Kulturë
Xhevahir Cirongu: U ndezën neonet
E hene, 21.08.2017, 07:20 AM
Xhevahir Cirongu
U ndezën neonet
Ashtu si e përgjmur
Erdhi edhe mbrëmja mbi qytet,
Me lotin e kuq në syrin e ndezur
Në horizontin e detit lamtumirën dielli e la.
Me hap të ngadaltë
Muzgu i mbrëmjes erdhi mbi qytet,
U ndezën neonet tortuarve
Dëgjohen pëshpërimash fjalësh nga njerëzit
Në këtë natë vere gushti
Dhe yjet nga vapa heshtnin.
Të pres çdo mbrëmje krahapur
Gjumin ta bësh o natë në krahët e mi,
Sakaq tek ai neon i bardhë
Fole zogjësh e putheshin si fëmi.
U ndezën neonet në atë qytet
Të qeshur njerëzit rendnin pas dritës neon;
Vajzat me flokë kaçurrela dallgëzuar si valë deti
Bashkë me djemtë mbrëmjeve rrugicave ecnin
E puthjet ndezur i linin te ai neon.
Eh, sa i duam dritat neon
Kur mbrëmjeve qytetit japin bardhësi,
Sepse te ai lot i kuq i diellit në perëndim
Gjendet e shkruar magjikja fjalë : Dashuri!
Durrës, 17 Gusht 2017