetit shqiptar në Greqi si; Edmont Guri, ish president i Federatës e Brikena Qamo zëdhënëse e komisionit për informim me të cilët kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet dy federatave, asaj në Greqi F.SH.SH.G.dhe Fnai-t në Itali.

Mbas përfundimit me sukses të kësaj asambleje u takuam me mjaft aktivista e drejtues shoqatash të ndryshme në Greqi të ardhur nga Pireu, Kallamata.Patra, Lamia, Larisa, Volo etj.Veçanërisht ishte i bukur takimi me ndërmjetësen e negociadave zj,  Miranda Dyrmishi e cila ishte një siguratriçe e suksesëshme të cilën e kisha njohur shumë vite më parë në Durrës.Me miqtë e shumtë , Përparim Shehu, Silvana Toska, Ersida Lekaj, Kostas Angjelos, Sami Shkalla , Agim Bega, Ferdinand Jorgo  etj.Poetja dhe mbështetësja e fuqishme për krijimin e Lobit E.A.SH.në Greqi zonja Safete Skartados(Mehja)me këtë rast më dhuroi librin e saj të ri,  titulluar “Ska Jetë Pa Dashuri”.                                                                                                          Kjo diasporë e stërlodhur e fyer dhe e përçarë nga intrigat dhe pa aftësia e liderëve shqiptarë në pushtet, kërkon trasformime rrënjësore me të drejtën për të qënë pjesë integrale e kësaj shoqërie e cila po lëngon prej vitesh,  ishin fjalët mbyllëse në përshëndetjen e tij falenderuese për detyrën që ju ngarkua në drejtim të kryesisë së re të degës Lobi Euro-Atllantik Shqiptar në Greqi zotit Arben Cani , një biznesmen i nderuar jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga banorët Grekë të zonës Glyka Nera.Shtojmë se Shoqta Emigranti në Greqi ka një shtrirje të konsiderueshme me degët e saja të ngritura në shumë rajone të Greqisë. Nën kryetar u zgjodh biznesmeni e miku i shqiptarëve z.Petrit Selmanaj, sekretare zonja Sara Gjoka e zëdhënës për shtypin z.Vladimir Selamaj të cilët në diskutimet e tyre përveç angazhimeve, vlerësuan përfundimet me sukses të kësaj asambleje të parë mjaft rezultative me urimet më të mira për suksese në rrugën tonë të përbashkët.

Mbas dita e vonë do tja lërë rrallën darkës së vëllazërimit siç e quajti adashi im Petrit Selmanaj në lokalin e tij në mes të Athinës, faktin se vëllazëria e jonë përtej kufijve tradicionale në mes shteteve po ndërton urat e lidhjeve tona për mbarë mërgatën shqiptare.Le të shtohen këto ura për të mirën e shqiptarizmës.

Petrit Aliaj,

19.04.2018.

Athinë-Greqi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora