E premte, 04.10.2024, 08:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: 7 mijë fjalë të pathëna

E premte, 16.03.2018, 12:55 PM


Dy poezi nga Ramiz LUSHAJ për Muhamet MALON

 

PËR TY, I KAM 7 MIJË FJALË TË PATHËNA…

1.

Sot: 7 mars 2017.

Lamtumirë… me duartrokitje

Për një burrë të mirë,

Yllson në rritje…

Sot, po qan Qielli me lotë

Toka po ndjen ftohtë, ftohtë.

Bubullin e shkreptin dhimbja ndër né,

Dhimbja na goditi si rrufe.

Nganjëherë Zoti ban të tilla padrejtësi:

Të mori shpejt e herët, Ty, o i miri Njeri…!

Ike Muhamet Malo, o burrë i rrallë!

Ti ike…,

duke ardhë, duke ardhë…!

2.

Emri yt i lindjes: Muhamet.

Jeta e vepra jote, si Profet.

I kam 7 mijë fjalë të bardha, të blerta, të kaltra

ende të pathëna për Ty.

O Muhamet Malo, o i miri njeri - me 7 mijë bamirësi…!

Ti, o Muhamet Malo, ende i ke 7 mijë të qeshura

me ua shpërnda mëngjeseve, njerëzve.

Ti, o Muhamet Malo, ende i ke 7 mijë ëndrra,

7 mijë realitete,

7 mijë punë të mira,

në ecjen tande mes nesh,

në udhët me suksese jete.

3.

Ty, o Muhamet Malo, ende të rrahin 7 zemra.

Si në këngë...

Si në legjenda.

Një të rreh përjetë në gjoks…

Një të rreh për gjakun e pragun tand genetik.

Një – atje, lart në Qiell.

Një – aty, në Fjalën, Shpirtin, në Udhën e Mirë.

Një- këtu, mbi Tokë.

Një – gjithkund, për miq e shokë…

Një tjetër zemër, Ty, të udhëton,

Përgjithmonë, si elektron,

Ku koha ndjen dhimbje,

Ku njerëzit kanë nevojë…

Në Tiranë, Ulqin, Prishtinë, Dajt, Kolonjë…

4,

Në 7 germat e emrit tënd të mirë.

Tek kjo pasuri e jote,

Tek ma e madhja pasuri.

Zemra jote rreh pa dritë-hije, pa atake,

Me dashuri, në përjetësi.

Zemra jote rreh me plot mirënjohje,

Në 7 mijë e në 70 mijë vetë…

Rreh në çdo 13 maj, në çdo 7 mars,

Në 7 ditë të javës,… në 7 mijë vjet.

Zemra jote sa një planet…!

Tiranë, 7 mars 2017

 

 

MUHAMET MALOS

 

Emri yt, përngjan me një profet.

Në jetë vjen e ikën i tillë.

Vjen mëngjes e ikën diell...

Nëpër kohëra rritesh Njeri i Mirë.

 

Varrezat e Tufinës, 7 mars 2018

 

Dr. Muhamet MALO është një nga humanistët më të mëdhenj të botës e kohës shqiptare;  besimtar bektashi – Njeri i Mirë; kampion i turizmit shqiptar me ngritjen e Teleferikut të Dajtit e hotelerisë së atyshme “Ballkoni i Dajtit”; si mundës ka mbrri titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”; i pari dhe i vetmi në hapësirat shqiptare me një televizion për sportet “TeleSporti”;  i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nderi i Kombit” (2017), i vlerësuar si biznesmen e humanist nga Presidenti Amerikan Barak Obama me Cmimin “Për arritje gjatë jetës” (2016), i nderuar me Cmimin e madh  “Konica” nga ACABS, me Cmimin “Justiniani i Madh” nga AMA, President Nderi i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej vitit 2003); etj. Sivjet, më 7 mars 2018, nga Familja, miq të tij të shumtë, personalitete nga fusha të ndryshme, ia përkujtua  me disa veprimtari 1-vjetori i ndarjes së Tij nga jeta (1957-2017).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora