Kulturë
Rrustem Geci: Zëri i Çamërisë
E marte, 21.11.2017, 08:48 AM
ZËRI I ÇAMËRISË
Çamëri djep i pellazgjistes së lashtë
Trashëgimi të kemi prej të parëve
Ti je flamurtarja në duar të lirisë
Gjakja jonë e luftës dhe e paqes…
Era që fryn ia prishë qetësinë ditës
O e bekuara e Aleksandrit, e Pirros
Je krijuesja e qytetërimit të lashtë
Stërgjyshja e të gjithë shqiptarëve…
Çamëri, dritë e lashtësisë shqiptare
Të betohemi s´e të duam me shpirt
Je dheu i Dodonës, Zeusit, Eleuterit
Je pushkë trimash në të tëra epokat...
Kthehuni çam në tokat prindërore
gjaku i gurëve të shtëpisë u thërret
nuk njoh çam pa Çamëri në zemër
gati jemi lirinë ta ngrejmë me duar…
Çam, shtoja palët fustanellës tënde
Lufta për liri është udhë e shenjtë
Çamëri brinjët do t´i bëjmë armë, që
Guri i Bimë të rritet në vend të vet...
Rrustem Geci - Çamëri, 2017
DEMONIT TË ATHINËS
Dashuria ime për Çamërinë më
vjen nga thëllimë e gjakut, nga
thëllimat kuq e zi të shpirtit, dhe
nga agime mbretërish pellazge
Pse kërcënohesh Demon i Athinës
Çamëria s´është Greqi, as Elladë
por, Epir Pellazgjik - i Shqipërisë
dhe njëperëndi e tërë njerëzimit
Nga Janina dhe Gurët e Prevezës
e shikoj një tërësi atdheun tim
Gjelbërosh, të bukur, të dashur,
Të shenjtë sa Dodona e Arkropoli
Male, det, dallgë të zemëruara, sa
shumë tokë të atdheut na kanë
pushtuar fqinjët, jam i lindur këtu
Këtë himn ia kushtoj Çamërisë
Çamëri jepi krahëve, shtoja palat
fustanellës, pyllëzoje lirinë tënde
shpresat e gjelbëra të së ardhmes
Çamëri, je atdheu brenda atdheut!..
Rrustem Geci - Dortmund, nëntor, 2017