Kulturë
Jusuf Zenunaj: T'ishte gjallë Noli
E diele, 07.01.2018, 11:11 AM
Jusuf Zenunaj
T'ISHTE GJALLË NOLI
T'ishte gjallë Noli,
në truallin ilir,
as sot , as vjet
meshat nuk do mbaheshin me horrëllek !
Një fjalë shqipe e dhjetë greqisht,
janë sikur dhelpra kur rri n'bisht.
Êndërren e Janullatosit,
zhgjëndërr e bëri Meta !
Kur ujkut në vathë,
derën ia çelë bariu,
ai luan me qengja
si macja me miun !
J.Z. 30 nëntor 2017
PËRGJIMI I DHELPRES
Në vendin e lashtë,
të njohur si i ri,
mielli me egjër
moti janë përzi.
Tharmi i bukës
thartuar n' enë të djallit.
Karvanit në shtegtim
kërrusur i prin gomari.
Cicërima e zogjve
s'pushon verë , as dimër,
dhelpra përgjon n'bisht,
stinë mbas stine
ajo ndërron veç qimen ?!
J.Z. 3 janar 2017
DO IA RRISIM RROGËN
Ndoshta pa zahire
ka ngelur presidenti,
do ia rrisim rrogën
se turpërohet vendi !
E ju s'kamorë
tashmë jeni mësuar,
pa dru e pa bukë;
dimra të acartë
keni duruar!
J.Z. 30 dhjetor 2017
MBAS STUHISË
Nga i njëjti trung
u rriten dy lisa,
i vogli ankohej
pse sikur tjetrit
nuk i binte drita ?!
Harroi se vetëtima,
ditën me stuhi;
goditi lisin përbri !?
J.Z. 26 ..12.2017
S'E PRET DITA - DITËN
Plaku dredhë cigaren
e flet buzagaz,
do të hyja në qeveri,
por nuk e di
kush më pas do të vijë ? !
S'e pret dita-ditên
me zëvendësministër !
J.Z. 14 nëntor 2017
TË PËRKULURIT
Mbas plagëve shekullore,
për lavdi të rreme
turpin e përbiejnë
sikur t'ish lëng bore.
Si lëmë ku fshihej gruri
nën këmbë kuajsh,
për ta u bë vendi.
Vetëdorëzim kërkojnë
në sport si n'politikë,
tek "te mëdhenjtë",
ta ruajnë "namin"
edhe ndonjë ditë !
J.Z. 7 janar 2017
Mbas plagëve shekullore,
për lavdi të rreme
turpin e përbiejnë
sikur t'ish lëng bore.
Si lëmë ku fshihej gruri
nën këmbë kuajsh,
për ta u bë vendi.
Vetëdorëzim kërkojnë
në sport si n'politikë,
tek "te mëdhenjtë",
ta ruajnë "namin"
edhe ndonjë ditë !
J.Z. 7 janar 2017
PËRGJIMI I DHELPRES
Në vendin e lashtë,
të njohur si i ri,
mielli me egjër
moti janë përzi.
Tharmi i bukës
thartuar n' enë të djallit.
Karvanit në shtegtim
krrusur i prinë gomari.
Cicërima e zogjve
s'pushon verë , as dimër,
dhelpra përgjon n'bisht,
stinë mbas stine
ajo ndërron veç qimen ?!
J.Z. 3 janar 2017