E hene, 07.10.2024, 12:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Krimet e UDB-së në Likovë

E premte, 16.03.2018, 10:46 AM


KRIMET E UDB-së NË LIKOVË TË KUMANOVËS

 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore –

Shqiptaria ka vuajt prore !

Në rrethinë të Kumanovës ,

Në luginën e Likovës !...

 

Ndaj popullatës vendëse –

Janë bërë krime marramendëse !

Janë zhvillua luftëra  gjithë fare –

N’ mbrojtje t’ popullatës shqiptare !

 

Nga Likova është masakruar ,

Mizorisht dhe është coptuar –

Eshref Ademi – Çefi i Likovës ,

Kështu njihej  n’ rreth t’ Kumanovës !

.

Çefi ishte prej Likovës –

Dora e djathtë e Sulë Hotlës !

Ndërsa shok i tij ma i ngushti –

Ishte Destan Jashar Agushi !

 

Destan trimi i kësaj trevës –

Ishte nga Norça e Preshevës !

Çefi ishte udhëheqës gjithë fare –

Për kauzën tonë kombëtare !

 

UDB-ja e Kumanovës –

Ndiqte Çefin e Likovës !

Së bashku me Destan Agushin –

Këmba këmbës ua ndiznin prushin !

 

Ndaj tyre UDB-ja s’u ndal –

Më në fund i zunë në mal !

Përmbi pendën e Likovës –

Atje afër Samakovës !

 

Në një vrimë bashkë  kishin qenë –

Për shpëtim kishin zanë vend ,

Çefi trim Eshref Ademi ,

Destan Agushi dhe Beqir Rrustemi !

 

Beqir Rrustemi ishte nga Gllaxhnja –

I iknin UDB-ës nga   zënëja  !

Të tre ranë n’ dorë t’ UDB-së –

Nga spiunët shqiptarë t’ pa besë !

 

Si i zunë  Çefin dhe Destanin –

Kriminelët zunë ta bëjnë namin !

I sollën n’ oborr të shkollës –

Mu në fshatin e Likovës !...

 

Që t’ bëjnë krime sa ma keq –

Të dytë i quan n’ fshatin Mateç !

Të dytë i shtinë në një bodrum –

Për t’iu bërë më shumë zullum !

 

Në kujtesë nga disa pleq –

700 metra nën Mateç ,

Pranë një dardhe  kur janë afrua ,

Te Përroi i Varreve janë  masakrua !

 

Kriminelët e serbijanit –

Mbi trup t’ Çefit dhe Destanit ,

Për të bërë krim sa më t’ hidhur ,

Këmbë e duar ua kanë lidhur !

 

Para se shpirti t’ iu dali –

Të dytë i rropën për s’ gjalli !

Kështu dy  trimat e Likovës –

Na i vranë serbët e Kumanovës !

 

UDB- ja fshatin  kishte rrethuar –

Kush s’ guxonte për t’ iu ndihmuar !

T’ nesërmen fshati kur janë zgjua –

N’ vend t’ masakrës kur kanë shkua ...

 

Nga ky  krim gati janë çmendur –

Kanë gjetur  ca kunja  të gdhendur !

Ishin kunja plot me gjak –

Kriminelët qysh kanë marrë hak !

 

Dy viktimat që i kanë masakruar –

Barbarët , natën  i kishin mbuluar !

Kishin mbuluar me dhe shqiptarët –

Që t’ mos munden t’ ua gjejnë varret !

 

Ebib Shukriu , po e flet një fjalë :

“Babën n’ burg kur ma kanë marrë ,

Haki Shukriu na la me mallë –

Nga burgu nuk doli i gjallë !...

 

Më 5 Nëntor , Dyzet e katër –

Serbët donin t’ bëjnë masakër !

N’ mëngjes herët na rrethuan –

Babanë tonë e arrestuan !

 

N’ oborr hyri me rrëmbim –

Një udbash donte t’ bëjë krim !

Ky udbash ishte prej Mateçi –

Bogosav Maksimoviq dreqi !

 

Një udbash tjetër  i dalë fare –

Kishte hipur në  minare !

Shtëpinë tonë po e vëzhgonte –

Mos nga fshati kush po afronte ?!

 

Nga shtëpia babën e nxorën –

Ia lidhën duart dhe e morën !

Baba u nda prej nesh me mallë –

Nga burgu nuk doli i gjallë !

 

Babanë tonë na e morën n’ votër –

Nga Likova e çuan n’ Hotël !

Kriminelët serbë për dreq –

E dërguan pastaj n’ Mateç !

 

Më në fund biri i Likovës –

Mbylli sytë n’ burg t’ Kumanovës !”

Kujton burgun  Riza Fejzullahu –

Haki Shukriut  çka i bënte shkau :

 

“Unë e rrotulloja Hakijen –

Sepse keq  e rrihnin shkijet !

Zotit t’ Madh i qofshim falë –

Vetëm shpirti sa  nuk i kishte dalë !”

 

Ramazan Selimi nga Likova –

Thotë :” Hakiun e shikova !...

Pas masakrës e hodhën n’ grellë –

Në një gropë 50 metra t’ thellë !...

 

N’ Kumanovë , afër varreve t’ shkijeve –

Që t’ mos duket prej shtëpive !

Po n’ atë gropë , në atë humnerë –

Kanë  hedhë  shumë shqiptarë të  tjerë !”...

 

Në Likovë veglat tradhtare –

Formuan UDB-në e vogël shqiptare !

UDB-ja e vogël e Likovës –

Rol ma t’ madh se  e Kumanovës !...

 

Komunistët e egër shqiptarë –

Luanin rolin  si tradhtarë !

Pa pas hile , pa pas hak –

Shumë shqiptarë i lanë me gjak !...

 

Eshref Ademi – Çefi i Likovës ,

Veprimtar  n’ rreth t’ Kumanovës ,

N’ moshën 45 vjeç –

U masakrua n’ fshatin Mateç !

 

Haki Shukriu , biri  i  Likovës –

U likuidua n’ UDB-e  t’ Kumanovës !

N’ moshën 57 vjeç –

E masakruan udbashët për dreq !

 

Kështu , o vëllezër tonë shqiptarë ,

Nga  spiunët  shqipfolës tradhtarë –

Kemi mbet gjithmonë n’ robëri ,

S’ kem pas shtet, s’ kem pas liri !...

 

Gjilan, më 12.02.2018. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora