E marte, 08.10.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Ibrahim Hajdarmataj: Diplomate dhe poete Selvi

E hene, 19.03.2018, 07:49 PM


DIPLOMATE DHE POETE SELVI

Nga Ibrahim Hajdarmataj

Selvi Beçaj Ponari, kete vit ka 35 vjetorin e lindjes se saj, e cila lindi me 23 shtator 1983, ne Tirane. Shkollen fillore e perfundoi ne shkollen “Niket Dardani”, ndersa 8-vjeçaren ne shkollen “Avni Rustemi” ne Tirane. Tre vitet e par ate gjimnazit I beri ne ne gjimnazin “Petro NiniLuarasi” ne Tirane, ndersa maturen e perfundoi ne profiling mikro-makroekonomik ne gjimnazin “ The Riverside School” ne Zug te Zvicres. Me pas kthehet ne Tirane, ku perfundon Fakultetin e Shkencave Sociale, dega: shkenca Politike, gjithashtu mbaroi edhe fakultetin e Drejtesise, degen : Juridik, si dhe Master specifik per secilen dege. Ne vitin 2011 martohet me Kastriot Ponarin, nje nder familjet tradicionale me tradita e zakone te larta, kulture dhe histori atdhetare, ne veri te Shqiperise, fshatin T’pla te (Malesise se Gjakoves) Tropoje. Familje biznesmenesh prej vitesh ne Tirane.

- Nga kjo martese kane ardhur ne jete 4 mrekullite e tyre, djali Klesti dhe tre vajzat, Kershi, Ester dhe Haidi.

- Selvia ne vitin 2009-2010 punoi drejtore e Kabinetit Inspektoriatit te Lartet e Deklarimit e Kontrollit te Pasurise.

- Ndersa ne vitin 2010-2012 Sekretare e pare e Misionit Diplomatik te Shqiperise ne Vjene te Austrise (OSBE-se)

- Dhe ne vitin 2013-2017 Sekretare e pare ne Kosulaten e Pergjithshme te Shqiperise ne Stamboll te Turqise.

Selvia poeteshe, jurist, diplomate, nene, misionare, per te bere boten dhe njerezimin me te qyteteruar, me te arsyeshem, me te ndjeshem, del perpara lexuesve me tre vellime poetike:

“Fort do te te mbertheje, o jete…” – 64 Poezi

“Kaloresi i Fatit” – 70 poezi, ku hapet me poezine “Jetes”

Kjo me force i drejtohet motiveve te botes se njeriut.

-  Poezia “Hiç ne shkretetire”

Pa ty jam nje hiç ne shkretetire

E zbrazet dhe pa jete

Si nje kokrrize rere,

Nga hiç mbire!

Shkretetira ka nevoje per uje,

Si une per ty.

Vargjet rrjedhin krejt logjikshem, duke perdorur me mjaft mjeshteri figurat letrare si ato te krahasimit.

- Poezia “Lotet jane fjalet qe duhen thene”

Lotet e heshtur

Flasin gjithnje shume,

Kerkojne dhimbjen ta mbysim.

Psheretima e tyre degjohet larg,

Heshtja e tyre nuk di pse ngjan me ulerime!

***

Lotet jane fjalet te pathena

Per ata qe duam,

Per miqte qe i harruam

Per ate qe nuk e pame

***

Keshtu kjo poete, njeh njeriun me shpirt, e bote te madhe dhe ben perpjekje per te shkuar tek me e mira

- Poezia “Friken e kam vrare”

E kam vrare friken,

E kam hedhur tutje,

Si nje bishe te mbytur,

Kacafytur gjer ne lutje.

- Kjo poezi ka 41 vargje secila me e arritur se tjetra, duke kaluar nga imagjinata tek realja, ne keto vargje te brishta.

- Poezia “Stambolli”

Stambolli, ky qytet antik e mistik,

Aty kuy nderthuren kulturat,

Ku brigjet historike kapin urat

***

Aty ku eshe une jetova,

Vite te embla te jetes sime

Une dhe Stambolli, krejt si dy vegime

- Poetja Selvi, ne cdo vend qe ka punuar, mbresat e saj i derdh ne poezi, ne kete art magjik e te shenjte, sic eshte vjesherimi.

- Ky vellim mbyllet me poezine  domethenese “Lot Rubini”.

- Pasi ke lexuar vellimin, has nje pjese te jetes, midis vargjeve te duket sikur kemi vjesheruar vet ne.

- Nga poezia ne poezi shquhet pjekuria e saj poetike. Pasi lexon vellmin poetik, nje deshire e brendshme, sikur te urdheron, qe disa poezi te kthehesh dhe ti rilexosh, per te bere nenvizime dhe per te nxjerre shenime… Varg pas vargu, kjo krijuese e re, shkruan sakte dhe kjo ka te beje me shpirtin e saje te sinqerte, duke i qendruar balle per balle jetes. Poezite e poetes Selvi jane te embla dhe krejte ndryshe nga poetet e tjera.

Ibrahim Hajdarmataj

Kryetar OJF “Mesuesi”

Tel: 069 24 69 145

e-mail: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora